Alt Text

Te reja

    • Alpha Bank 15 vite në Shqipëri

      23/4/2013

      Alpha Bank Albania filloi të operojë në Shqipëri në Janar të vitit 1998 si degë e Alpha Bank A.E., një prej bankave më të mëdha në Greqi. Banka është e mirënjohur në sistemin bankar Shqiptar dhe ka operuar me emrin tregtar ALPHA BANK.

      Në 17 maj 2012, Alpha Bank Albania u transformua nga degë e një banke të huaj, të Alpha Bank A.E: në një Bankë të pavarur Shqiptare me një kapital aksionar prej më shumë se 78 milion Euro. Banka vazhdon të jete subjekt i mbikëqyrjes së Autoritetit Rregullator Shqiptar, duke përmbushur të gjitha kriteret në lidhje me aktivitetin bankar në Shqipëri, dhe më konkretisht kriteret në lidhje me kapitalin rregullator dhe nivelet e likuiditetit.

      Alpha Bank Albania ka krijuar qeverisjen e avancuar të korporatës me Këshillin Drejtues përgjegjës për mbarëvatjen e përgjithshme të bankës, miratimin dhe mbikqyrjen e zbatimit të objektivave strategjike të bankës, qeverisjen e korporatës dhe vlerat e saj.  Për të mbështetur aktivitetet e Këshillit Drejtues janë themeluar një numër komitetesh.  Kjo ndihmon Këshillin Drejtues që të jetë përgjegjësi kryesor kundrejt aksionarëve në lidhje me zhvillimin e biznesit, strategjisë së riskut, stabilitetit financiar dhe qeverisjes korporative. Alpha Bank Albania është një nga bankat e para në tregun bankar e cila ka krijuar nje Komitet Risku në nivel Bordi. Struktura organizative e bankës siguron një drejtim efikas, të shëndetshëm dhe të balancuar të bankës. Këshilli Drejtues i Bankës është përgjegjës për të siguruar që aktivitetet e bankës janë në përputhje me strategjinë e biznesit, tolerancën e rrezikut dhe të politikave të miratuara nga Grupi.

      Alpha Bank është një nga bankat më të mëdha në vend me një pjesë tregu të konsiderueshme si në biznesin bankar me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë. Për 15 vjet Alpha Bank ka qenë një partner i vërtetë duke financuar shumë kompani të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në Ekonominë Shqiptare. Banka ka financuar projekte të mëdha infrastruktururore si Rruga e Kombit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Industrinë e Telekomunikacionit si edhe bizneset e vogla dhe të mesme. Gjithashtu Alpha Bank ka qenë banka e parë në Shqipëri që ka realizuar dhënien e kredisë më të madhe ndaj Shtetit Shqiptar.

      Sot, Alpha Bank ofron shërbim cilësor në më shumë se 210 mijë klientë nëpërmjet 42 degëve në të gjithë vendin dhe kanaleve të tjera alternative si ATM, Web banking dhe 1,100 terminale POS.

      Gama e gjerë e produkteve përfshin produkte investimi dhe depozitash, produkte kredie dhe karta krediti nën markat e American Express® dhe VISA.

      Të gjitha produktet të krijuara posaçërisht për klientët individë, kombinojnë përfitimin me interesat konkurruese dhe fleksibilitetin e përdorimit të fondeve të tyre në çdo moment për depozitat si dhe ofrojnë kushte konkurruese për produktet e kredisë.  Gjithashtu një risi është bashkëpunimi me biznese prestigjioze për t’u ofruar zbritje të konsiderueshme të gjithë klientëve të kartave të kreditit të lëshuara nga Alpha Bank.

      Kreditimi i biznesit të vogël është prioritet për Bankën, e cila jep ndihmesën e vet në zhvillimin e biznesit duke i ofruar këtij segmenti likuiditetin e nevojshëm për ta mbështetur dhe rritur atë.

      Shumë e rëndësishme për Alpha Bank është edhe Përgjegjësia Sociale, e cila është pjesë e kulturës korporative dhe nëpërmjet një programi të larmishëm sponsorizimi, Banka ka mbështetur dhe do të mbështesë projekte të cilat synojnë përmirësimin e kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore.

       

       

       

    • Përgjegjësia Sociale gjatë vitit 2012 në Alpha Bank Albania

      31/1/2013

      Përgjegjësia Sociale është një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës korporative të Alpha Bank Albania. Gjatë vitit 2012 Alpha Bank Albania ka qenë shumë aktive duke mbështetur projekte në fushën sociale, kulturore dhe sportive.


      Ju lutemi shkarkoni KETU Aktivitetet CSR 2012
    • Alpha Bank Albania – Së bashku synojmë sa më lart!

      26/11/2012

       

      Të hënën, më 26 Nëntor, Kolegji Greko Shqiptar Arsakeio i Tiranës, organizoi një festë me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
      Një nga momentet më të veçanta të këtij organizimi ishte kur Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, Z. Periklis Drougkas, dhuroi dy bursa studimi për dy studente të Kolegjit Arsakeio, të cilat janë dalluar për arritjet e tyre të larta dhe personalitetin e veçantë.
      Z.Drougkas tha se ‘’Përgjegjshmëria Sociale është shumë e rëndësishme për Alpha Bank, dhe nëpërmjet saj ne mund të mbështesim njerëz të cilët e meritojnë, njerëz të cilët do të kontribuojnë për të ndryshuar gjërat për më mirë.’’
      Ai dorëzoi dy çmime te studentet duke i përgezuar ato për rezultatet e larta dhe duke i inkurajuar për të vazhduar studimin, për të bërë çdo gjë me dashuri dhe pasion, sepse vetëm kështu do të jenë të suksesshme në jetë.
      Në fund Z. Drougkas dhe Anëtarët e Bordit Manaxhues të Alpha Bank, u dhanë përgëzimet e tyre më të sinqerta atyre që i kanë mbështetur këto studente në këtë rrugëtim të rëndësishëm; prindërve dhe mësuesve të tyre.
      Alpha Bank ka qenë shumë aktive në fushën e Përgjegjshmërise Sociale, duke mbështetur projekte sociale, kulturore, mjedisore, artistike, etj. 

