Alt Text

Alpha Depozita me Afat me Interes të Parapaguar

Alpha Depozita me Afat me Interes të Parapaguar është depozitë me afat me normë interesi të pandryshueshme ku interesat e depozitës paguhen në fillim të investimit në llogarinë rrjedhese të klientit.

KARAKTERISTIKAT E DEPOZITËS:

• Monedha: LEK, EUR, USD
• Kohëzgjatja:  1, 3, 6, 12 muaj
• Minimumi: 3.000 EUR ose ekuivalenti në monedha të tjera
• Normë interesi e pandryshueshme bazuar në shume, monedhe dhe kohëzgjatje
• Nuk ka komision për hapje llogarie
• Jo rinovim automatik i depozitës
• Interesi respektiv i përcaktuar në varësi të monedhës dhe kohëzgjatjes së depozitës me afat llogaritet dhe depozitohet në llogarinë e klientit. Shuma e depozitës me afat qëndron e bllokuar për gjatë gjithë periudhës së investimit.
• Mbyllja e parakohshme e depozitës nuk është e lejuar
*Në rast se depozita mbyllet përpara afatit të maturimit, penaliteti është i barabartë me shumën totale të interesit

 

Dokumentacioni i nevojshëm
• Letërnjoftim ose çertifikatë për shtetasit shqiptarë.
• Pasaportë për individët jo-rezident.



Shënim: Depozitat ne Alpha Bank – Albania janë te siguruara nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave (ASD), ne përputhje me ligjin ne fuqi Nr. 10106 “Për Sigurimin e Depozitave”.


Printo faqen Dergo faqen Krye