Alt Text

PERGJEGJSHMERIA SOCIALE E BIZNESIT

PËRGJEGJSHMËRIA SOCIALE E BIZNESIT
Për Alpha Bank Albania sha “Përgjegjshmëria Sociale” është pjesë e qeverisjes dhe zhvillimit të kulturës korporative përmes vlerave, objektivave dhe aktiviteteve.
Alpha Bank investon në mënyrë aktive në përparimin dhe përmirësimin e elementeve kryesorë të shoqërisë, duke ndihmuar komunitetin lokal nëpërmjet programeve sponsorizuese, dhe duke përforcuar marëdhëniet me të gjitha palët.

Alpha Bank vlerëson që rritja ekonomike të mbështet në mënyrë direkte administrimin e duhur të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Banka është angazhuar në një sërë projektesh te cilat kanë pasur si qëllim mbrojtjen e mjedisit.

Dita e Vullnetarizmit 2011: Ditën e diel, maj 29, Alpha Bank Albania sha organizoi për të tretin vit radhazi, Ditën e Vullnetarizmit Alpha Bank. Këtë vit, Alpha Bank solli buzëqeshje dhe momente të lumtura për grupin e komunitetit që ka më shumë nevojë. Punonjësit e Alpha Bank vizituan Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Alpha Bank Albania kontribuoi me dhurata për plotësuar nevojat më urgjente të Shtëpisë si: kondicionerë, furrë profesionale kuzhine, televizorë dhe frigoriferë. Punonjësit e Alpha Bank Albania kaluan kohë duke biseduar me banorët e këtij institucioni.
 
ALPHA BANK SPORTS PANORAMA vizitoi Shqipërinë për herë të dytë, në muajt Maj-Qershor. Këtë vit bashkëpunoi me Bashkitë e qyteteve Durrës, Fier, Berat dhe Korçë. Vizitorët patën mundësi të marrin pjesë në një numër të madh sportesh dhe fituesve iu dhuruan dhurata të ndryshme.
Sponsorizimi i Forumit të 4-tërt të Biznesit: Alpha Bank ka sponsorizuar për të katërtin vit radhazi forumin e marrëdhënieve ekonomike Greko-Shqiptare, me titull "Një urë përmes ideve të reja’’.
Sponsorizimi i Forumit të 3-të Shqiptar të Telekomunikacionit Infocom:  Alpha Bank ishte sponsori kryesor i Forumit të 3-të Shqiptar të Telekomunikacionit Infocom, të titulluar "Shqipëria dixhitale: në rrugën drejt biznesit të gjerë", organizuar nga Smart Press në Hotel Sheraton në 6 dhjetor.
Dhurimi për Kryqin e Kuq Shqiptar: Punonjësit e Alpha Bank dhuruan gjak për fëmijët talasemikë dhe 4-tër muaj më vonë, në tetor kontribuan me veshje dhe ushqime të cilat iu dërguan Kryqit të Kuq Shqiptar. Pjesëmarrja në të dyja rastet ishte e lartë dhe punonjësit kontribuan me kënaqësi.

Sponsorizimi i Festës së Birrës në Korçë
Sponsorizimi i takimit të mësuesve në Devoll
Sponsorizimi i Shoqatës Kombëtare të Fëmijëve Jetimë në Bilisht
Sponsorizimi për fëmijët e Dëshmorëve të Policisë

 

 

Mbështetje për Komunitetin
Gjatë vitit 2010 Alpha Bank Albania sha :
• Dhuroi 20.000 Euro për të shpërngulurit nga përmbytjet natyrore të qarkut Shkodër dhe Lezhë
• Sponsorizoi Forumin e 3-të të Biznesit organizuar nga Ambasada Greke
• Sponsorizoi Panairin e Mjeshtrave Duarartë të qytetit të Pogradecit
• Mbështeti financiarisht  Shoqatën ‘’Nënë Tereza’’
• Sponsorizoi konkursin e njohurive të përgjithshme të Shkollave të Mesme Shqiptare
• Në kuadër të ditës së Vullnetarizmit të Alpha Bank, punonjësit e Bankës vizituan tre Shtëpi Fëmijësh në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Gjatë vizitës së tyre, vullnetarët dhuruan dhurata të ndryshme, ndërkohë kaluan edhe disa momente duke luajtur me fëmijët.

