KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 22.08.2017

CHF BLIHET 113.46 SHITET 119.46

EUR BLIHET 130.48 SHITET 134.08

GBP BLIHET 141.31 SHITET 147.31

USD BLIHET 110.72 SHITET 114.32

Alpha Bank Albania takime me partnerët e biznesit në të gjithë Shqipërinë
12/10/2016
News Cover Photo
Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit me partnerët e vetë të biznesit, gjatë muajit shtator dhe tetor, Alpha Bank Albania ka organizuar aktivitete në qytetet Korçë, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Shkodër.

Ditën e mërkurë, më 12 tetor 2016, drejtuesit ekzekutivë dhe përfaqësues të Alpha Bank Albania organizuan takimin me bizneset e Tiranës pranë “Hotel The Plaza Tiranë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, tha: “Misioni i Bankës është që të jemi një partner i besueshëm për të gjithë klientët tanë, duke krijuar një marrëdhënie të bazuar në besim, respekt dhe sinqeritet, marrëdhënie që zhvillohen në lidhje të fortë afatgjatë. Vizioni ynë është të përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme produktet dhe shërbimin tonë, për të plotësuar nevojat tuaja dhe të kontribuojmë në rritjen e cilësisë së jetës tuaj.”

Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën edhe me të dhënat financiare të Alpha Bank Albania, ku deri në Gusht të këtij viti totali i aktiveve ishte 533 milionë Euro; totali i kredive ishte 258 milionë Euro; totali i depozitave ishte 419 milionë Euro; kapitali ishte 83.9 milionë Euro, ndërsa fitimi operativ arriti në 3.8 milionë Euro.

Këto rezultate tregojnë se Alpha Bank Albania është një bankë e shëndetshme, e mirëkapitalizuar dhe me likuiditet të lartë, që ka kontribuar dhe kontribuon jo vetëm në qëndrueshmërinë e sistemit bankar, por edhe në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare me plotësimin e nevojave financiare të individëve e bizneseve me produkte dhe shërbime bankare e financiare nga me të ndryshme. Falë ekspertizës vendase si dhe mbështetjes ndërkombëtare nga Grupi Alpha Bank, më shumë se 244 mijë klientë kanë gjetur në Alpha Bank Albania një bankë të besueshme, që ofron shërbime të personalizuara, të zhvilluara enkas për përmbushjen e nevojave afatshkurtër dhe afatgjatë, për individë dhe për biznese.

Përgjatë takimit, klientë të ndryshëm të bankës dhanë ide dhe sugjerime të ndryshme mbi produktet dhe shërbimet financiare të ofruara nga Alpha Bank Albania, me synim zhvillimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies së suksesshme të bashkëpunimit ndërmjet klientëve dhe Bankës.

Kthehuni