Funksionalitet kryesore:

  • Kredencialet  e përdoruesit i ofrohen klientit, pa qenë e  nevojshme  që të jetë i pranishëm në sportelet e bankës;
  • Ndryshimi  fjalëkalimin, i jep lirinë përdoruesit për ta ndryshuar atë pa praninë fizike të tij në sportelet e bankës;
  • Informacione të hollësishme mbi balancat e depozitave. Këtu  përfshihen  llogaritë rrjedhëse, të kursimit dhe depozitat me afat;
    • Moduli i Depozitave me afat  siguron nje pamje të agreguar dhe analitike të depozitave;
  • Nxjerrje analitike e veprimeve në llogari duke përdorur kritere të ndryshme filtrimi  për llogaritë rrjedhëse ato të kursimit dhe të depozitave me afat;
  • Kalkulatori  i depozitave me afat i cili në bazë të parametrave të ndryshëm si kohëzgjatja apo llojet e ndryshme të maturiteteve përllogarit interesin e përfituar në përfundim të maturitetit të zgjedhur; 
  • Mundësohen lloje të ndryshme pagesash , të cilat përfshijnë:
    • Transferta fondesh në llogaritë tuaja në Alpha Bank ose në palë të treta në monedhë vendase ose të huaj;
    • Transferta fondesh drejt bankave të tjera që operojnë në Shqipëri në monedhë vendase ose të huaj;
    • Transferta fondesh ndërkombëtare në monedhë të huaj;
  • Mundësia për të bërë pagesat e pagave;
  • Informacione të hollësishme të  kredive;
  • Informacion mbi kurset e këmbimit;

Ndiq hapat e mëposhtëm për të krijuar një llogari Alpha e-Banking:

Shkarko formularin e aplikimit për kategorinë Biznes më poshtë dhe pasi e plotësoni ruani ndryshimet dhe dërgojeni te e-mail ebanking.albania@alpha.gr 

Shënim i rëndësishëm:

Që të mund të plotësoni formën pdf nëse e hapni nga:

  • Laptop ose kompjuter: plotësojeni ruajeni te dokumentat tuaja dhe bashkangjiteni te e-mail që do të dërgoni;
  • Telefon: ju duhet të keni të shkarkuar Adobe Acrobat Reader në telefon. Kur klikoni në link të formës, pasi forma hapet ju duhet ta ruani atë në telefonin tuaj. Shkoni te dokumentat tuaj hapni formën, plotësojeni, ruani ndryshimet dhe bashkangjiteni te e-mail që do të dërgoni.

Aplikimet do të procesohen gjatë orarit zyrtar të Bankës nga e hëna në të premte 

Kujdes: Që aplikimi të jetë i suksesshëm ju duhet të keni të regjistruar në bankë numrin personal, numrin e telefonit dhe adresën e e-mail. 

  • Nëse të dhënat e plotësuara në formularin që do të dërgoni do të përputhen me të dhënat në sistemet tona, operatori do të proçedojë me krijimin e llogarisë suaj e-Banking. Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi do t’ju dërgohen respektivisht me email dhe SMS. Pas krijimit të llogarisë suaj ju mund të vijoni menjëherë me përdorimin e shërbimit Alpha e-Banking.
  • Nëse të dhënat e plotësuara në e-mail-in që do të dërgoni nuk përputhen me të dhënat e regjistruara në sistemin tonë (p.sh. nëse adresa nga keni nisur email nuk përputhet me atë që ju keni regjistruar në bankë)atëherë operatori ynë nuk do të vazhdojë me tej me aplikimin dhe do t’ju nisë një e-mail informues për arsyen e refuzimit të kërkesës suaj për aplikimi online. Në këtë rast do të duhet që ju të paraqiteni në një nga degët tona për të përditësuar të dhënat tuaja dhe të proceduar me procesin e aplikimit. 

Ju mund të aksesoni shërbimin Alpha e-Banking nga web-i KËTU ose duke shkarkuar aplikacionin Alpha e-Banking në:

Shënim: Për të kryer transaksione nëpërmjet Alpha e-Banking, duhet të shkarkoni gjithashtu aplikacionin “Alpha Safe Access”. Ju mund ta shkarkoni Alpha Safe Access në:

Gjej manuale udhëzues për Alpha e-Banking KËTU

Alpha e-Banking Help Desk:
E-mail: ebanking.albania@alpha.gr
Tel: +355 42 278 736 / 0697028700