Alt Text

Karta American Express® Gold

Monedha e lëshimit
Leku Shqiptar 


Nuk keni nevojë për cash

Me kartën American Express® Gold, ju nuk do të keni nevojë të mbani gjithmonë para me vete. Karta American Express® Gold nuk ka limit të përcaktuar në shpenzime. Kjo ju mundëson fleksibilitetin financiar që ju nevojitet kur blini apo argëtoheni me miqtë tuaj, në çdo fazë dhe situatë të jetës suaj.

Bëhuni pjesë e elitës

Si anëtar i Kartës American Express® Gold ju mund të përfitoni oferta të shumta si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj, nëpërmjet programit Selects. Thjesht përdorni Kartën American Express Gold® dhe do të përfitoni nga ofertat më të mira të tregtarëve kryesorë kudo në botë.

Normat e interesit

Norma e interesit është fiks dhe shprehet në bazë vjetore:
• Blerjet 16% ( aplikohet nga data e faturimit)
• Cash: 19% (aplikohet nga data e tërheqjes)
Detyrime të papaguara në afat:  +10% (aplikohet mbi normën normale të interesit)

Periudha kohore e faturimit
Data 21 e çdo muaji për detyrimet e muajit paraardhës

Kufiri për terheqje Cash 
Çdo 24 orë kufiri maksimal I tërheqjes  50,000 lekë, ndërsa kufiri maksimal mujor 250,000 lekë

Pagesa
Minimumi i pagesës: komisionet + interesat në total +10% mbi detyrimin e mbetur.
Minimumi i minimumit të pagesës për t’u paguar është 1,000 ALL

Sigurim në udhëtim
Për mbajtësit e kartës së kreditit American Express GOLD, me kusht që udhëtimi të jetë paguar qoftë edhe pjesërisht me kartën American Express GOLD, SIGAL do të mbulojë në sigurim çdo person, herë që do të udhëtojë jashtë territorit të Shqipërisë, gjatë gjithë periudhës të vlefshmërisë së kartës së kreditit, pa kufizim zone, shteti, ne rast humbje jete apo paaftësi e perhershme që rezulton nga të gjitha aksidentet personale sipas kushteve të përgjithshme bashkëngjitur,  me shumë të siguruar për cdo person 40,000 Euro. Mbajtësit e kësaj karte, edhe në rast vonese fluturimi apo vonese bagazhi do të kenë të drejtë të rimbursohen deri në 125 Euro për vonesë fluturimi dhe 375 Euro për vonesë bagazhi.

Komisionet dhe detyrimet

Komisioni vjetor
Karta kryesore: 5500 Lek
Karta shtesë: 3500 LeK

Komisionet për terheqje Cash-i
• Në rrjetin e ATM-ve të ALPHA BANK-ALBANIA: 1% për  transaksion me minimum 200 Lek
• Në ATM-të e tjera brenda Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek
• Në ATM-të jashtë Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek

Dokumentat e nevojshëm:
•    Forma e aplikimit
•    Leternjoftim, pashaporte, certificate lindjeje per kartembajtesin e kartes kryesore ose te kartes shtese
•    Ne rastin kur klienti nuk ka llogari page ne ABA kerkohet vertetim per tre pagat e fundit dhe vitet e punesimit ne kompanine qe punon aktualisht.
•    Minimumi i te ardhurave mujore: 25.000 ALL

 


Printo faqen Dergo faqen Krye