KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 18.09.2020

CHF BLIHET 111.23 SHITET 119.23

EUR BLIHET 121.03 SHITET 127.03

GBP BLIHET 131.91 SHITET 139.91

USD BLIHET 101.66 SHITET 107.66

Tirana Economic Forum
31/1/2020
News Cover Photo
Në datë 30 janar u mbajt për herë të dytë ‘’Forumi Ekonomik i Tiranës” ku aktorë të rëndësishëm vendas dhe të huaj diskutuan sfidat e zhvillimit ekonomik e të konkurencës në Shqipëri dhe rajon, praktikat më të mira të zbatuara në vende të tjera si edhe ndanë sugjerime për përmirësimin e shërbimeve jo vetëm nga sektori publik por edhe me gjerë. 

Një nga folësit kryesorë ishte Z. Georgios Papanastasiou, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania dhe President i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri i cili ktheu në qendër të debatit ekonomik se kujt duhet ti jepet më shumë përparësi nga autoritetet: stabilitetit apo konkurencës. 

Duke u nisur nga eksperienca në sistemin bankar dhe duke u bazuar në të dhënat e këtij sektori, ai kërkoi më shumë vëmendje për konkurencën dhe disiplinën e tregut sepse kjo do të ndihmojë jo vetëm në stabilitetin financiar të vendit por edhe në zhvillimin ekonomik të tij duke hapur persektiva të reja drejt digjitalizimit dhe shërbimeve të zgjuara 

Kthehuni