KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 22.08.2017

CHF BLIHET 113.46 SHITET 119.46

EUR BLIHET 130.48 SHITET 134.08

GBP BLIHET 141.31 SHITET 147.31

USD BLIHET 110.72 SHITET 114.32

Njoftime për shtyp

Alpha Bank Albania njofton në mënyrë të vazhdueshme publikun mbi angazhimet e veta, në kuadër të përgjegjësisë sociale të biznesit. Më poshtë do të gjeni njoftimet për shtyp të publikuara nga Banka:

Alpha Bank Albania mbështet Panairin dhe Konkursin Kombëtar të Shoqërive të Nxënësve

Më 04 maj 2016, në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u mbajt Panairi dhe Konkursi Kombëtar i Shoqërive të Nxënësve, organizuar nga Junior Achievement.

Në këtë panair, morën pjesë 23 shoqëri sipërmarrëse të përfaqësuar nga ekipet drejtuese të nxënësve. 138 nxënës maturantë nga gjithë vendi ndërvepruan me vizitorët e panairit, duke promovuar idetë e tyre, duke shpalosur talentin dhe shpirtin sipërmarrës si dhe duke prezantuar  produktet apo shërbimet që kanë arritur të realizojnë në kuadër të këtij eventi.


Alpha Bank Albania dhuron një aparat ekografie për Spitalin Onkologjik Tiranë.

Në kuadër të përgjegjësisë shoqërore dhe angazhimit publik, Alpha Bank Albania zgjodhi të dhurojë 25 000 Euro, për blerjen e një aparati ekografie për Spitalin Onkologjik në Tiranë, e cila do të përdoret për kryerjen e diagnozave në kohën e duhur të sëmundjeve të ndryshme kancerogjene.

Ky dhurim vjen nga të ardhurat e gjeneruara nga përdorimi i kartave të kreditit të lëshuara nga Alpha Bank Albania. Gjatë muajit për rritjen e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Alpha Bank Albania nisi fushatën ndërgjegjësuese "Jemi të gjithë luftëtarë kundër kancerit të gjirit", duke u bërë thirrje të gjithë kartëmbajtësve të mbështesnin këtë fushatë, nëpërmjet përdorimit të kartave të kreditit të lëshuara nga Alpha Bank Albania.


Alpha Bank Albania fiton çmimin e Filantropisë 2015 në nivel kombëtar

Të Premten, më 4 dhjetor, Alpha Bank Albania mori çmimin e filantropisë 2015 në nivel kombëtar, për performancën e spikatur në përqasjen e përgjegjësisë sociale të korporatës dhe aktivitetet e zhvilluara në këtë kuadër. Pjesëmarrës në ceremoni, të organizuar nga Partners Albania, ishin përfaqësues të sektorit të biznesit, sektorit jofitimprurës, të institucioneve qeveritare dhe publike, përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, medias etj.


Z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë i dorëzoi çmimin për kontribut në nivel kombëtar z. Periklis Drougkas, Drejtor Ekzekutiv i Alpha Bank Albania, me motivacionin: “Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, mjedisit, artit dhe kulturës e veçanërisht për kontributin në nismat kundër kancerit të gjirit, sigurimin e aparaturës për diagnostikimin e problemeve të mundshme të foshnjave në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”dhe rikonstruksionin e çerdhes “Zërat e Jetës” në Kamëz.”

Alpha Bank Albania – Së bashku mbështesim artin!

Në linjë me përqasjen e përgjegjësisë sociale të korporatës, Alpha Bank Albania mbështeti projektin e titulluar “Rritja dhe ndërgjegjësimi i kulturës muzeale në qytetin e Beratit”, që synon gjallërimin e trashëgimisë kulturore dhe artistike të Muzeut Onufri në Berat. Ky projekt u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin e New York në Tiranë dhe aktorë lokalë në fushën e kulturës dhe edukimit.


Alpha Bank Albania u përfshi në krijimin dhe printimin e katalogut “Uji në arte dhe zejtari në rajonin e Beratit”, që është një përmbledhje e veprave madhore artistike që i përkasin periudhës shek. 4 para erës sonë – shek. 19 pas erës sonë.


Alpha Bank Albania – Një buzëqeshje për fëmijët

Në kuadër të nismës “Adopto një çerdhe”, Alpha Bank Albania u angazhua në rehabilitimin e strukturës së brendshme të çerdhes “Zërat e jetës”, në zonën e Kamzës, Tiranë.


Krahas rinovimit të kushteve të dhomave të qëndrimit të fëmijëve, nëpërmjet zëvendësimit të materialeve edukuese ekzistuese, Banka gjithashtu përmirësoi rrjetin e brendshëm hidraulik, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e fëmijëve nëpërmjet eliminimit të lagështirës; dekoroi ambientet e brendshme dhe të jashtme të çerdhes si dhe shpërndau lodra formuese që ndihmojnë në procesin didaktik si dhe zhvillimin e aftësive logjike dhe matematike të fëmijëve.

Alpha Bank Albania mbështet edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës

Fondacioni “Guitar Foundation of Albania”, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë zhvilluan edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës, me mbështetjen e Alpha Bank Albania si sponsor gjeneral. Ky event është një nga takimet më të rëndësishme në jetën kulturore të kryeqytetit shqiptar, duke i ofruar publikut performanca të shkëlqyera artisike nga artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.


Pjesëmarrës në këtë event ishin Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Sh.T. z. Hellmut Hofman, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri; z. Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania; znj. Anke Holstein, zëvendësambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri; z. Konstantinos Piperigos, zëvendësambasador i Greqisë në Shqipëri etj.