HISTORI
Alpha Bank Albania filloi të operojë në Shqipëri në Janar të vitit 1998 si degë e Alpha Bank A.E., një prej bankave më të mëdha në Greqi, e themeluar në vitin 1879 dhe me një prezencë të rëndësishme në Europën Juglindore, në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Qipro. Fillimisht emri i degës ishte Alpha Credit Bank-Dega Tiranë dhe tanimë është Alpha Bank Albania SH.A. Që prej vitit 1998 dega ka përdorur të njëjtin emër tregtar ALPHA BANK.
Alpha Bank është një nga bankat më të mëdha në vend me një pjesë tregu të konsiderueshme si në biznesin bankar me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë. Qëllimi i Alpha Bank është të mbajë një bazë të fuqishme kapitali për të mbështetur zhvillimin e bankës dhe të fitojë besimin e depozitorëve, tregjeve dhe partnerëve të biznesit. Kapitali i bankës prej 79 milionë Eurosh, e bën Alpha Bank një nga bankat më të mirëkapitalizuara në Shqipëri. Burimet kryesore të rritjes së kapitalit kanë qenë a) kapitalizimi i fitimeve të Alpha Bank-Albania ne vitet 1998-2009 dhe b) kontributi i vazhdueshëm i Alpha Bank Greqi. Banka po vazhdon të mbajë tregues të lartë likuiditeti dhe gjithashtu prej shumë vitesh Alpha Bank është një bankë e vetë-financuar me një raport pozitiv depozita hua për çdo monedhë dhe për të gjitha monedhat së bashku.
Historikisht Alpha Bank ka qenë e përqëndruar në financimin e shoqërive tregtare, duke u renditur për shumë vite si një nga aktorët kryesorë në ekonominë shqiptare. Alpha Bank ka qenë banka e cila ka dhënë kredinë më të madhe një kompanie private, ka qenë një nga pjesëmarrësit kryesorë në vend për të dhënë një kredi të sindikuar një kompanie private; ka qenë banka që ka financuar projektet më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri si: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Industria e Telekomunikacionit etj si edhe në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare financiare ka financuar shumë projekte të rëndësishme private. Gjithashtu Alpha Bank ka qenë banka e parë në Shqipëri që ka realizuar dhënien e kredisë më të madhe ndaj Shtetit Shqiptar.
Sot, Alpha Bank ofron shërbim cilësor në më shumë se 210 mijë klientëve nëpërmjet 42 degëve në të gjithë vendin dhe kanaleve të tjera alternative si 58 ATM, Web banking dhe 1,072 terminale POS.
Banka është lider në biznesin e kartave, duke ofruar karta krediti nën emrat tregtarë American Express dhe VISA. Alpha Bank është lëshues dhe pranues ekskluziv i kartave American Express, duke u ofruar kartëmbajtësve që e përdorin këtë kartë kudo në botë, një listë të gjatë përfitimesh dhe privilegjesh. Alpha Bank është banka e parë e cila hodhi në tregun shqiptar një kartë krediti nën dy emra tregtarë së bashku, atë të Alpha Bank dhe të Vodafone (Karta Vodafone American Express nga Alpha Bank). Kjo kartë ofron përfitime si për klientët e bankës ashtu edhe për ata të Vodafone nëpërmjet programeve të shpërblimit. Karta e debitit VISA Electron i mundëson akses klientëve në llogaritë e tyre pa asnjë kosto për transaksionet e kryera në rrjetin e ATM-ve të Alpha Bank.
Banka ofron një gamë të gjerë produktesh investimi dhe depozitash, të krijuara posaçërisht për klientët individë, të cilat kombinojnë përfitimin me interesat konkurruese dhe fleksibilitetin e përdorimit të fondeve të tyre në çdo moment. Sot, Alpha Bank numëron 15 produkte të ndryshme depozitash, të kategorizuara në depozita me afat dhe llogari kursimi të cilat plotësojnë çdo nevojë të klientëve, dhe i shpërblejnë ata sipas skemës së zgjedhur të investimit.
Përsa i përket segmentit të kreditimit me pakicë, Banka renditet ndër bankat kryesore të sistemit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kredive për shtëpi. Kushtet konkurruese të tyre, si afati i favorshëm dhe këstet mujore të ulta e kanë bërë këtë produkt mjaft tërheqës në tregun vendas; klientët ekzistues kanë fleksibilitetin të kombinojnë normat e interesit fiks me ato të ndryshueshme, rishikimin e kushteve të kredisë në rastet kur kanë vështirësi ripagimi, si dhe shërbimin ndihmës të njoftimit të këstit të kredisë nëpërmjet mesazheve në celular.
Kreditimi i biznesit të vogël ka pasur gjithashtu prioritet për Bankën, duke dhënë ndihmesën e vet në zhvillimin e biznesit dhe duke i ofruar këtij segmenti likuiditetin e nevojshëm për ta mbështetur dhe rritur atë. Gjithashtu kreditimi përbën një lidhje të fortë midis Bankës dhe biznesit për t’i ofruar shërbime dhe produkte të tjera shtesë këtij segmenti.
