Karta Vodafone American Express®
Karta e kreditit që zvogëlon faturën e telefonit tuaj celular.
Tashmë të gjithë ju klientë të Vodafone (me numër me kontratë ose me parapagesë ), mund të përfitoni nga karta e kreditit Vodafone American Express ® nga Alpha Bank. Duke përdorur kartën tuaj, si në Shqipëri edhe jashtë saj, në të gjitha blerjet tuaja të mëdha e të vogla ju do të shpërbleheni sipas planit më poshtë:
Klientët me kontratë 5%* zbritje në faturën mujore të Vodafone
Klientët me parapagesë 3%* kohë bisedore falas dhe 500 MB falas për
një periudhë 6 mujore
Aplikoni sot tek të gjitha degët e Alpha Bank dhe bëhuni anëtar i kartës më të re të kreditit e cila ju ofrohet me komision zero, dhe ju lejon të shijoni blerjet tuaja ndërkohë që fatura mujore e telefonit tuaj celular zvogëlohet.
Monedha e lëshimit
Lek
Normat e interesit
Norma e interesit është fiks dhe shprehet në bazë vjetore:
• Blerjet 22% ( aplikohet nga data e faturimit)
• Cash: 24% (aplikohet nga data e tërheqjes)
Detyrime të papaguara në afat: +10% (aplikohet mbi normën normale të interesit)
Periudha kohore e faturimit
Data 21 e çdo muaji për detyrimet e muajit paraardhës
Pagesa
Minimumi i pagesës: komisionet + interesat në total +10% mbi detyrimin e mbetur.
Minimumi i minimumit të pagesës për t’u paguar është 1,000 ALL
Komisionet dhe detyrimet
Komisioni vjetor
Karta kryesore: 1500 Lek (Pa komision për vitin e parë)
Karta shtesë: 1500 Lek
Norma efektive e interesit (NEI)
23% Për vitin e parë
23.10% Për vitet në vazhdim
Komisionet për terheqje Cash-i
• Në rrjetin e ATM-ve të ALPHA BANK-ALBANIA: 1% për transaksion me minimum 200 Lek
• Në ATM-të e tjera jashtë Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek
Dokumentat e nevojshëm
• Forma e aplikimit
• Leternjoftim, pashaporte, certificate lindjeje per kartembajtesin e kartes kryesore ose te kartes shtese
• Ne rastin kur klienti nuk ka llogari page ne ABA kerkohet vertetim per tre pagat e fundit dhe vitet e punesimit ne kompanine qe punon aktualisht.
• Kopje te kontrates te numrit me kontrate Vodafone
• Minimum i te ardhurave mujore: 13.000 ALL
Arsyet pse duhet të keni një kartë Vodafone
American Express ®:
• Kartë krediti – me mundësi pagesash mujore dhe
mbartje të shumave në muajt pasardhës
• Pagesa minimale – më e ulta e ofruar në treg
• Ofron – zbritje 5% në faturën Vodafone për klientët
me kontratë dhe 3% kohe bisedore falas plus 500 MB
falas për një periudhë 6 mujore për klientët me
parapagesë
• 0 komision vjetor – për vitin e parë (1,500 Lek
komision për vitet në vazhdim)
• Pagesë automatike e faturës mujore Vodafone nga
karta e kreditit
• Oferta në produktet e Vodafone
• Siguri Maksimale në transaksione
• Pagesa kombëtare e ndërkombëtare
• Faturë analitike mujore për shpenzime të kontrolluara
*Zbritja maksimale mujore ose kohë bisedore falas që një kartëmbajtës mund të përfitojë është 5,500 Lek.