Kredia Konsumatore me Garanci Bankare është një mundësi për klientët e Alpha Bank Albania që kanë një depozitë me afat, për të përmbushur nevojat e tyre emergjente duke përfituar interesin e depozitës së tyre. Kredia mund të ripaguhet me këste të rregullta mujore ose me një pagesë të vetme në maturimin e kredisë (kredi qarkulluese).

Karakteristikat e Produktit
Normat e Interesit
Dokumentat e nevojshme 

Shuma Minimale dhe Maksimale
Nga 500 EUR deri në 40,000 EUR (ekuivalente në lek)

Kohëzgjatja për kredinë me këste të rregullta mujore
Nga 6 muaj deri në 10 vjet
0.5% komision disbursimi

Kohëzgjatja për kredinë me një pagesë të vetme në maturim (kredi qarkulluese)
1 vit me të drejtë rinovimi
1% komision disbursimi
0% komision rinovimi

Interesi i Depozitës
Depozita me Afat / llog rrjedhëse e cila do të bllokohet si garanci Cash, do të marrë interesin vjetor të saj , si depozitë normale deri në fund të maturimit të kredisë.

Kredi me këste të rregullta mujore
12M Euribor + 2.5%
12M BTH+ 1.5%

Kredia me një pagesë të vetme në maturim (kredi qarkulluese)
12M Euribor + 3%
12M BTH+ 2%


Norma bazë e interesit është e rishikueshme çdo 12 muaj, në datën e disbursimit

  • Kartë identiteti
  • Vërtetim adrese nëpërmjet një fature të energjise elektrike, telefonit etj.