Operacionet bankare janë të mbështetura nga një teknologji dhe sisteme moderne të informacionit për drejtim, personel të trajnuar dhe me eksperiencë bankare ndërkombëtare, drejtues të përgjegjshëm të orientuar drejt kërkesës së tregut dhe standarte më të mira të etikës dhe sjelljes profesionale.
|
1998
|
- Alpha Bank filloi të operojë në Shqipëri si degë e një banke të huaj nën emrin “ALPHA CREDIT BANK – DEGA TIRANË” me kapital të paguar USD 2.5 milion dhe zyrë të regjistruar në adresën: Blv. Zogu i Irë, No 47, Tiranë. Dega identifikohej me emrin tregëtar “ALPHA BANK”
- U disbursua kredia e parë për biznes
|
|
1999
|
- Filloi të operojë Dealing Room-i
- U disbursua kredia e parë për shtëpi
- U disbursua kredia e parë për makinë
|
|
2000
|
- Emri i Degës së Tiranës u ndryshua në “Alpha Bank A.E. – Dega Tiranë” duke ndjekur ndryshimin e emrit të Bankës në Greqi
- Alpha Bank A.E.-Dega Tiranë filloi zgjerimin e saj në vend me dy degë të tjera jashtë qytetit të Tiranës
- Kapitali i paguar u rrit në mënyrë të konsiderueshme për të mbështetur rritjen e aktiveve
- Komisioni i Letrave me Vlerë i dha bankës licensën për të operuar si tregtar i bonove të thesarit në Bursën e Tiranës
|
|
2001
|
- Rrjeti i degëve u zgjerua me një degë të re në Jug të Shqipërisë
|
|
2002
|
- Performanca e mirë e një dege të re në një qytet të vogël, inkurajoi zgjerimin e rrjetit të degëve në gjithë vendin
- U disbursua kredia më e madhe dhënë ndonjëherë ndaj një kredimarrësi privat
|
|
2003
|
- U instalua ATM-ja e parë dhe u hodh në treg karta e parë e debitit në monedhën vendase
- U hapën dy degë të reja gjatë këtij viti
- Nënshkrimi i marrëveshjes me Bursën e Tiranës mbi pastrimin e transaksioneve që kryhen në Bursën e Tiranës.
|
|
2004
|
- U dha kredia më e madhe e sindikuar
- Filloi të operojë agjensia e parë në një hapesirë dogane në kufi
|
|
2005
|
- Banka vazhdoi zgjerimin e saj gjatë gjithë vitit me degë të reja në Tiranë dhe në gjithë vendin
- Alpha Bank mori licensën e kartave Visa
|
|
2006
|
- U hapën 5 degë të reja
- Rrjeti i ATM-ve u zgjerua me ATM brenda dhe jashtë ambienteve te bankës
- U lëshua karta e debitimit VISA DEBIT
- U krijua një strukturë e re organizative për të centralizuar provesin e vendimmarrjes dhe gjithashtu të disa operacione bankare
- Komisioni i Letrave me Vlerë lëshoi licensën për të operuar si tregtar i letrave me vlerë të Qeverisë në Bursën e Tiranës dhe në tregun me pakicë
- Dhënia e Licensës nga Komisioni i Letrave me Vlerë për të ushtruar veprimtarinë si rregjistrues i letrave me vlerë të qeverisë “Bono thesari”
|
|
2007
|
- Emri i Degës së Tiranës u ndryshua në “ALPHA BANK – ALBANIA”. ndërkohë që emri tregëtar vazhdoi të jetë “ALPHA BANK”
- U hapën 6 degë të reja, si edhe dega e parë në Veri të vendit
- U lëshua karta e kreditimit VISA CREDIT
- U hodh në treg kredia e parë për individë
|
|
2008
|
- Rrjeti i degëve u zgjerua me 22 degë të reja, duke zgjeruar prezencën në qytetet kryesore të Shqipërisë
- U akordua financimi më i madh dhënë ndonjëherë për punime publike. Projekti i financuar ishte: rruga Durrës – Kukës - Morinë
- Alpha Bank mori licensën si lëshuesi ekskluziv i kartave American Express
- Web banking filloi të operojë si një kanal alternativ
- Banka festoi 10 vjetorin e prezencës së saj në Shqipëri në një event të madh në praninë e Drejtuesve më të lartë të Bankës, si edhe te klientëve kryesorë.
- Zyrat kryesore u transferuan nga Zogu i 1rë në Qendrën e Biznesit G-KAM, Rruga e kavajës, kati i 2të
- U hodhën në treg produktet e parë të kredisë për Biznesin e Vogël
|
|
2009
|
- Kapitali i paguar u rrit ndjeshëm për shkak të kapitalizimit të fitimeve gjatë viteve 2005 - 2009
- Banka tashmë është prezente në të gjithë vendin duke shtuar në rrjetin e saj edhe 6 degë të reja
- Sistemi i informacionit të bankës u migrua në një sistem me një teknologji më moderne
|
|
2011
|
- Mjaftueshmëria e kapitalit u rrit në nivel shumë të kënaqshëm për shkak të rritjes së kapitalit të paguar dhe borxhit të varur
- U pasurua platforma e produkteve financiare dhe alternative të investimit
|
|
2012
|
- Alpha Bank u transformua nga degë e një banke të huaj në filialin e një banke të huaj, me emrin ALPHA BANK ALBANIA duke ruajtur emrin tregtar ALPHA BANK.
|