Financimi
COSME

Overdraft

Alpha Overdraft është një llogari rrjedhëse me overdraft për klientët e biznesit të vogël, profesionistët e lirë dhe profesionistët e pavaruar në kushtet që kanë nevoja për likuiditet për të mbuluar aktivitetet ditore, nëpërmjet përdorimit të shumës sipas limitit të aprovuar të Overdraftit.

Afati 12 muaj
Monedha Lek/Euro
Xhiro vjetore deri më 150,000 Euro Financim deri në 50,000 Euro
Xhiro vjetore >150,000 Euro - 500,000 Euro Financim deri në 200,000 Euro

Kredi hipotekare

Alpha Kredi Hipotekare është krijuar për të financuar Profesionistë e lirë dhe të pavarur dhe Biznesin e Vogël, për të rritur nivelin e aktivitetit duke kryer investime në aktive fikse, si zgjerimin e biznesit ose ndërtimin e pikave të reja të shitjes i cili ka si qëllim mbulimin e nevojave të ndryshme për investim.

Afati:

  • Deri në 10 vjet për rikonstruksionin e ambjenteve të biznesit. 
  • Deri në 15 vjet për blerjen ose ndërtimin e ambjenteve tregtare për të kryer aktivitetin.
Monedha Lek/Euro/USD
Xhiro vjetore deri më 150,000 Euro Financim deri në 50,000 Euro
Xhiro vjetore >150,000 Euro - 500,000 Euro Financim deri në 200,000 Euro

Kredi për pajisje

Alpha Kredi për Pajisje është krijuar për të financuar Profesionistët e lirë dhe të pavarur dhe Biznesin e Vogël,për të rritur standartet e aktivitetit të tyre duke kryer investime në teknologji dhe blerjen e pajisjeve të reja, pajisje programuese dhe komunikmi, makineri dhe mjete. Aktivet që do të blihen duhet të jenë të reja dhe jo aktive të përdorura.

Afati 5 vjet
Monedha Lek/Euro/USD
Xhiro vjetore deri më 150,000 Euro Financim deri në 50,000 Euro
Xhiro vjetore >150,000 Euro - 500,000 Euro Financim deri në 200,000 Euro

 

Alpha Bank Albania dhe Fondi Evropian i Investimit (EIF) kanë nënshkruar një marrëveshje prej 25 milionë Euro,
për financimin e NVM-ve shqiptare, si pjesë e Programit për garantimin e huave - COSME, të ofruar nga Bashkimi Evropian që krijon mundësi për financim për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Sipas kësaj marrëveshje, Alpha Bank Albania ofron hua për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme që nuk plotësojnë kërkesat e bankës për kolateral nëpërmjet garancisë së COSME. 

Si të marrësh hua nëpërmjet garancisë COSME:

Nëse klienti biznes i plotëson të gjitha kushtet e Bankës për financim përveç mjaftueshmërisë së kolateralit, ai mund të aplikojë për mbulimtë kredisë nëpërmjet fondit të garancisë COSME.

Mbulimi:
Klienti duhet gjithsesi të paraqes kolateral të reduktuar

Llojet e financimit dhe kohëzgjatja e financimit nën Programin e Garancisë COSME janë:

  • Kredi afatgjatë për investime - 12 muaj deri në 10 vjet
  • Kapital punues:
    • Kapital qarkullues - 12 muaj me mundësi rinovimi deri në 5 vjet
    • Linjë overdrafti - 12 muaj me mundësi rinovimi deri në 5 vjet 

Shuma e financimit deri në 150.000 Euro. Shuma mund të jetë deri në 3.000.000 Euro nëse ndërmarrja nuk përmbush ndonjë nga kriteret e Programit InnovFin si më poshtë

  • Afati i maturimit të kredisë në 1.500.000 Euro deri në 10 vjet
  • Afati i maturimit të kredisë në 3.000.000 Euro deri në 5 vjet

Për ndërmarrjet që kryejnë transportin e mallrave rrugor, shuma maksimale është:

  • Afati i maturimit të kredisë 750.000 Euro deri në 10 vjet
  • Afati i maturimit të kredisë në 1.500.000 Euro deri në 5 vjet

Kërkesat e kolateraleve
Kolateral i skontuar do të kërkohet për secilin financim në kuadër të programit COSME

Kohëzgjatja e garancisë
Kohëzgjatja e garancisë së EIF është deri në 10 vjet

Periudha e disponueshmërisë 
Programi është në dispozicion nga 01/10/2019 deri më 30/09/2022.

Kriteret e pranueshmërisë

  • Eshtë një Ndërmarrje e Vogël dhe e Mesme (NVM);     
  • Nuk i nënshtrohet procedurave të falimentimit kolektiv dhe as i plotëson kriteret sipas ligjit të tij të brendshëm për t'u vendosur në procedurat e falimentimit kolektiv me kërkesë të kreditorëve të tij;    
  • Nuk ka një përqendrim thelbësor në një ose më shumë sektorë të kufizuar (përcaktimi i të cilëve do të bëhet nga Banka sipas diskrecionit të saj, pa kufizime mbi rëndësinë proporcionale të këtij sektori në të ardhurat, qarkullimin ose bazën e klientit përfitues);  
  • Nuk është me vonesë  në lidhje me ndonjë hua ose qira të dhënë qoftë nga Banka ose nga një institucion tjetër financiar në bazë të kontrolleve të bëra në përputhje me udhëzimet e brendshme të Bankës dhe politikat e saj të kredidhënies;
  • Nuk është themeluar në një Juridiksion Jo-Bashkëpunues (JJB), përveç nëse në rast të zbatimit të JJB;    
  • Eshtë themeluar dhe operon në një Vend Pjesëmarrës ose në një vend dhe territor të lidhur me Shtetin Anëtar, nëse është e aplikueshme, në të cilin është krijuar Banka; dhe  
  • Nuk po kryen veprimtari të paligjshme sipas legjislacionit Shqiptar ose vendit ku është themeluar përfituesi (përfshirë legjislacionin kombëtar, Bashkimin Evropian dhe ndërkombëtar, përfshirë Kartën e të Drejtave 
  • Themelore të Bashkimit Evropian dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe protokollet plotësuese të tij).
  • Detajet e kontaktit

Fation Kambo                            
Tf: +355  42 278 633
Email: fkambo@alpha.gr 

Anila Noti                            
Tf: +355 42 278 642
Email: notia@alpha.gr 

"Ky financim mundësohet nga mbështetja e Bashkimit Evropian nën Programin e Garancisë së Huasë të krijuar sipas Rregullores (BE) Nr. 1287/2013 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për krijimin e një Programi për Konkurrencën e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (COSME (2014-2020) ”

Dokumenta ndihmëse

Kriteret e Programit InnovFin