“Alpha Llogari Burimore” është një llogari kursimi me karakteristikat e llogarisë rrjedhëse për të gjithë klientët individë që janë të interesuar të kryejnë të gjitha llojet e transaksioneve bankare, transferta, depozitime dhe tërheqje kesh dhe të kenë mundësinë ta përdorin llogarinë rrjedhëse si llogari burimore për produktet e tjera Bankare.

Karakteristikat
Alpha e-Banking

Llogaria “Alpha Llogari Burimore” përdoret për të kryer veprime bankare dhe përdoret si llogari burimore për produkte të përzgjedhura nga klienti si kartë debitit, kartë krediti, depozitë me afat, kredi për shtëpi dhe kredi konsumatore, etj.

  • Shuma dhe balanca minimale për hapjen e llogarisë: Nuk ka shumë dhe balancë minimale
  • Monedha: LEK, EUR, USD, GBP, CHF
  • Komisioni mirëmbajtjes: 150 Lekë, 1.5 EUR/USD/GBP/CHF në bazë mujore dhe debitohet në fund të çdo muaji
  • Komision mbyllje llogarie: 500 LEK, 4 EUR/USD/GBP/CHF
  • Kartë Debiti Mastercard pa komision për tërheqjet CASH në rrjetin e Bankomateve të Alpha Bank Albania
  • Pagesë Automatike Faturave Utilitare sipas kushteve të shpallura në ambjentet e Bankës:
  • Transferim të fondeve në mënyrë periodike edhe automatikisht nëpërmjet shërbimit të Urdhër Pagesave Periodike

Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson në përgjithësi të gjithë depozituesit individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare deri në masën 2.500.000 lekë.

Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al  

Lexoni KËTU buletinin e normave të interesit

Shërbimi Alpha e-Banking pa komision mundëson:

  • Përmbledhjen e të gjitha llogarive, kartave dhe kredive të klientit;
  • Nxjerrje llogarie për kontroll të veprimeve;
  • Transferta (pagesa) brenda sistemit të Alpha Bank Albania, për të gjitha monedhat;
  • Transferta (pagesa) në bankat që operojnë në Shqipëri, për të gjitha monedhat;
  • 50% zbritje për transfertat në monedhë të huaj kundrejt Bankave në vend;
  • Informacion për llogarinë (gjëndja, shuma e bllokuar dhe shuma e disponueshme);
  • Transferta (pagesa) për shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime utilitare (One, Vodafone, ALBtelecom);
  • Informacion mbi Depozitat me afat të klientit (shuma, monedha, data e maturimit);
  • Informacion për Kreditë e klientit (shuma e kredisë, monedha, data e maturimit, interesi);
  • Pagesa të detyrimeve të kartave të kreditit dhe kredive
  • Hapje llogarie të re nga platforma