KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 01.12.2020

CHF BLIHET 110.26 SHITET 118.26

EUR BLIHET 120.81 SHITET 126.81

GBP BLIHET 134.12 SHITET 142.12

USD BLIHET 100.51 SHITET 106.51

Së bashku me familjet në vështirësi
22/4/2020
News Cover Photo
Në këtë periudhë sfiduese për të gjithë, Alpha Bank Albania gjendet pranë familjeve në vështirësi duke dhuruar 100 paketa me ushqime dhe produkte sanitare, përmes Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Tiranë.

E pyetur për këtë nismë, Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Ekzekutiv për Biznesin me Pakicë pranë Alpha Bank Albania tha se ‘’Banka përgjatë gjithë viteve që operon në Shqipëri ka ndërmarrë vazhdimisht nisma për mbështetjen e komunitetit, si pjesë e programit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, por tani më shumë se kurrë duhet që të gjithë të solidarizohemi duke mbështetur ato familje që janë prekur më së shumti nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19. Ne e dimë që ka shumë për të bërë dhe jemi të angazhuar për të mbështetur në vazhdimësi projekte jo vetëm me impakt social por edhe edukativ, shëndetësor, mjedisor etj.
Kthehuni