Alpha 500

Kjo është një llogari rrjedhëse me përfitimet e mëposhtme:

  • Norma interesi të përshkallëzuara të aplikuara në balancën ditore të llogarisë
  • Kartë krediti American Express
  • Blloqe çeqesh
  • Përditësime të llogarisë
  • Overdrafte
  • Alpha e-Banking

Alpha 290

Kjo është një llogari që nuk mbart interes me përfitimet e mëposhtme:

  • Kartë krediti American Express
  • Blloqe çeqesh
  • Përditësime të llogarisë

Dokumentat e nevojshëm për hapjen e një llogarie për rezident janë:

  • Kopje e regjistrimit të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, QKR
  • Kopje të Statusit dhe të Aktit të themelimit
  • Kopje e Numrit të Identifikimit Personal të Kompanisë (NIPT)
  • Kopje të licencës aktuale të lëshuar nga autoritetet tatimore, nëse kërkohet me ligj
  • Dokumenti i identifikimit të administratorit (kopja e pashaportës ose kartë identifikimi)

Dokumentat e nevojshëm për hapjen e një llogarie për jo-rezident e cila duhet dorëzuar me vulë Apostile:

  • Certifikatë nga Regjistri Tregtar per regjistrimin e shoqërisë në shtetin prejardhës
  • Statusi dhe Akti i themelimit
  • Vertetim nga Regjistri Tregtar i shtetit prejardhës që kompania nuk është në process likujdimi.
  • Vertetim nga Regjistri Tregtar i shtetit prejardhës i personit të autorizuar që do të administrojë llogarinë e re në Alpha Bank Albania
  • Kopje e dokumentit të identifikimit dhe/ose pasaporte të personit të autorizuar që do të administrojë llogarinë e re në Alpha Bank lbania

Nuk aplikohet shumë dhe balancë minimale për hapjen e llogarive të biznesit

Komisionet, tarifat dhe shpenzimet reale që i rëndohen llogarisë (debitohen automatikisht) të cilat publikohen nga Banka në Librin e tarifave, komisioneve dhe shpenzimeve dhe rëndimi i tyre bëhet në fund të çdo muaji në përputhje me Kushtet e Përgjithshme të Bankës.

Përmes kësaj llogarie ju mund të kryeni transaksione parash si depozita on-line dhe tërheqje ose transaksione bankare jo me para në dorë, transferta on line brenda bankës, transferta brenda vendit në monedhën vendase (përmes sistemit te pagesave AECH & AIPS), transfertat te brendshme në valutë të huaj; transferta ndërkombëtare në valutë të huaj.

Transfertat mund të kryhet përmes degëve, ATM-së, Alpha e-Banking. Gjithashtu mund të kryhen transaksione nëpërmjet urdhërpagesave dhe pagesave automatike. Bazuar në marrëveshje midis klientit dhe Degës, Dega mund të kryejë veprime pasi është udhëzuar më parë me faks, e-mail etj.

Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson në përgjithësi të gjithë depozituesit individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare deri në masën 2.500.000 lekë.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al