    • Alpha Bank sponsorizon Maratonën e parë Ndërkombëtare të Tiranës

      22/10/2012

      Maratona Ndërkombëtare e Tiranës u zhvillua për herë të parë në 21 tetor 2012. Ky aktivitet u zhvillua për herë të  parë në Shqipëri dhe në të morën pjesë rreth 3 mijë vrapues nga e gjithë Bota.
      Vrapuesit morën pjesë në disiplina të ndryshme duke filluar nga ajo e garave 5 km, 10 km, 21 km dhe maratona  42 km.
      Alpha Bank ishte një prej mbështetësve të këtij aktiviteti, duke sponsorizuar vendin e tretë të maratonës 42 km për femra dhe për meshkuj.


    • Lajmërim

      22/10/2012

      Alpha Bank lajmëron të gjithë klientët e saj që prej datës 22 Tetor 2012, komisioni për mbylljen e llogarisë Alpha Premier do të jetë zero, ndërsa norma e interesit e aplikueshme për llogarinë, do të jetë 0.1% për të gjitha llojet e monedhave.
    • Alpha Bank mori pjesë në Panairin e Punës dhe Studimit

      14/10/2012

      Alpha Bank mori pjesë në Panairin e Punës dhe Studimit, i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
      Kioska e Alpha Bank është vizituar nga Ministri i Ekonomisë Z. Edmond Haxhinasto dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë Z. Nikolin Jaka të cilët ishin të interesuar për politikat e rekrutimit të Alpha Bank Albania dhe trajnimin e stafit dhe programet e zhvillimit.
      Kryeministri, zoti Berisha vizitoi panairin e dhe shprehu mirënjohjen e tij ndaj pjesëmarrësve dhe organizatorëve për angazhimet e tyre aktive në Zhvillimin e Biznesit dhe rritjen e mundësive të punësimit në Shqipëri. Organizatorët lëshuan për Alpha Bank një Certifikatë Mirënjohjeje për pjesëmarrjen.

    • Alpha Bank hyn në negociata ekskluzive me Credit Agricole S.A. për Emporiki Bank

      1/10/2012
      Alpha Bank hyn në negociata ekskluzive me Credit Agricole S.A. për Emporiki Bank
      Një hap kyç në ristrukturimin e sektorit bankar Grek
      Alpha Bank njoftoi se ka hyrë në negociata ekskluzive me Credit Agricole S.A. për blerjen e të gjithë kapitalit aksioner të Emporiki Bank. Transaksioni pritet të përfundojë në 31 Dhjetor 2012 dhe është objekt i miratimeve rregulluese dhe i zbatimit të procedurës së këshillimit me përfaqësuesit e punonjësve të Credit Agricole S.A.
      Mbas përfundimit të transaksionit, Alpha Bank do të blejë Emporiki Bank të rikapitalizuar me një shumë prej 2.85 miliardë euro. Përpara përfundimit të transaksionit, Credit Agricole S.A. do të injektojë një kapital në shumën prej 0.5 miliardë euro përveç injektimit të kapitalit në shumën prej 2.3 miliardë euro, i cili përfundoi në Korrik 2012. Gjithashtu, Credit Agricole S.A. do të nënshkruajë një obligacion të konvertueshëm në vlerën prej 150 milion euro të emetuar nga Alpha Bank, që sipas zgjedhjes së Credit Agricole S.A., mund të konvertohet në aksione të zakonshme të Alpha Bank, sipas kushteve dhe afateve të caktuara në marrëveshjen për emetimin e obligacionit. Alpha Bank do të blejë të gjithë kapitalin aksioner të Emporiki Bank kundrejt një shume simbolike, në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara nga Fondi Grek i Stabilitetit Financiar. Transaksioni rezulton për grupin e kombinuar në një rikapitalizim të pastër në shumën prej 3 milliardë euro dhe kontribuon në planin e kapitalizimit të vetë Alpha Bank.
      Alpha Bank do të vazhdojë me integrimin e Emporiki Bank dhe përfundimin e ristrukturimit të Emporiki Bank, ndërmarrë nga Credit Agricole S.A që nga blerja në vitin 2006. Integrimi pritet të sjellë përfitime financiare thelbësore, duke përfshirë ndërmjet të tjerave, gjithë dobinë nga sinergjia e kostos operative, që vlerësohet në 150 milion në vit, për shkak të ekonomive të shkallës së rëndësishme.
      Transaksioni përfaqëson një hap të rëndësishëm në strukturimin e sektorit bankar grek, ku Alpha Bank dhe Emporiki Bank së bashku do të kenë një pjesë tregu prej 19% të depozitave në Greqi dhe 25% në kreditim, si dhe pjesën me të madhe për huatë hipotekare dhe kreditë për kompanitë. Shuma totale e parashikuar e aktiveve në Mars 31, 2012 do të jetë 78 miliardë euro.
      Athinë, Tetor 1, 2012
       
    • Dita e Vullnetarizmit 2012 Alpha Bank

      27/5/2012

      Të Dielën e fundit të muajit Maj, për të katërtin vit rrathazi Alpha Bank Albania organizoi “Ditën e Vullnetarizmit Alpha Bank”.
      Këtë vit, punonjësit e Alpha Bank Albania, vizituan Qëndrën Sociale ‘Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat dhe shpërndanë paketa ushqimore për 100 familje në nevojë. Duke përcjellë mesazhin që vetëm sëbashku mund të ndihmojmë që bota të bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Dhe me kontributin e gjithësecilit këto familje mund të kenë një nivel jetese më të mirë.

       

    • Dita e Vullnetarizmit 2011 Alpha Bank

      29/5/2011

      Ditën e diel, më 29 Maj, Alpha Bank organizoi për të tretin vit rradhazi “Ditën e vullnetarizmit Alpha Bank”.

      Këtë vit Alpha Bank solli buzëqeshje dhe momente të gëzueshme për atë grup të komunitetit, i cili ka më shumë nevojë. Punonjësit e Alpha Bank vizituan Shtëpine e të moshuarve  në Tiranë. Alpha Bank-Albania kontribuoi me dhurata te ndryshme duke i’u përshtatur nevojave më emergjente të azilit,si dhe kaluan kohe duke bashkebiseduar me banoret e moshuar te ketij institucioni.








