Alpha Plan Kredi për Shtëpi ofron normë interesi të ndryshueshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë dhe shërben për blerjen, ndërtimin, apo rikonstruksionin e një pasurie si shtëpi, apartament ose blerje toke truall (jo tokë bujqësore), e cila do të përdoret për qëllime banimi.

Karakteristikat e Produktit
Komisione
Normat e Interesit
Llojet e Kolateralit
  • Shuma minimale 4,000 Eur ose ekuivalenti në lek 
  • Shuma maksimale 350,000 Eur ose ekuivalenti në lek 
  • Kohëzgjatja minimale 5 vite 
  • Kohëzgjatja maksimale 30 vite

Komision Disbursimi
     • 1.0% komision disbursimi (min 300 Eur / ekuivalent) për klientët standard
     • 0.7% komision disbursimi (min 210 Eur / ekuivalent) për klientët pagamarrës pranë Alpha Bank
     • Nuk aplikohet komision disbursimi për transferimet e balancave nga Bankat e tjera 

Komision për shlyerje të parakohshme
     • Penalitet për shlyerje të parakohshme 2% e shumës së kredisë të paguar, nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë është mbi 1 vit 
     • Penalitet për shlyerje të parakohshme 1% e shumës së kredisë të paguar nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë është më pak se 1 vit 
     • Penalitet për shlyerje të parakohshme 0.5% e shumës së kredisë të paguar nëse kredia shlyhet nga fondet e klientit
     • Nuk aplikohet penalitet nëse shlyerja realizohet në bazë të një kontratë sigurimi e cila ka si qëllim shlyerjen e kredisë
     • Nuk aplikohet penalitet nëse kredia është me vonesë dhe shlyerja kërkohet nga Banka

Normat e interesit për klientë pagamarrës 
• EUR: 12M Euribor + 3.75% 
• LEK: 12M BTH + 2.35% 
• USD: 12M Libor + 4.85%

Normat e interesit për klientë standard 
• EUR: 12M Euribor + 3.9% 
• LEK: 12M BTH + 2.5% 
• USD: 12M Libor + 5% 

 Shembull kësti kredie për klientë pagamarrës

Monedha  Norma e interesit  Norma efektive e interesit  Kësti mujor i përafërt 
EUR  3.75% 3.88%  116.52 EUR
LEK  3.67% 3.75% 13'757 LEK
USD  7.81% 8.02% 182.02 USD

 

 Shembull kësti kredie për klientë standard

Monedha  Norma e interesit  Norma efektive e interesit  Kësti mujor i përafërt 
EUR  3.90% 4.06%  118.69 EUR
LEK  3.82% 3.93% 14'012 LEK
USD  7.96% 8.20% 184.67 USD

Kësti mujor është përllogaritur me një shumë 25,000 Euro, 25,000 USD ose 3,000,000 Lek dhe kohëzgjatje 30 vjet. Norma e ndryshueshme e interesit është e rishikueshme çdo dymbëdhjete muaj sipas normës bazë për secilën monedhë në datën e disbursimit të parë të kredisë


Normat referencë janë për:
EUR: Euribor 12 Mujor = 0% / LEK: Bono Thesari 12 Mujore = 1.32% / USD: Libor 12 Mujor = 2.96%

  • Pasuri e paluajtshme Rezidence Banimi (hipoteke e rangut te 1-rë) me mbulim 133% të shumës së kredisë
  • Dyqane / zyra në pronësi të individëve (hipotekë e rangut të 1-rë) me mbulim 143 % të shumës së kredisë
  • Tokë truall (hipotekë e rangut të 1-rë) me mbulim 200% të shumës së kredisë