
Ndërmjetësimi në Sigurime
Alpha Bank Albania sh.a është liçensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me vendim nr. 210, datë 27.12.2016 për ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit në sigurime për klientët, për klasat e jetës dhe jo-jetës.
- Banka në rolin e ndërmjetësit në Sigurime kryen negocimin me shoqëritë e sigurimit të përzgjedhura, në emër dhe për llogari të Klientit, për t’i mundësuar nënshkrimin e një kontrate sigurimi, sipas kërkesave dhe nevojave të tij.
- Alpha Bank i kushton rëndësi të veçantë ofrimit të produkteve dhe shërbimeve me cilësi të lartë për klientët e saj, duke u siguruar që kërkesat e tyre të plotësohen në kohë.
- Çdo kërkesë/pyetje mund te paraqitet ne forme elektronike (e-mail) ose me shkrim ne Njesise e ndermjetesimit per produktet e Sigurimit ne Banke.
Përse ndërmjetësimi në produktet e sigurimit?
Shërbimi që ofron ndërmjetësi në Sigurime është i rëndësishëm për Klientët që janë të interesuar për prerjen e një police sigurimi pasi shërben si konsulent për përzgjedhjen e produktit të sigurimit më të përshatshëm për nevojat dhe kërkesat e tij. Ndërmjetësi në sigurime informohet për kërkesat e klientit dhe negocion me shoqëritë e sigurimit për kushtet e sigurimit dhe primin më të mire për policën e sigurimit.
Alpha Bank Albania në rolin e ndërmjetësit në sigurime
- Alpha Bank Albania gjatë kryerjes së veprimtarisë së ndërmjetësit në sigurime vepron si përfaqësuesi për Klientët në negociatat që zhvillon me Shoqëritë e sigurimit dhe ka si qëllim kryesor mbrojtjen e interesave të klientëve duke gjetur produktin më të mirë të sigurimit dhe kontrollon përmbajtjen e policës së sigurimit para nënshkrimit.
- Informon me shkrim klientin mbi karakteristikat e produkteve të sigurimit dhe komisionet mbi mbulimin e kërkuar.
- Informon shoqërinë e sigurimit për ofertën e kërkuar nga Klienti, për nënshkrimin e një kontrate sigurimi.
- Ndërmjetesi kontrollon përmbajtjen e kontratës së sigurimit përpara nënshkrimit dhe e paraqet tek Klienti.
- Banka në rolin e ndërmjetësit në sigurime asiston të Siguruarin gjatë kohëzgjatjes së policës për përmbushjen e të drejtave dhe detyrimeve të kontratës.
- Banka asiston klientin për ndjekjen e kërkesave për dëmshpërblim, për kontratat e ndërmjetësuara nga Brokeri.
Informimi mbi produktet e sigurimit
Çdo klient i Bankës mund të kontaktojë Njësinë e Ndërmjetësimit për Produktet e Sigurimit për informacion më të detajuar rreth produkteve të sigurimit duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme:
- Nëpërmjet telefonit: numrat e telefonit +355 4 22 78 502/531/532 nga ora 08:00 deri në 16:30;
- Nëpërmjet sms-ve dhe aplikacionit WhatsApp në numrin e celularit + 355 69 70 20 400;
- Nëpërmjet e-mail-it, duke klikuar në link-un: DepositsInvestmentProducts.Albania@alpha.gr
- Nëpërmjet Postës:
- Letrat i drejtohen Bankës nëpërmjet Postës në adresën e mëposhtme:
Njësia e Ndërmjetësimit për Produktet e Sigurimit, Biznesi Bankar me Pakicë, Alpha Bank Albania, Rruga e Kavajës, G-KAM Business Centre, Tiranë, Shqipëri
- Letrat i drejtohen Bankës nëpërmjet Postës në adresën e mëposhtme:
- Mesazh në faqen zyrtare të internetit të Bankës duke klikuar ............
Lexoni më poshtë për produktet e sigurimit