    • ALPHA BANK SPORTS PANORAMA 2011

      25/5/2011


      Pas suksesit te madh ne 2009 ku “ALPHA BANK SPORTS PANORAMA” vizitoi me sukses qytetet : Tirane, Vlore, Sarande dhe Elbasan duke ofruar nje atmosfere ekzaltuese dhe shume surpriza, kete vit ALPHA BANK SPORTS PANORAMA do te vizitoje Shqiperine per here te dyte, ne Maj 2011 ne 4 qytete: Durres, Korce, Fier dhe Berat.
      Hyrja eshte e lire per publikun te cilet kane mundesine te marrin pjese ne nje sere sportesh si futboll,basketboll,trampoline ekstreme, Formula 1, bowling, alpinizem etj, dhe te fitojne dhurata e cmime te ndryshme te ofruara nga Alpha Bank.



      Durres, Sheshi Taulantia                                                         27-29 Maj, 2011
      Korce, Sheshi para Pallatit të Sportit ‘’Tamara Nikolla             3-5   Qershor, 2011
      Fier, Sheshi ‘’Fitorja’’                                                               10-12 Qershor, 2011
      Berat, Sheshi Qëndror                                                            17-19 Qershor, 2011

    • Njoftim i Kryetarit të Bordit Drejtues të Grupit Alpha Bank

      21/2/2011


      Banka, më 18 janar 2011 ka marrë një propozim nga Banka Kombëtare Greke për bashkimin e dy bankave. Menaxhimi, siç kërkohej, shqyrtoi  në tërësi këtë propozim dhe në 18 shkurt 2011, me vendim të Bordit, e refuzoi.

      Vendimin e tij, Bordi e mori në interes të Aksionerëve, të punonjësve si dhe të klientëve të Bankës. U morën parasysh, nga njëra anë pasiguria që gjendja aktuale krijon, dhe nga ana tjetër, përmbajtja e propozimit, kushtet e të cilit u gjykuan si jo të përshtatshëm.

      Alpha Bank, në një kohë veçanërisht të vështirë për ekonominë Greke dhe sistemin bankar, njihet nga tregu si një Grup i fuqishëm me një perspektivë pozitive. Me një histori prej mbi 100 vjetësh dhe performancë të shquar, Banka ndodhet në qendër të interesit dhe luan një rol lider në progres.

      Sot, sfidat me të cilat ballafaqohemi janë të shumta dhe pasiguria është e madhe. Bazat tona të forta, besimi i Aksionerëve, preferencat e konsumatorëve dhe puna e madhe e personelit tonë, na lejojnë të përballojmë me sukses vështirësitë.

      Me sinqeritetin dhe besimin që karakterizon marrëdhëniet tona, ne vazhdojmë përpjekjet tona, duke u fokusuar në punën tonë, duke injoruar thashethemet, shumica e të cilave nuk korrespondon me realitetin.

      Me besim në parimet tona të cilat na dalluan, dhe të vetëdijshëm për vlerën tonë, ne vazhdojmë rrugën tonë produktive SË BASHKU.


      Yannis S. Costopoulos

    • Produktet kryesore te Alpha Bank

      31/1/2011

      Një gamë e gjerë produktesh të reja janë hedhur në treg dy vitet e fundit, por këtë vit veçantia ka qenë që të gjendet një balancë midis asaj që kërkohet dhe asaj që ofrohet.

      Për depozituesit Banka këtë verë ka hedhur në treg depozitën 6 mujore Alpha Përshëndetje nga Shqipëria, me një normë ofertë për të inkurajuar dërgesat nga jashtë të emigrantëve.

      Produkti i ri i kredisë Alpha Komfort është pritur mjaft mirë në treg për shkak të pagesave të përballueshme mujore dhe kombinimit të normave fikse dhe të ndryshueshme të interesit, sipas dëshirës së klientit.

      Paketa Alpha Paga ofron kushte mjaft të pëlqyeshme për pagatorët, ndër të cilat do përmendnim komisionet zero në llogari dhe karta, përdorimin falas të të gjitha bankomateve kudo ne Shqipëri, uljet në normat e interesit të kredive për shtëpi dhe atyre konsumatore, dhe mbi të gjitha transferim i kredive pa kosto nga bankat e tjera.

      Ne Shtator 2010,Alpha Bank Albania hodhine treg karten e re te kreditit Vodafone American Express®. Kjo karte e cila eshte e para e llojit te vet ne tregun Shqiptar është rezultat i bashkëpunimit të tri kompanive: Alpha Bank Albania, leshues ekskluziv i Kartave American Express® për Shqipërinë dhe një nga bankat më të mëdha në Greqi, Vodafone, operatori më i madh celular ne botën e telekomunikacioneve dhe American Express®, lider në tregun e shërbimet financiare ne gjithe botën.


      Karta e re e kreditit Vodafone American Express® mund te perdoret per te gjitha blerjet si brenda ashtu edhe jashte vendit, kudo ku ndodhet logo e American Express®. Karta mund te perdoret edhe per blerje ne Internet me nje siguri maksimale.

      Duke përdorur karten e re te kreditit Vodafone American Express® nga Alpha Bank, kartëmbajtesi shperblehet, duke fituar një zbritje prej 5% në faturën mujore te Vodafone.


      Ne fund te vitit 2010 Alpha Bank, ka hedhur ne treg edhe llogari kursimi me interesa konkuruese si: Alpha LLogari Kursimi apo Alpha Plan Investimi, nderkohe qe vazhdon te rihedhe ne treg depoziten me Afat Alpha Progresive.

      Nje produkt shume konkurrues i Bankes eshte edhe Alpha Kredi per Makine, e cila ju jep mundesine te perfundoni shlyerjen e kredise pas 7 vitesh me keste lehtesuese mujore.

      Ndërkohë shërbimi Alpha Web Banking iu mundëson klienteve te kene akses te menjehershem ne llogarite e tyre nga ku mund te kryejne transaksione te ndryshme.

      Në linjë me të gjitha këto zhvillime punon një force shitëse e motivuar, struktura mbështetëse të mirëorganizuara dhe një marketing aktiv.



