
Kredi hipotekare Alpha Investim
Alpha Kredi për Investim ofron normë interesi të ndryshueshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë dhe shërben për blerjen apo rikonstruksionin e një pasurie si dyqan ose zyrë. Gjithashtu ky produkt shërben për blerjen e një pasurie si shtëpi, apartament, i cili do të përdoret për qëllime dhënie me qira.
- Shuma minimale 5,000 Eur ose ekuivalenti në lek
- Shuma maksimale 500,000 Eur ose ekuivalenti në lek
- Kohëzgjatja maksimale 30 vite per blerje apartamenti
- Kohëzgjatja maksimale 20 vite per blerje dyqane/zyra
Komision Disbursimi
- 1.25% komision disbursimi (min 400 Eur / ekuivalent) për klientët standard
- 0.88% komision disbursimi (min 280 Eur / ekuivalent) për klientët pagamarrës pranë Alpha Bank
- Nuk aplikohet komision disbursimi për transferimet e balancave nga Bankat e tjera
Komision për shlyerje të parakohshme
- Penalitet për shlyerje të parakohshme 2% e shumës së kredisë të paguar, nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë është mbi 1 vit
- Penalitet për shlyerje të parakohshme 1% e shumës së kredisë të paguar nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë është më pak se 1 vit
- Penalitet për shlyerje të parakohshme 0.5% e shumës së kredisë të paguar nëse kredia shlyhet nga fondet e klientit
- Nuk aplikohet penalitet nëse shlyerja realizohet në bazë të një kontratë sigurimi e cila ka si qëllim shlyerjen e kredisë
- Nuk aplikohet penalitet nëse kredia është me vonesë dhe shlyerja kërkohet nga Banka
Normat e interesit për klientë pagamarrës
• EUR: 12M Euribor + 3.85%
• LEK: 12M BTH + 2.35%
Normat e interesit për klientë standard
• EUR: 12M Euribor + 4%
• LEK: 12M BTH + 2.5%
Shembull kësti kredie për klientë pagamarrës:
Monedha | Norma e interesit | Norma efektive e interesit | Kësti mujor i përafërt |
EUR | 3.85% | 4.00% | 150.23 EUR |
LEK | 3.67% | 3.78% | 17.662 LEK |
Shembull kësti kredie për klientë standard:
Monedha | Norma e interesit | Norma efektive e interesit | Kësti mujor i përafërt |
EUR | 4.00% | 4.23% | 152.23 EUR |
LEK | 3.82% | 3.99% | 17,896 LEK |
Kësti mujor është përllogaritur me një shumë 25,000 Euro ose 3,000,000 Lek dhe kohëzgjatje 20 vjet.
Norma e ndryshueshme e interesit është e rishikueshme çdo dymbëdhjete muaj sipas normës bazë për secilën monedhë në datën e disbursimit të parë të kredisë
Normat referencë janë për:
EUR: Euribor 12 Mujor = 0% / LEK: Bono Thesari 12 Mujore = 1.32%
- Pasuri e paluajtshme Rezidence Banimi (hipoteke e rangut te 1-rë) me mbulim 143% të shumës së kredisë
- Dyqane / zyra në pronësi të individëve (hipotekë e rangut të 1-rë) me mbulim 143 % të shumës së kredisë
- Tokë truall (hipotekë e rangut të 1-rë) me mbulim 200% të shumës së kredisë