Nëse dëshiron të lidhësh apo anulosh kartat e kreditit në Alpha e-Banking, pa qenë e nevojshme të na vizitosh në një nga degët tona shkarko më poshtë formularin e aplikimit dhe formën e plotësuar dërgoje në ebanking.albania@alpha.gr

Duke lidhur një kartë krediti në Alpha e-Banking ti ke mundësinë të kryesh vetë shpejt, thjesht dhe sigurt pagesën e kartave të tua të kreditit.

Shënim i rëndësishëm:

Që të mund të plotësoni formën pdf nëse e hapni nga:

  • Laptop ose kompjuter: plotësojeni ruajeni te dokumentat tuaja dhe bashkangjiteni te e-mail që do të dërgoni;
  • Telefon: ju duhet të keni të shkarkuar Adobe Acrobat Reader në telefon. Kur klikoni në link të formës, pasi forma hapet ju duhet ta ruani atë në telefonin tuaj. Shkoni te dokumentat tuaj hapni formën, plotësojeni, ruani ndryshimet dhe bashkangjiteni te e-mail që do të dërgoni.

Aplikimet do të procesohen gjatë orarit zyrtar të Bankës nga e hëna në të premte.