Ndiq hapat e mëposhtëm për të krijuar një llogari Alpha e-Banking:

Shkarko formularin e aplikimit për kategorinë Individë më poshtë dhe pasi e plotësoni ruani ndryshimet dhe dërgojeni te e-mail: ebanking.albania@alpha.gr 

Shënim i rëndësishëm:

Që të mund të plotësoni formën pdf nëse e hapni nga:

  • Laptop ose kompjuter: plotësojeni ruajeni te dokumentat tuaja dhe bashkangjiteni te e-mail që do të dërgoni;
  • Telefon: ju duhet të keni të shkarkuar Adobe Acrobat Reader në telefon. Kur klikoni në link të formës, pasi forma hapet ju duhet ta ruani atë në telefonin tuaj. Shkoni te dokumentat tuaj hapni formën, plotësojeni, ruani ndryshimet dhe bashkangjiteni te e-mail që do të dërgoni.

Aplikimet do të procesohen gjatë orarit zyrtar të Bankës nga e hëna në të premte 

Kujdes:

  • Që aplikimi të jetë i suksesshëm ju duhet të keni të regjistruar në bankë numrin personal, numrin e telefonit dhe adresën e e-mail. 
  • Nëse të dhënat e plotësuara në formularin që do të dërgoni do të përputhen me të dhënat në sistemet tona, operatori do të proçedojë me krijimin e llogarisë suaj e-Banking. Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi do t’ju dërgohen respektivisht me email dhe SMS. Pas krijimit të llogarisë suaj ju mund të vijoni menjëherë me përdorimin e shërbimit Alpha e-Banking.
  • Nëse të dhënat e plotësuara në e-mail-in që do të dërgoni nuk përputhen me të dhënat e regjistruara në sistemin tonë (p.sh. nëse adresa nga keni nisur email nuk përputhet me atë që ju keni regjistruar në bankë)atëherë operatori ynë nuk do të vazhdojë me tej me aplikimin dhe do t’ju nisë një e-mail informues për arsyen e refuzimit të kërkesës suaj për aplikimi online. Në këtë rast do të duhet që ju të paraqiteni në një nga degët tona për të përditësuar të dhënat tuaja dhe të proceduar me procesin e aplikimit. 

Ju mund të aksesoni shërbimin Alpha e-Banking nga web-i KËTU ose duke shkarkuar aplikacionin Alpha e-Banking në Google Play ose App Store.

Shënim: 
Për të kryer transaksione nëpërmjet Alpha e-Banking, duhet të shkarkoni gjithashtu aplikacionin “Alpha Safe Access AL”. 

Ju mund ta shkarkoni Alpha Safe Access në Google Play ose App Store

Lexo më poshtë:

  • Udhëzuesin e përdorimit Alpha e-Banking
  • Udhëzuesin për të instaluar Alpha Safe Access AL

Alpha e-Banking Help Desk:
E-mail: ebanking.albania@alpha.gr
Tel.: +355 42 278 736 / 0697028700