    • ''Alpha Bank'' - Strategjitë për të ruajtur tregun dhe afruar klientët

      29/1/2011

      Intervistë me Drejtorin Vendor të Alpha Bank-Albania Z. Andreas Galatoulas

      - Si rezultoi viti 2010 per Alpha Bank?

      Pavaresisht nga kriza ekonomike globale dhe rajonale, 2010 rezultoi nje vit i suksesshem per Alpha Bank-Albania. Depozitat e klienteve tane u shtuan me 10.5% (411 milion euro ne fund te vitit) dhe kredite qendrojne ne rreth 432 milion euro  (duke perfshire kredite e kontabilizuara ne Londer)

      Gjate 2010 ne arritem te mbanin te pandryshueshme shpenzimet tona te pergjithshme operative. Nepermjet fokusimin tone te vazhdueshem ne cilesine e portofolit te kredive ne arritem te mbanim raportin e kredive me probleme nen mesataren e tregut i cili eshte 13.5%.

      Si rezultat i kapitalizimit te vazhdueshem te fitimit tone, kapitali yne qendron ne nivelin e 46.5 milione Euro dhe mjaftueshmeria e tij eshte e qendrueshme ne nivele te
      kenaqshme dhe mbi nivelet minimale te kerkuara.

      Gjate ketij viti , ne rrugen e financimit te projekteve tona publike teper te rendesishme te vitit te kaluar, ne morem pjese fuqishem ne emetimin e pare nderkombetar te eurobondit te shtetit shqiptar.
       
      Pjesa jone  e tregut me me shume se 7% ne depozita dhe 10.5% ne kredi (10.5% duke perjashtuar kredite e rezervuara ne Londer) na komfirmojne ndermjet lojtareve kryesore te tregut

      Gjate 2010 ne i dhame teper rendesi zbatimit te kuadrit rregullator, parandalimit te pastrimit te parave , dhe sigurise se informacionit.
      Viti 2010 ka qene viti i zhvillimit tone institucional. Nga gushti 2010 Alpha Bank Albania ka nje strukture te re organizative sipas grupit te biznesit dhe modelit operativ. Ai paraqet disa ndryshime ne aktivitetet bankare te biznesit me pakice kundrejt atij me shumice , menaxhimit te riskut dhe perputhshmerise me kuadrin rregullativ.

      Modeli yne i ri i aktivitetit bankar eshte i ndertuar mbi nje ndarje te qarte te aktiviteteve te biznesit me pakice dhe atij me shumice, te mbeshtetur nga segmentimi i portofolit,
      manualet e reja te kreditimit, sherbimin e grumbullimit te hershem, disbursimin e centralizuar te kredise dhe vleresimin e kolateraleve.

      Ne kemi formalizuar rregullat dhe rregulloret per te gjitha njesite. Pas migrimit te suksesshem vitin e kaluar te sistemit tone baze bankar (bMaster me FlexCube) ne kemi zbatuar me sukses dy sisteme te reja periferike, te emeruar: iApply (sistemin e menaxhimit te kerkesave per kredi) dhe Qualco (sistemin e menaxhimit te grumbullimit te kredive).

      Me rrjetin tone te 47 degeve, 63 ATM-vedhe me shume se 370 punonjes  ne kemi ofruar sherbim cilesor per me shume se 133 mije konsumatore. Sherbimi yne tradicional bankar eshte permiresuar vazhdimisht me teknologji inovatore sig eshte sherbimi bashkekohor bankar WEB i cili sherben per rreth nje mije konsumatore.

      Me rreth tete mije karta krediti dhe me shume se 1200 POS-e, ne jemi dominues. Nepermjet, me shume se 37 mije kartave te debitit, ne mundesojme terheqjen direkt te
      pagave per me shume se 15 mije punonjes te cilet i perkasin me shume se 1 mije kompanive, si edhe per shume individe te tjere.


      - Cilat jane objektivat tuaj per vitin 2011?

      Duke pasur parasysh kushtet e pafavorshme makroekonomike dhe sfidat me te cilat ballafaqohet sistemi bankar ne pergjithesi, shtyllat kryesore te planifikimit per 2011 do te mbeten ruajtja e nje pozicioni te forte te kapitalit te mjaftueshem ,ruajtja e likuiditetit adekuat dhe ruajta e raportit te kredive me probleme ne nivele te uleta.
      Keto tre shtylla do te jene mbizotëruese ne planifikimin e zhvillimit te biznesit.

      - Do te tregohet aktive Alpha Bank ne drejtim te kredidhenies?

      Alpha Bank Albania si gjithmone planifikon te jete aktive ne kreditim duke i kushtuar kujdes cilesise se portofolit te
      kredive.

      - Cilet segmente te tregut te kredidhenies do te synoni gjate ketij viti

      Edhe kete vit Alpha Bank Albania do te kete nje portofol te diversifikuar duke ofruar nje game te plote produktesh dhe sherbimesh per te kenaqur kerkesat e konsumatoreve te saj vendas dhe nderkombetare  nepermjet kredive per kapital qarkullues, investime ne asete fikse dhe zbatimit, si dhe nje game te gjere produktesh te drejtuar tek individet.

      - Parashikohet hapje  e degeve te reja gjate ketij viti

       Ne nuk do te zgjerojme rrjetin e degeve tona, por planifikojme te zgjerohemi ne kanale alternative si ATM, POS, etj.

      - Ne drejtim te depozitave, cila eshte strategjia qe do te ndjeke banka juaj?  


      Kete vit ne planifikojme te rrisim depozitat tona me te pakten 30 milion euro nepermjet nje strategjie te bazuar ne kosto te ulet.

      - Niveli i kredise me probleme ka pesuar rritje gjate vitit 2010. E vleresoni shqetesues   portofolin e   
        kredive te keqija?  


      Nepermjet fokusit tone te vazhdueshem ne cilesine e portofolit te kredive ne kemi arritur nje nivel me te ulet te kredive te keqija, i cili eshte konsidorueshem me poshte se mesatarja e tregut, 13%.

      - Keni konstatuar probleme ne marrjen e kolateralit, ne momentin qe klientet nuk kane paguar kredine? (Banka e Shqiperise ka deklaruar se duhet reagim me i shpejte nga bankat dhe permbarimi per keto raste)


      Persa i perket kesaj ceshtje te rendesishme , ne planifikojme te bashkepunojme me  Zyrat e Permbarimit Privat dhe mendojme se ky bashkepunim do te lehtesoje dhe shpejtoje procesin e ekzekutimit te mbledhjes se kredive te keqija.



