Alt Text

Te reja

    • ''Alpha Bank'' - Strategjitë për të ruajtur tregun dhe afruar klientët

      29/1/2011

      Intervistë me Drejtorin Vendor të Alpha Bank-Albania Z. Andreas Galatoulas

      - Si rezultoi viti 2010 per Alpha Bank?

      Pavaresisht nga kriza ekonomike globale dhe rajonale, 2010 rezultoi nje vit i suksesshem per Alpha Bank-Albania. Depozitat e klienteve tane u shtuan me 10.5% (411 milion euro ne fund te vitit) dhe kredite qendrojne ne rreth 432 milion euro  (duke perfshire kredite e kontabilizuara ne Londer)

      Gjate 2010 ne arritem te mbanin te pandryshueshme shpenzimet tona te pergjithshme operative. Nepermjet fokusimin tone te vazhdueshem ne cilesine e portofolit te kredive ne arritem te mbanim raportin e kredive me probleme nen mesataren e tregut i cili eshte 13.5%.

      Si rezultat i kapitalizimit te vazhdueshem te fitimit tone, kapitali yne qendron ne nivelin e 46.5 milione Euro dhe mjaftueshmeria e tij eshte e qendrueshme ne nivele te
      kenaqshme dhe mbi nivelet minimale te kerkuara.

      Gjate ketij viti , ne rrugen e financimit te projekteve tona publike teper te rendesishme te vitit te kaluar, ne morem pjese fuqishem ne emetimin e pare nderkombetar te eurobondit te shtetit shqiptar.
       
      Pjesa jone  e tregut me me shume se 7% ne depozita dhe 10.5% ne kredi (10.5% duke perjashtuar kredite e rezervuara ne Londer) na komfirmojne ndermjet lojtareve kryesore te tregut

      Gjate 2010 ne i dhame teper rendesi zbatimit te kuadrit rregullator, parandalimit te pastrimit te parave , dhe sigurise se informacionit.
      Viti 2010 ka qene viti i zhvillimit tone institucional. Nga gushti 2010 Alpha Bank Albania ka nje strukture te re organizative sipas grupit te biznesit dhe modelit operativ. Ai paraqet disa ndryshime ne aktivitetet bankare te biznesit me pakice kundrejt atij me shumice , menaxhimit te riskut dhe perputhshmerise me kuadrin rregullativ.

      Modeli yne i ri i aktivitetit bankar eshte i ndertuar mbi nje ndarje te qarte te aktiviteteve te biznesit me pakice dhe atij me shumice, te mbeshtetur nga segmentimi i portofolit,
      manualet e reja te kreditimit, sherbimin e grumbullimit te hershem, disbursimin e centralizuar te kredise dhe vleresimin e kolateraleve.

      Ne kemi formalizuar rregullat dhe rregulloret per te gjitha njesite. Pas migrimit te suksesshem vitin e kaluar te sistemit tone baze bankar (bMaster me FlexCube) ne kemi zbatuar me sukses dy sisteme te reja periferike, te emeruar: iApply (sistemin e menaxhimit te kerkesave per kredi) dhe Qualco (sistemin e menaxhimit te grumbullimit te kredive).

      Me rrjetin tone te 47 degeve, 63 ATM-vedhe me shume se 370 punonjes  ne kemi ofruar sherbim cilesor per me shume se 133 mije konsumatore. Sherbimi yne tradicional bankar eshte permiresuar vazhdimisht me teknologji inovatore sig eshte sherbimi bashkekohor bankar WEB i cili sherben per rreth nje mije konsumatore.

      Me rreth tete mije karta krediti dhe me shume se 1200 POS-e, ne jemi dominues. Nepermjet, me shume se 37 mije kartave te debitit, ne mundesojme terheqjen direkt te
      pagave per me shume se 15 mije punonjes te cilet i perkasin me shume se 1 mije kompanive, si edhe per shume individe te tjere.


      - Cilat jane objektivat tuaj per vitin 2011?

      Duke pasur parasysh kushtet e pafavorshme makroekonomike dhe sfidat me te cilat ballafaqohet sistemi bankar ne pergjithesi, shtyllat kryesore te planifikimit per 2011 do te mbeten ruajtja e nje pozicioni te forte te kapitalit te mjaftueshem ,ruajtja e likuiditetit adekuat dhe ruajta e raportit te kredive me probleme ne nivele te uleta.
      Keto tre shtylla do te jene mbizotëruese ne planifikimin e zhvillimit te biznesit.

      - Do te tregohet aktive Alpha Bank ne drejtim te kredidhenies?

      Alpha Bank Albania si gjithmone planifikon te jete aktive ne kreditim duke i kushtuar kujdes cilesise se portofolit te
      kredive.

      - Cilet segmente te tregut te kredidhenies do te synoni gjate ketij viti

      Edhe kete vit Alpha Bank Albania do te kete nje portofol te diversifikuar duke ofruar nje game te plote produktesh dhe sherbimesh per te kenaqur kerkesat e konsumatoreve te saj vendas dhe nderkombetare  nepermjet kredive per kapital qarkullues, investime ne asete fikse dhe zbatimit, si dhe nje game te gjere produktesh te drejtuar tek individet.

      - Parashikohet hapje  e degeve te reja gjate ketij viti

       Ne nuk do te zgjerojme rrjetin e degeve tona, por planifikojme te zgjerohemi ne kanale alternative si ATM, POS, etj.

      - Ne drejtim te depozitave, cila eshte strategjia qe do te ndjeke banka juaj?  


      Kete vit ne planifikojme te rrisim depozitat tona me te pakten 30 milion euro nepermjet nje strategjie te bazuar ne kosto te ulet.

      - Niveli i kredise me probleme ka pesuar rritje gjate vitit 2010. E vleresoni shqetesues   portofolin e   
        kredive te keqija?  


      Nepermjet fokusit tone te vazhdueshem ne cilesine e portofolit te kredive ne kemi arritur nje nivel me te ulet te kredive te keqija, i cili eshte konsidorueshem me poshte se mesatarja e tregut, 13%.

      - Keni konstatuar probleme ne marrjen e kolateralit, ne momentin qe klientet nuk kane paguar kredine? (Banka e Shqiperise ka deklaruar se duhet reagim me i shpejte nga bankat dhe permbarimi per keto raste)


      Persa i perket kesaj ceshtje te rendesishme , ne planifikojme te bashkepunojme me  Zyrat e Permbarimit Privat dhe mendojme se ky bashkepunim do te lehtesoje dhe shpejtoje procesin e ekzekutimit te mbledhjes se kredive te keqija.





Printo faqen Dergo faqen Krye