Llogaria “Alpha Studentore” është një llogari lidhëse për studentët, e cila ofron normë interesi konkuruese, e llogaritur mbi bazën e balancës ditore dhe depozitohet çdo muaj.

Karakteristikat
Alpha e-Banking
  •  Njoftim mujor në lidhje me detajet e llogarisë.
    • E vlefshme për të gjithë studentët dhe mbajtësit e kredisë studentore. 
    • Llogaria ka afat 6-vjeçar (njësoj si kredia studentore) ose sa kohëzgjatja e viteve të studimeve (Vërtetim Universiteti).
  • Nuk ka shumë minimale dhe balancë minimale për hapjen e llogarisë
  • Monedha: LEK, EUR, USD
  • Komisioni mirëmbajtjes: 150 Lekë, 1.5 EUR/USD në bazë mujore dhe debitohet automatikisht në fund të çdo muaji
  • Komision mbyllje llogarie: 500 LEK, 4 EUR/USD
  • Kartë Debiti Mastercard pa komision për tërheqjet CASH në rrjetin e Bankomateve të Alpha Bank Albania: 
  • Urdhër pagesa fikse pa komision
  • Dokumentacioni i kërkuar:
    • Shtetas shqiptar - Kartë identiteti ose Pasaportë 
    • Shtetas te huaj - Pasaportë

Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson në përgjithësi të gjithë depozituesit individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare deri në masën 2.500.000 lekë.

Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al  

Lexoni KËTU buletinin e normave të interesit

Shërbimi Alpha e-Banking pa komision mundëson:

  • Përmbledhjen e të gjitha llogarive të klientit;
  • Nxjerrje llogarie për kontroll të veprimeve;
  • Informacion për llogarinë (gjëndja, shuma e bllokuar dhe shuma e disponueshme);
  • Informacion mbi Depozitat me afat të klientit (shuma, monedha, data e maturimit);
  • Hapje llogarie të re nga platforma