    • Historiku i Alpha Bank në Shqipëri

      29/1/2011

      Alpha Bank e ka nisur aktivitetin ne Shqiperi ne vitin 1998. Ajo ka qene nje partner i fuqishem dhe dinamik ne zhvillimin e vendit. Shume projekte me karakter nderkombetar, sic jane ndertimi i seksionit Rreshen-Kalimash dhe ndertimi Aeroportit Nderkombetar te Tiranes ''Nene Tereza'' jane financuar nga Alpha Bank-Albania, ne bashkepunim te ngushte me qeverine Shqiptare.

      Alpha Bank-Albania operon me 47 dege ne te gjithe vendin dhe ka prezence ne qendra te rendesishme tregtare te ngritura kohet e fundit

      Kur flasim per pozicionim ne treg Alpha Bank eshte perceptuar tradicionalisht si nje banke me nje identitet te forte te korporatave, konkurruese dhe te orientuar drejt klientit si ne aspektin e cilesise, ashtu dhe per financimin e projekteve te medha te cilat kane patur nje ndikim te rendesishem ne rritjen ekonomike te Vendit.

      Gjate 12 vjeteve ne Shqiperi, Alpha Bank ka qene nje pararoje e rendesishme per zhvillimin e biznesit, duke kontribuar me linjat e financimit, transaksionet ne kohe reale, mbrojtjen e fondeve te klientit dhe mundesite e pafundhme te investimeve per korporatat dhe b iznesit te mesem.

      Megjithate dy vitet e fundit orientimi i Bankes ka ndryshuar disi dhe fokusi i saj eshte bankingu individual, nje treg i cili eshte i preferuar nga operatoret financiare lokale dhe nderkombetare dhe ne pergjithesi nga ofruesit e sherbimeve.

      Duke qenë që segmenti i korporatave dhe biznesit e gjeti mbështetjen e vet plotësisht në këto vite, vëmendja e Bankës u drejtua ndaj individëve si potencial maksimal për t’u akomoduar me produkte dhe shërbime të shumta e të shumëllojshme, të cilat mbushin sot stendat, afishet reklamuese dhe xhamat e degëve.

      Me besim, devotshmeri dhe vizion te qarte Alpha Bank-Albania u permbahet vlerave qe kane drejtuar aktivitetin e saj qe nga themelimi: integriteti, respekti, perkushtimi dhe cilesia.

      Per Alpha Bank eshte shume e rendesishme edhe Pergjegjshmeria sociale, e cila zhvillohet dhe zbatohet me anë të sistemit të vlerave, objektivave dhe veprimeve që udhëheqin drejtimin korporativ të Bankës.
      Alpha Bank po investon në menyre aktive ne perparimin dhe permiresimin e elementeve kryesore te shoqerise, duke ndihmuar komunitetet lokale nepermjet nje programi sponsorizimi te larmishem, duke perforcuar maredheniet me te gjitha palet.

      Alpha Bank vlereson qe rritja ekonomike mbeshtetet ne menyre direkte ne administrimin e duhur te burimeve natyrore dhe ne mbrojtjen e mjedisit.




    • Alpha Bank shpallet '' Banka e Vitit 2010'' në Greqi

      17/12/2010

      Intervistë me Drejtorin Vendor të Alpha Bank-Albania Z. Andreas Galatoulas




         Revista “The Banker’ e ka shpallur Alpha Bank si ‘Banken e vitit 2010 ne Greqi’. Si e komentoni kete vleresim?

      Klasifikimi në vendin e parë nga juria e ‘The Banker’ është mëse i mirëpritur nisur edhe nga fakti që mbërrin në një situatë të vështirë ekonomike globale. Ne mendojmë se ky vlerësim është rezultat edhe i strategjisë dhe politikave të kujdesshme që ndjek Alpha Bank. Krahasuar me bankat e tjera greke Alpha Bank rezulton me tregues më të lartë të mjaftueshmërisë së kapitalit. Gjithashtu performanca e Alpha Bank në testet e simulimit të gjendjeve kritike (stress tests) të kryera nga Këshilli Evropian i Mbikëqyrjes së Bankave (CEBS) ishte më e mira krahasuar me konkurentët kryesorë të saj.

      -    Alpha Bank eshte nje nder bankat e nivelit te dyte e cila ka financuar edhe disa projekte publike. C’pjese te portofolit te kredive te bankes tuaj zene kredite per institucionet publike qendrore ne raport me kredite per sektorin privat?


      -    Alpha Bank ka mbështetur zhvillimin e ekonomisë shqiptare, që në fillimin e aktivitetit të saj, në 1998, nëpërmjet projekteve private dhe publike, duke financuar ndërtimin e autostradës Durrës-Morinë dhe aeroportin ndërkombetar “Nënë Tereza”, financimin e borxhit publik me pjesmarrjen e rëndësishme në emetimin e  parë ndërkombëtar të eurobondit qeveritar, ashtu si dhe financimin e projekteve private në komunikim , prodhimin e çimentos, sektorin e kujdesit për shëndetin, etj. Gjithashtu Alpha Bank ka qenë mjaft aktive në kuadrin e programit të përgjegjësisë sociale të korporatës.


      -    Cilat jane zhvillimet me te rendesishme per Alpha Bank dhe si po e perballon konkurrencen ne kushtet e krizes ekonomike?

      -    Aktualisht Alpha Bank zotëron 47 degë te saj ne te gjithe vendin. Aktivitetet bankare për individët mbështeten nga 63 ATM dhe 1226 POS, të cilat mbulojnë qytetet më kryesore  të vendit. Kemi rreth 1000 klientë WEB dhe ne përpiqemi të ofrojmë nëpërmjet kanaleve tona alternative, të njëjtën cilësi për të cilën jemi te vlerësuar në shërbimet tradicionale. Alpha Bank është veçanërisht e njohur për nivelin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientit të cilin ajo ofron, si dhe për etikën e saj profesionale.

