Alpha Fiks Kredi për Shtëpi ofron normë fikse interesi për një periudhë të caktuar dhe normë interesi të ndryshueshme për pjesën e mbetur të kohëzgjatjes së kredisë dhe shërben për blerjen, ndërtimin, apo rikonstruksionin e një pasurie të paluajtshme si shtëpi, apartament ose blerje tokë truall (jo tokë bujqësore), e cila do të përdoret për qëllime banimi.

Karakteristikat e Produktit
Komisione
Normat e Interesit
Llojet e Kolateralit
  • Shuma minimale 4,000 Eur ose ekuivalentin
  • Shuma maksimale 350,000 ose ekuivalentin
  • Kohëzgjatja minimale 5 vite
  • Kohëzgjatja maksimale 30 vite

Komision Disbursimi

  • 1.25% (minimum 400 euro / ekuivalentin) për klientët standard
  • 0.88% (minimum 280 euro / ekuivalentin) për klientët pagamarrës pranë Alpha Bank
  • Nuk aplikohet komision disbursimi për transferimet e balancave nga Bankat e tjera

Komision për shlyerje të parakohëshme 

  • 2% e shumës së kredisë të paguar nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë ështe mbi 1 vit
  • 1% e shumës së kredisë të paguar nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë ështe me pak se 1 vit
  • Penalitet për shlyerje të parakohshme 0.5% e shumës së kredisë të paguar vetëm gjatë periudhës me Normë Interesi të Ndryshueshëm nëse kredia shlyhet nga fondet e klientit
  • Nuk aplikohet penalitet nëse shlyerja realizohet në bazë të një kontratë sigurimi e cila ka si qëllim shlyerjen e kredisë
  • Nuk aplikohet penalitet nëse kredia është me vonesë dhe shlyerja kërkohet nga Banka

Normë interesi për periudhën fikse
1 vit fikse   1.9% për monedhën euro dhe 2.7% për monedhën lek
2 vite fikse 2.9% për monedhën euro dhe 3.7% për monedhën lek


Norma e interesit pas periudhës fikse

Klientë me të ardhura nga paga/qiraja
EUR: 12M Euribor + 3.75% (minimum 3.75%)
LEK: 12M BTH + 1.5% (minimum 1.5%)

Klientë me të ardhura nga biznesi/të tjera
EUR: 12M Euribor + 3.95% (minimum 3.95%)
LEK: 12M BTH + 1.7% (minimum 1.7%)

Monedha Periudha fikse  Norma e interesit  Norma efektive e interesit  Kësti mujor i përafërt 
 EUR 1 vit 1.9% 2.06% 91.49 EUR
 EUR 2 vite 2.9% 3.08% 104.60 EUR
 LEK 1 vit 2.7% 2.84% 12,167 LEK
 LEK 2 vite 3.7% 3.85% 13,808 LEK

Kësti mujor është përllogaritur me një shumë 25,000 Euro ose 3,000,000 Lek dhe kohëzgjatje 30 vjet. Norma e ndryshueshme e interesit është e rishikueshme çdo dymbëdhjetë muaj sipas normës bazë për secilën monedhë në datën e disbursimit të parë të kredisë

  • Pasuri e paluajtshme Rezidencë Banimi (hipotekë e rangut të 1re) me mbulim 133% e shumës së kredisë
  • Dyqane / zyra në pronesi të individëve (hipotekë e rangut të 1re) me mbulim 143 % e shumës së kredisë
  • Toke truall (hipotekë e rangut të 1re) me mbulim 200% e shumës së kredisë