Karta American Express®
Monedha e lëshimit
Leku Shqiptar
Normat e interesit
Norma e interesit është fiks dhe shprehet në bazë vjetore:
• Blerjet 18% ( aplikohet nga data e faturimit)
• Cash: 20% (aplikohet nga data e tërheqjes)
Detyrime të papaguara në afat: +10% (aplikohet mbi normën normale të interesit)
Periudha kohore e faturimit
Data 21 e çdo muaji për detyrimet e muajit paraardhës
Kufiri për terheqje Cash
Çdo 24 orë kufiri maksimal I tërheqjes 50,000 lekë, ndërsa kufiri maksimal mujor 250,000 lekë
Pagesa
Minimumi i pagesës: komisionet + interesat në total +10% mbi detyrimin e mbetur.
Minimumi i minimumit të pagesës për t’u paguar është 1,000 ALL
Udhëtoni me kartën American Express
Nëse udhëtoni jashtë shtetit si për punë ashtu edhe për kënaqësinë tuaj, sigurohuni të keni Kartën tuaj American Express® me vete. Karta do t’ju lehtësojë si në rastin kur duhet të shkoni në një darkë pune apo të blini dhurata për familjen tuaj, ashtu edhe në rastin e ndonjë incidenti të mundshëm gjatë udhëtimit tuaj. Nga momenti që niseni për udhëtim, nëse bileta juaj është paguar pjesërisht apo plotësisht me Kartën American Express®, ju përfitoni një sigurim jetësor.
Bëhuni pjesë e elitës
Si anëtar i Kartës American Express® ju mund të përfitoni oferta të shumta si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj, nëpërmjet programit Selects. Thjesht përdorni Kartën American Express® dhe do të përfitoni nga ofertat më të mira të tregtarëve kryesorë kudo në botë.
Komisionet dhe detyrimet
Komisioni vjetor
Karta kryesore: 3500 Lek
Karta shtesë: 2000 LeK
Komisionet për terheqje Cash-i
Në rrjetin e ATM-ve të ALPHA BANK-ALBANIA: 1% për transaksion me minimum 200 Lek
Në ATM-të e tjera brenda Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek
Në ATM-të jashtë Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek
Dokumentat e nevojshëm:
• Forma e aplikimit
• Leternjoftim, pashaporte, certificate lindjeje per kartembajtesin e kartes kryesore ose te kartes shtese
• Ne rastin kur klienti nuk ka llogari page ne ABA kerkohet vertetim per tre pagat e fundit dhe vitet e punesimit ne kompanine qe punon aktualisht.
• Minimumi i te ardhurave mujore:13.000 ALL