      Me afro 10% të pjesës së tregut në sektorin e kredive dhe mbi 7% në sektorin e depozitave, bazat e bankës janë në rritje pavarësisht nga kriza ekonomike.
      Kjo ecuri është rezultat i veprimeve sistematike të bazuara në produkte dhe shërbime  të reja, të përparuara dhe të një cilësie të lartë.
      Strategjia e bankës është e fokusuar në dy sektore kyç të ekonomisë, privatin dhe publikun, i cili ofron perspektiva rritëse.

      Aktivitetet bankare për individët në Shqipëri dhe në veçanti kreditë konsumatore dhe të bizneseve të vogla ashtu dhe përmirësimi i vazhdueshëm i produkteve dhe shërbimeve të bizneseve të mëdha janë aktiviteti kryesor i bankës. Alpha Bank ka mbështetur me financim  dhe këshillim projektet publike. Alpha Bank synon te krijoje nje institucion më efiçent dhe më të fortë me përfitime  të konsiderueshme për interesmbajtësit dhe klientët e shumte. Planet e Alpha Bank po zbatohen me vendosmëri, bazuar në eksperiencën, vazhdimësinë  si dhe në dinamikën e rritjes së kompanisë.

      Në gusht 2010 Alpha Bank, përfundoi ristrukturimin e modelit të saj organizativ, në mënyrë që të përshtatet me ndryshimet në mjedisin ekonomik dhe të pozicionohet më mirë për të ndjekur mundësitë në të ardhmen. Përveç kësaj kjo strukturë e re gjithashtu nxit sinergjitë, siguron vendimmarrjen e shpejtë  dhe përcaktimin e qartë të  përgjegjësive përkatëse.

      Alpha Bank Albania është pjesë e një grupi i cili synon të bëhet lider në rajon e me gjerë ne Europën Juglindore, një treg me zhvillim të shpejtë dhe përfitueshmëri, me një popullsi prej 60 milionë banorë. Rrjeti në Europën Juglindore (Rumani, Serbi, Bullgari, F.Y.R.O.M dhe Qipro) në fund të 2007 përbëhej prej rreth 400 degë, me përafërsi aq sa numri i degëve te bankes në Greqi. Grupi do të vazhdojë të investojë në burimet njerëzore dhe teknologjitë e reja me qëllim që të mbështesë aktivitete fitimprurëse ndërkohë që mbahen nën kontroll kostot nëpërmjet ri-inxhnierimit të proçeseve te punës brenda kompanisë.
    • Alpha Bank Albania prezanton në tregun Shqiptar Kartën e Re të Kreditit Vodafone American Express®

      17/9/2010

       

      Alpha Bank Albania hodhi me krenari ne treg karten e re te kreditit Vodafone American Express®. Kjo karte e cila eshte e para e llojit te vet ne tregun Shqiptar është rezultat i bashkëpunimit të tri kompanive: Alpha Bank Albania, leshues ekskluziv i Kartave American Express® për Shqipërinë dhe një nga bankat më të mëdha në Greqi, Vodafone, operatori më i madh celular ne botën e telekomunikacioneve dhe American Express®, lider në tregun e shërbimet financiare ne gjithe botën.

      Karta e re e kreditit Vodafone American Express®  shperblen per besnikerine e tyre si klientet e Alpha Bank ashtu edhe klientet e Vodafone dhe pasqyron fokusin qe te dyja keto kompani kane ne krijimin e produkteve dhe sherbimeve inovatore te cilat konsumatoret kane nevoje dhe vleresojne.
      Karta e re e kreditit Vodafone American Express® mund te perdoret per te gjitha blerjet si brenda ashtu edhe jashte vendit, kudo ku ndodhet logo e American Express®. Karta mund te perdoret edhe per blerje ne Internet me nje siguri maksimale.

      Duke përdorur karten e re te kreditit Vodafone American Express® nga Alpha Bank, kartëmbajtesi shperblehet, duke fituar një zbritje prej 5% në faturën mujore te Vodafone.
      Sa më shumë përdoret karta nga kartembajtesi, aq më e madhe eshte zbritja qe fitohet. Fatura mujore e Vodafone mund të paguhet automatikisht nga karta Vodafone American Express®, duke i dhënë keshtu mundësi kartembajtesit për të kursyer kohë dhe për të fituar edhe me shume zbritje.
       
      Klientet me kontrate Vodafone mund të aplikojnë për kartën e re te kreditit në dyqanet Vodafone dhe te gjitha deget e Alpha Bank dhe te perfitojne nga oferta per te marrë kartën me komision zero për vitin e parë, dhe një tarifë minimale vjetore prej 1.500 lekë ne vit per vitet ne vazhdim.
      Për më tepër, te gjithe kartembajtesit e Vodafone American Express  perfitojne ulje ne telefonat celular me te rinj te blere ne dyqanet Vodafone


      Rreth Alpa Bank

      Alpha Bank e themeluar ne vitin 1879, eshte nja nga bankat me te medha ne Greqi.
      Me me shume se 1,000 Dege, Grupi Alpha Bank eshte gjithashtu aktiv ne tregun bankar nderkombetar me prezence ne Qipro, Rumani, Bullgari, Serbi, Ukraine, F.Y.R.O.M  dhe ne Mbreterine e Bashkuar.
      Alpha Bank-Albania qe nga fillimi i aktivitetit te saj ne Shqiperi ne vitin 1998 ka qene nje partner i fuqishem dhe dinamik ne zhvillimin e vendit, duke ndihmuar ne zhvillimin e shume projekteve madhore kombetare ne bashkepunim te ngushte me Shtetin Shqiptar.
      Alpha Bank-Albania operon ne Shqiperi nepermjet 47 Degeve.
      Me besim, devotshmeri dhe vizion te qarte Alpha Bank-Albania u permbahet vlerave qe kane drejtuar aktivitetin e saj qe nga themelimi: integriteti, respekti, perkushtimi dhe cilesia te cilat jane vlera qe do te vazhdojne te mbeten vitale edhe ne te ardhmen.
      Alpha Bank-Albania ofron produkte dhe sherbime te nje niveli nderkombetar si per individet ashtu edhe per bizneset, te cilat te nderthurura me eksperiencen dhe teknologjine e avancuar te Bankes sigurojne zgjidhje te dobishme dhe te sigurta per cdo nevoje te klientit.


