Pasioni na udhëheq në punën tonë dhe jemi të përkushtuar ndaj cilësisë. Dëshirojmë që Ju të largoheni me mbresa pozitive sa herë që keni vizituar Alpha Bank.

Alpha Bank i kushton rëndësi të veçantë ofrimit të produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë për klientët e saj, duke u siguruar që kërkesat e tyre të plotësohen në kohë. Njësia e Garantimit të Cilësisë së Shërbimit është përgjegjëse për trajtimin e ankesave të klientëve duke siguruar që gjithësecilit t’i jepet përgjigje e plotë, brenda 20 ditëve.

  • Çdo klient i Bankës mund të paraqesë një ankesë ose kërkesë duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme:
  • Nëpërmjet formularit:Klienti mund të paraqesë ankesë ose kërkesë në çdo Degë të Bankës duke plotësuar formularin përkatës;
  • Nëpërmjet telefonit: Duke i telefonuar Njësisë së Garantimit të Cilësisë së Shërbimit në numrin e telefonit +355 4 227 86 32 nga ora 08:00 deri në 16:30;
  • Nëpërmjet e-mail-it, duke klikuar në link-un: qualityassurance.albania@alpha.gr
  • Nëpërmjet Postës: Letrat i drejtohen Bankës nëpërmjet Postës në adresën e mëposhtme:
            Njësia e Garantimit të Cilësisë së Shërbimit
            Alpha Bank Albania
            G-KAM Business Centre
            Rruga e Kavajës
            Tiranë, Shqipëri

Klienti mund ta drejtojë ankesën ose kërkesën e tij edhe në Bankën e Shqipërisë.

Transparenca
Alpha Bank zbaton dispozitat e Rregullores Nr. 59, datë 29.08.2008 të Bankës së Shqipërisë, “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”. Banka kujdeset që të gjitha dispozitat e rregullores së transparencës të jenë të përfshira në kontrata kredie, depozite ose hapje llogarie të lidhura me klientët e saj. Gjithashtu, siguron që “Kushtet e Punës” të jenë të afishuara në vende të dukshme në të gjitha degët e saj, si edhe të publikuara në faqen e internetit.