KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 25.09.2020

CHF BLIHET 110.51 SHITET 118.51

EUR BLIHET 120.77 SHITET 126.77

GBP BLIHET 131.26 SHITET 139.26

USD BLIHET 103.22 SHITET 109.22

Përdorimi i Kanaleve Alternative për tu mbrojtur nga COVID-19
11/3/2020
Pas identifikimit të rasteve të para me COVID-19 në Shqipëri Alpha Bank Albania vlerëson që siguria e stafit dhe klientëve të saj është prioriteti kryesor dhe është angazhuar maksimalisht në marrjen e masave të nevojshme të mbrojtjes duke siguruar gjithashtu edhe vazhdimësinë normale të aktivitetit të saj. 

Për të minimizuar dhe shmangur risqet nga situata me të cilën po përballemi sugjerojmë përdorimin e kanaleve alternative për mbulimin e nevojave financiare të përditshme. 

Alpha Bank këshillon përdorimin e shërbimeve si më poshtë me qëllim shmangien e kontaktit njerëzor në ambientet publike: 

Përdorni “Alpha E-banking” në telefonin apo kompjuterin tuaj duke shmangur prezencën fizike në degët e bankës. Të gjithë ata klientë, të cilët ende nuk kanë aplikuar për shërbimin Alpha E-banking dhe kanë të deklaruar në sistemin tonë një e-mail dhe numër telefoni mund të aplikoni online KËTU!

Ky shërbim aktivizohet shumë shpejt dhe ofrohet “PA PAGESË”. Nëpërmjet Alpha E-banking ju mund të:
  • Kryeni pagesa brenda dhe jashtë vendit me kushte më preferenciale se ato në degë;
  • Verifikoni balancën e llogarive tuaja
  • Shlyeni detyrimet tuaja kreditore
  • Kontrolloni llogarinë tuaj
Mëso më shumë rreth Alpha e-Banking KËTU

Përdorni kartat Alpha Bank (Debiti dhe Krediti) në terminalet POS brenda vendit “pa komision”. Kartat Alpha Bank si më poshtë janë të pajisura me teknologjinë chip&pin dhe fatura nuk ka nevojë të firmoset: 
  • American Express Enter 
  • American Express Green 
  • American Express Gold 
  • Visa Enter 
  • Visa Classic në Lek 
  • Visa Classic në Euro 
Përdorni Bankomatet (ATM) nëse do të jetë e nevojshme dhe ju lutemi të respektoni rregullat e higjienizimit para dhe pas përdorimit. 

Alpha Bank Albania, që në momentin e parë të identifikimit të rasteve me COVID-19, ka ndërmarrë disa masa të paraqitura si më poshtë për të siguruar shëndetin e stafit dhe klientëve: 

  • Pajisje me detergjentë dhe dezinfektues për të gjitha degët dhe zyrat qëndrore të Bankës; 
  • Pastrim dhe dezinfektim 360° të ambienteve të punës; 
  • Krijim të distancave të sigurisë në ambientet e punës; 
  • Ndalim të udhëtimeve dhe trajnimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë; 
  • Organizim të mbledhjeve me video konferencë ose telefonikisht; 

Nëse keni nevojë për informacione të tjera shtesë ju lutem na kontaktoni në numrin 042 240 477 për Kartat Alpha Bank dhe në numrin 042 278 736 për shërbimin Alpha e-Banking.
Kthehuni