      Rreth Vodafone

      Vodafone, operatori më i fuqishëm i telefonisë celulare në botë, Vodafone prezantoi shërbimet e tij GSM në Shqipëri më 3 Gusht 2001 përmes një procesi nga më të shpejtët në botë për instalimin e rrjetit mbështetur në përvojën e partnerëve të saj dhe në eksperiencën e operimit të rrjeteve anembanë botës.
      Vodafone Albania përdor teknologjinë celulare dhe mjetet më moderne dhe praktike për përdoruesin për t’u ofruar klientëve një gamë të gjerë shërbimesh dhe ofertash, të krijuara për të përmbushur më së miri nevojat e tyre të komunikimit.
      Nëpërmjet projekteve të ndryshme sociale dhe kulturore të zbatuara me sukses, Vodafone Albania ka arritur shumë përfitues në komunitetet urbane dhe rurale në të gjithë vendin, duke promovuar artin, kulturën dhe sportin. Pëveç përfaqësimit të një emri të telekomunikacionit shumë të njohur në të gjithë botën, nëpërmjet dedikimit të vazhdueshëm dhe pjesëmarrjes aktive, Vodafone Albania është tashmë sinonimi i një kompanie që mbështet dhe promovon kulturën, artin, dhe pjesëmarrjen qytetare.

      Rreth American Express
      ®
      American Express® eshte nje kompani e themeluar ne vitin 1850 qe ofron sherbime te larmishme kudo ne Bote; eshte lider ne kartat e kreditit, ceqet e udhetarit, udhetimet dhe sherbime biznesi.
      Qe nga viti 1996 American Express® ka ndjekur nje strategji agresive per te hapur dhe zgjeruar rrjetin e tregtareve si dhe portfolin e paleve te treta, leshuese te Kartave American Express® ne Bote.
      Duke forcuar kete strukture globale si dhe marken e saj, American Express® ka zgjeruar edhe me shume rrjetin e saj ne te gjithe Boten.
      American Express tashme ka vendosur dhe stabilizuar marredhenien e saj me me shume se 110 partner ne me teper se 120 vende te botes.
      Nepermjet risise dhe zotimit per cilesi, American Express® eshte rritur duke u bere lider ne tregun e sherbimeve financiare:
      • Lider ne kartat kreditit me 87.9 milion karta ne mbare boten.
      • $ 620 Bilion, ne volum vjetor shitjesh ne kartat American Express®
      • Programi me shperblime per klientin me i njohur ne bote, i disponueshem ne 98 tregje boterore.
      • Leshuesi me i madh i kartave te Biznesit te Vogel

       

    • Alpha Bank ''shënon'' në rezultatet e stres test mbi Bankat Europiane

      27/7/2010
      Alpha Bank S.A. iu nenshtrua nje testimi ne lidhje me mjaftueshmerine e kapitalit, i cili u organizua ne nivel kontinenti per 91 Banka Europiane. Testimi u fokusua ne ndikimin e mundshem ne kapitalin e sistemit bankar europian te faktoreve negative financiare, sic jane ngadalesimi ekonomik, recesioni dhe rritja e normave te interesit te borxhit te qeverive europiane, te cilet llogaritet te kene ndikimin e tyre ne performancen e Bankave. 

      Testimi u krye nga Komisioni Europian i Mbikeqyrjes Bankare. Ne Greqi, bankat qe iu nenshtruan testimit ishin Alpha Bank, National Bank of Greece , EFG Eurobank Ergasias,  Piraeus Bank, Agricultural Bank of Greece,TT Hellenic Postbank. Shtate banka Europiane, nder te cilat pese institute financiare spanjolle, nje banke gjermane dhe nje banke greke nuk arriten ta kalojne me sukses kete testim, dhe kesisoj do t’i nenshtrohen nje plani masash per te rritur kapitalin e tyre, qe ne total llogaritet te jete ne nivelin e 3.5 miliarde EURO.

      Nderkohe, Alpha Bank ka pasur rezultatet me te larta ne kete stres-test, duke u rreshtuar ne nje nivel me banka te tjera nderkombetare si Raiffeisen Bank dhe Intesa San Paolo IMI.  Testi vertetoi perceptimin publik qe Alpha Bank mund te perballoje situata te veshtira persa I perket cilesise se aktiveve dhe tregut dhe gjithashtu riskut te norms se interest.
      Alpha Bank S.A. ne nje deklarate per shtyp te dates 23 Korrik 2010 i ka pranuar rezultatet e ketij stres testi, si edhe i ka diskutuar ato ne menyre te detajuar me Banken Qendrore te Greqise per te percaktuar hapat e metejshem ne nivel sistemi bankar me qellim perballimin me sukses te situates financiare te krijuar kohet e fundit ne Greqi dhe ne Europe.
    • Dita e Vullnetarizmit Alpha Bank

      30/5/2010

      Për Alpha Bank, Përgjegjshmëria Sociale zhvillohet dhe zbatohet me anë të sistemit të vlerave, objektivave dhe aktiviteteve që udhëheqin drejtimin korporativ të Bankës.

      Shoqëria dhe respekti për vlerat njerëzore janë përparësia më e madhe për Bankën.

      Me qëllim rritjen e mëtejshme të sensibilizimit të personelit të Grupit për çështjet sociale dhe mjedisore si dhe në përputhje me politikën e saj të Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, e djela e fundit e muajit Maj është caktuar si "Dita e Vullnetarizmit të Alpha Bank".

      Dita e Vullnetarizmit të Alpha Bank u organizua për të dytin vit rradhazi; vitin e kaluar punonjësit e Alpha Bank pastruan rrugët rreth degëve të tyre, ndërsa punonjësit e dy degëve vendosur në afërsi të bregdetit ndërmorën detyrën e pastrimit të plazheve përreth.

      Këtë vit punonjësit e Alpha Bank vizituan tre shtëpi fëmijësh në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, Vullnetarët kontribuan me dhurata të ndryshme për fëmijët dhe kaluan disa kohë duke luajtur me ta.

