Si funksionon ky shërbim?

Alpha Safe Code, shërbimi i sigurisë 3D (3D Secure) është një proces verifikimi i cili synon parandalimin e mashtrimeve për veprime të kryera në internet me kartën tuaj, duke rritur kështu sigurinë gjatë përdorimit të saj.
Për të përfituar nga ky shërbim, ju duhet ose të jeni përdorues i Alpha e-Banking me akses të plotë si dhe të keni të lidhur aplikacionin “Alpha Safe Access AL”, ose të keni numrin e saktë të telefonit të regjistruar në bankë.

Shërbimi është një hap shtesë sigurie në procesin e pagesës me kartë për veprimet në Internet. Procesi i verifikimit ndjek hapat e mëposhtëm:

1. Në ekranin e kompjuterit ose aparatit tuaj celular do të shfaqet një dritare me detajet e veprimit që po kryhet me kartën tuaj.
2. Përpara se të konfirmoni veprimin, kontrolloni me vëmendje detaje si: shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, të shfaqura ose në aplikacionin Alpha Safe Access AL ose në SMS-në e dërguar në numrin e telefonit që keni të regjistruar në bankë.
3. Nëse detajet përputhen me veprimin që po kryeni, konfirmojeni atë ose në aplikacionin Alpha Safe Access AL, ose duke vendosur fjalëkalimin verifikues njëpërdorimësh që është dërguar me SMS në aparatin tuaj celular.


Si të kuptoni që tregtari është 3D Secure?

Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni veprimin e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni ne faqen e tij për logon e Mastercard Secure Code. Nëse faqja e ka këtë logo, tregtari e ofron shërbimin e sigurisë 3D.

E rëndësishme

1. Për të përfituar nga shërbimi i sigurisë 3D, ju duhet:Të jeni përdorues i Alpha e-Banking me akses të plotë si dhe të keni të lidhur aplikacionin “Alpha Safe Access AL” (ju mund ti shkarkoni këto aplikacione pa pagesë në App Store ose Google Play pasi të keni bërë aplikimin online për regjistrim në Alpha e-Banking KËTU ose në çdo degë tonën) ose,
2. Të keni numrin e saktë të telefonit të regjistruar në bankë (nëse nuk e keni të saktë ju mund ta përditësoni atë në çdo degë tonën).

Lexoni më poshtë udhëzimet për Alpha Safe Code 

Dokumenta ndihmëse

Manual Alpha Safe Code