KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 04.12.2020

CHF BLIHET 110.37 SHITET 118.37

EUR BLIHET 120.84 SHITET 126.84

GBP BLIHET 133.00 SHITET 141.00

USD BLIHET 98.89 SHITET 104.89

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për Sindromën Down
23/10/2020
News Cover Photo
Unë kam një kromozom më shumë por jam si ti

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down dhe në këtë muaj, Alpha Bank Albania ndërmori nisma të ndryshme në bashkëpunim me organizatat që operojnë në Shqipëri në mbështetje të kësaj kauze.

Kështu, nën moton ‘’Unë kam një kromozom më shumë por jam si ti’’ banka përgatiti dhe ndau me ndjekësit e saj, një video e cila synon të ndërgjegjësojë shoqërinë mbi të drejtat dhe potencialin e individëve me sindromën Down, e cila mund të shikohet Këtu

''Alpha Bank Albania vazhdimisht e ka mbështetur këtë kauzë sepse ne besojmë në punën e rëndësishme që bëhet për të përmirësuar cilësinë e jetës së individëve me sindromën Down dhe në këtë muaj të shënuar, dhuruam për të mbështetur shërbimet terapeutike të fëmijëve të Qendrës "Pro Pak" të Fondacionit "Down Syndrome Albania" (DSA) dhe Qendrës Jonathan (Jonathan Center). Këto terapi janë thelbësore për zhvillimin fizik, intelektual dhe gjuhësor të këtyre fëmijëve pasi i aftësojnë ata drejt një jetese të pavarur dhe gjithëpërfshirëse'' - tha Erjona Çela Anëtare e Bordit Drejtues të Alpha Bank Albania për Biznesin Bankar me Pakicë.

''Ky vit na ka vënë para sfidave të paimagjinueshme për të siguruar shërbimet tona, ndaj i jemi thellësisht mirënjohës Alpha Bank, për këtë mbështetje të rradhës dhe sidomos për faktin që ofrojnë bashkëpunimin e tyre gjithmonë pa pritur që ne të trokasim në derën e tyre." - shprehet Emanuela Zaimi, themeluese e Down Syndrome Albania. Pranë DSA, aktualisht, marrin shërbim 45 fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale dhe sfida në zhvillim, 23 prej të cilëve janë me sindromën Down.

''Përshtatja me kufizimet e detyrueshme për shkak të pandemisë ka sjellë nevojën për zgjidhje të reja si ato për shërbimet fizike, por edhe mbështetja e fëmijëve me Sindromën Down përmes teleterapisë, shërbim ky i pa praktikuar dhe njohur në vend. Ndërsa ndërtonim ekspertizën dhe praktikat e nevojshme gjatë muajve të kaluar, dolën nevoja të reja për ndërhyrje dhe mbështetje. Jemi mirënjohës për mbështetjen e Alpha Bank në një moment kyç në sigurimin e vazhdimësisë së mbështetjes ndaj fëmijëve dhe familjeve te tyre. Bashkë po ndërtojmë çdo ditë gjithëpërfshirjen dhe dinjitetin e vajzave dhe djemve me Sindromën Down'' u shpreh Oreada Kita, themeluese e Qendrës Jonathan. Qendra Jonathan kujdeset për 116 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale, 58 prej të cilëve janë me Sindromën Down.
Kthehuni