      Drejtoresha e Biznesit me Pakicë dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të Alpha Bank-Albania, Znj. Brunilda Isaj deklaroi se Përgjegjshmëria Sociale është shumë e rëndësishme për Alpha Bank. "Ne i vizituam këta fëmijë të mrekullueshëm sot për të kaluar pak kohë me ta dhe për t’u thënë që nuk janë vetëm. Ne pamë punën e mirë që kujdestarët e tyre kanë bërë dhe bëjnë me ta dhe duam ti përgëzojme! "u shpreh ajo

      "Mesazhi që duam të ndajmë me shoqërinë është se së bashku, mund të ndihmojmë që bota të bëhet nje vend më i mirë për të jetuar. Nëse ne kontribuojmë të gjithë, mund t'i ndihmojmë këta fëmijë të kenë një të ardhme më të mirë" shtoi ajo.

       

    • Alpha Bank-Albania inauguron Pikën e Shitjes në hipermarketin Megatek

      29/12/2009




      Që nga dita e parë e aktivitetit të saj në Shqipëri, qëllimi i Alpha Bank-Albania është prezenca e rëndësishme e një banke të huaj në tregun vendas me një rol të rëndësishëm në zhvillimin jo vetëm të sistemit bankar, por gjithashtu të gjithë vendit.

      Me hapjen e degës së re Alpha Bank-Albania dëshiron të tregojë edhe një herë përkushtimin ndaj klientit duke u
      gjendur kudo që ai ka nevojë me shërbime cilësore, integritet dhe vlera.

      Kjo degë do t’i ofrojë klientit informacion ne lidhje me te gjitha sherbimet dhe produktet e Bankes, si edhe do t’I jape atij mundesine per te aplikuar per t’I perfituar keto sherbime. Dega do sherbeje si pike shitjeje dhe promocioni per te gjitha kategorite e klienteve, me nje fokus te vecante tek produktet e financimit me shumice dhe me pakice.
    • 23 Maj, Dita Vullnetare e Alpha Bank

      23/5/2009

      Në kuadrin e politikës për Përgjegjësinë Sociale të Biznesit të Alpha Bank,
      dhe për kultivuar dhe promovuar ndjeshmërinë në lidhje me çështjet
      sociale të mjedisit tek të gjithë punonjësit e Grupit, data 23 Maj, është
      shpallur si “Ditën Vullnetare e Alpha Bank“

      Grupe vullnetare të Alpha Bank, ku përfshihen punonjës dhe pjestarë të
      familjeve të tyre, patën mundesinë të marrin pjesë në aksione për mjedisin
      në Greqi, Qipro, Rumani, Serbi, Shqipëri, Bullgari dhe FYROM.
      Në mënyrë specifike në Shqipëri, punonjësit e të gjitha degëve të Alpha
      Bank – Albania, pastruan rrugët pranë Degëve të tyre ndërkohë që disa
      degë të zonave bregdetare pastruan plazhet më të afërta. Ky aktivitet u prit
      shumë ngrohtë nga punonjësit e Alpha Bank dhe në shumë raste banorë
      të zonave përreth u bene pjesë e këtyre grupeve dhe ofruan ndihmën e
      tyre.

      1.639 Vullnetarë të Alpha Bank morrën pjesë në këtë projekt në Greqi dhe
      në vendet e tjera të rajonit. Me këtë rast Alpha Bank – Albania dëshiron të
      falenderojë të gjithë punonjësit e saj dhe familjarët e tyre për kontributin e
      dhënë. Pjesëmarrja aktive dhe sensibilizimi në aksione të tilla reflekton
      përgjegjshmëri sociale të Grupit dhe promovon përpjekjen dhe
      bashkëpunim në grup.

    • Alpha Bank Sports Panorama

      8/5/2009

      “Cdo qytet, Kryeqyteti i sportit”


      Alpha Bank-Albania, prezantoi të premten më 8 Maj, në parkun Rinia, në qendër të Tiranës,
      aktivitetin “ALPHA BANK SPORTS PANORAMA”. Ky është një aktivitet sportiv, edukues dhe
      argëtues që vjen për herë të parë në Shqipëri duke synuar të sjelle seicilin prej nesh më afër
      sporteve si futbolli, basketbolli, trampolina ekstreme, formula 1, trajnim NASA, alpinizëm , Ping-
      Pong, futboll tavoline, lojë me shigjeta dhe PLAYSTATION 3.




      Pamje panoramike nga Alpha Bank Sports Panorama-Vlorë



      Pamje nga Alpha Bank Sports Panorama-Tirane

    • Një qytetar, një pemë

      1/3/2009

      Alpha Bank ka kontribuar me mbjelljen e 20 pemeve ne zonen e Kombinatit, duke iu bashkuar keshtu nismes "Nje qytetar - Nje Peme", te iniciuar nga kryetari i bashkise se Tiranes, per te kontribuar ne shtimin e permases se gjelber.



      Drejtori i Pergjithshem i Alpha Bank-Albania Z.Andreas Galatoulas dhe Kryebashkiaku i Tiranes Z. Edi Rama, gjate ceremonies se ndarjes se cmimeve ‘’Nje qytetar, nje peme’’

       

    • Trajnim

      1/12/2008
      Në dhjetor 2008, Skuadra Greke e Shpëtimit, sponsor i cë cilës ështe Alpha Bank që prej vitit 2002,
      organizoi një trajnim në Shqipëri për të tretin vit rradhazi.
      Pjesëtarët e skuadrës mbajtën seminare trajnuese për Skuadrën e Zjarrëfikësve të Tiranës, dhuruan
      mjete të veçanta për shpëtimin e njerëzve në raste emergjencash ndërkohë që realizuan edhe ushtrime
      shpëtimi në rrethana reale.

    • 27 Maj, Dita Vullnetare e Alpha Bank

      1/1/1900
      Të Dielën e fundit të muajit Maj, për të katërtin vit rrathazi Alpha Bank Albania organizoi “Ditën e Vullnetarizmit Alpha Bank”.
      Këtë vit, punonjësit e Alpha Bank Albania, vizituan Qëndrën Sociale ‘Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat dhe shpërndanë paketa ushqimore për 100 familje në nevojë. Duke përcjellë mesazhin që vetëm sëbashku mund të ndihmojmë që bota të bëhet një vend më i mirë për të jetuar. Dhe me kontributin e gjithësecilit këto familje mund të kenë një nivel jetese më të mirë.


Printo faqen Dergo faqen Krye