Alt Text

Te reja

    • Produktet kryesore te Alpha Bank

      31/1/2011

      Një gamë e gjerë produktesh të reja janë hedhur në treg dy vitet e fundit, por këtë vit veçantia ka qenë që të gjendet një balancë midis asaj që kërkohet dhe asaj që ofrohet.

      Për depozituesit Banka këtë verë ka hedhur në treg depozitën 6 mujore Alpha Përshëndetje nga Shqipëria, me një normë ofertë për të inkurajuar dërgesat nga jashtë të emigrantëve.

      Produkti i ri i kredisë Alpha Komfort është pritur mjaft mirë në treg për shkak të pagesave të përballueshme mujore dhe kombinimit të normave fikse dhe të ndryshueshme të interesit, sipas dëshirës së klientit.

      Paketa Alpha Paga ofron kushte mjaft të pëlqyeshme për pagatorët, ndër të cilat do përmendnim komisionet zero në llogari dhe karta, përdorimin falas të të gjitha bankomateve kudo ne Shqipëri, uljet në normat e interesit të kredive për shtëpi dhe atyre konsumatore, dhe mbi të gjitha transferim i kredive pa kosto nga bankat e tjera.

      Ne Shtator 2010,Alpha Bank Albania hodhine treg karten e re te kreditit Vodafone American Express®. Kjo karte e cila eshte e para e llojit te vet ne tregun Shqiptar është rezultat i bashkëpunimit të tri kompanive: Alpha Bank Albania, leshues ekskluziv i Kartave American Express® për Shqipërinë dhe një nga bankat më të mëdha në Greqi, Vodafone, operatori më i madh celular ne botën e telekomunikacioneve dhe American Express®, lider në tregun e shërbimet financiare ne gjithe botën.


      Karta e re e kreditit Vodafone American Express® mund te perdoret per te gjitha blerjet si brenda ashtu edhe jashte vendit, kudo ku ndodhet logo e American Express®. Karta mund te perdoret edhe per blerje ne Internet me nje siguri maksimale.

      Duke përdorur karten e re te kreditit Vodafone American Express® nga Alpha Bank, kartëmbajtesi shperblehet, duke fituar një zbritje prej 5% në faturën mujore te Vodafone.


      Ne fund te vitit 2010 Alpha Bank, ka hedhur ne treg edhe llogari kursimi me interesa konkuruese si: Alpha LLogari Kursimi apo Alpha Plan Investimi, nderkohe qe vazhdon te rihedhe ne treg depoziten me Afat Alpha Progresive.

      Nje produkt shume konkurrues i Bankes eshte edhe Alpha Kredi per Makine, e cila ju jep mundesine te perfundoni shlyerjen e kredise pas 7 vitesh me keste lehtesuese mujore.

      Ndërkohë shërbimi Alpha Web Banking iu mundëson klienteve te kene akses te menjehershem ne llogarite e tyre nga ku mund te kryejne transaksione te ndryshme.

      Në linjë me të gjitha këto zhvillime punon një force shitëse e motivuar, struktura mbështetëse të mirëorganizuara dhe një marketing aktiv.





Printo faqen Dergo faqen Krye