Mbështesim mjedisin
Gjatë vitit 2009 Alpha Bank Albania sha mbështeti:
• Bashkinë e Tiranës në projektin “Një qytetar, një pemë’’ duke dhuruar 20 pemë
• Ministrinë e Mjedisit në projektin  “Të mbajmë të pastër qytetin’’
• Bashkinë e Librazhdit duke dhuruar 30 kontenier mbeturinash
• HELMEPA (Shoqata Greke e Mbrojtjes së Mjedisit Detar), të organizonte një simpozium në kolegjin Arsakio të Tiranës.

Mbështesim shoqërinë
Gjate vitit 2009 Alpha Bank Albania sha mbështeti projekte të ndryshme sportive, kulturore, sociale dhe ekonomike si:
• Sponsorizimi i Festivalit të Parë të Filmit Grek në Shqipëri. Gjatë 3 ditëve të këtij festivali publikut iu prezantuan 10 filma Grek, nga regjisorë të vjetër dhe të rinj duke mbuluar tematika që prej vitit 1970 e deri në ditët tona.
• Aktiviteti sportiv “ALPHA BANK SPORTS PANORAMA”, vizitoi Shqipërinë për të parën herë në Maj, duke bashkëpunuar me Bashkitë e 4 qyteteve të mëdha të vendit. Vizitorët morën pjesë në sporte të ndryshme dhe fituan dhurata dhe çmime speciale.
• Sponsorizimi i Konkursit të Shkollave të Mesme në njohuri të përgjithsme, i cili zgjati 5 muaj dhe u organizua në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga UTV.
• Vendosja e një fondi në ndihmë të Shoqatës Nënë Tereza
• Blerja e dhuratave të Shtëpisë së Fëmijës,Bilisht
• Blerja e Materialeve Mjeksore në Spitalin e Kuçovës
• Sponsorizimi i eventit në kujtim të poetit të madh Grek Yannis Ritsos, organizuar nga Fondacioni Grek i Kulturës
• Sponsorizimi i Forumit të 3-të të Biznesit, organizuar nga Ambasada Greke.
Me qëllim rritjen e mëtejshme të sensibilizimit të personelit të Grupit për çështjet sociale dhe mjedisore si dhe në përputhje me politikën e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, e diela e fundit e muajit Maj është caktuar si "Dita e Vullnetarizmit të Alpha Bank ".

23 Maj 2009, personeli i të gjitha degëve të Alpha Bank Albania sha pastruan rrugët afër degëve të tyre, gjithashtu disa punonjës pastruan brigjet e detit në afërsi të degëve të tyre. Ky aktivitet u përqafua ngrohtësisht nga të gjithë punonjësit e Alpha Bank Albania sha dhe në shume raste, kalimtarë të ndryshëm u bën pjesë e grupit duke ofruar ndihmën e tyre.
2008: Gjatë 2008-tës, Alpha Bank Albania sha dhuroi të gjithë kompjuterat e përdorur në institucione edukimi, krijoi një program të veçantë që siguron bursa për studentë Shqiptarë, ofroi ndihmë financiare për viktimat e fshatit Gërdec pas shpërthimit të depos së municioneve dhe sponsorizoi OJQ  “Human Aid’’ për të ndihmuar fëmijët jetim grek në Shqipëri.
Alpha Bank Albania vlerëson që rritja ekonomike të mbështetet në mënyrë direkte në administrimin e duhur të burimeve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Banka njeh përgjegjësinë e saj për të ndihmuar në mënyrë aktive mjedisin dhe është angazhuar të ndikojë në mënyrë të drejpërdrejtë ose jo në ndihmë të tij.
 

 

 

 

 

 


Printo faqen Dergo faqen Krye