
Pagesa Automatike Faturash Utilitare
Alpha Bank Albania ofron mundësinë e shlyerjes së detyrimeve mujore në mënyrë automatike nëpërmjet shërbimit të pagesës atuomatike të faturave . Banka ka marrëveshje me OSHEE, UKT, ALBtelecom, Vodafone dhe ONE.
Çfarë është shërbimi i pagesës automatike të faturave?
Pagesa automatike e faturave është shërbim i cili ju mundëson të kryeni pagesa të rregullta, në mënyrë të thjeshtë, të sigurtë dhe të shpejtë të faturave mujore të:
- ujit
- energjisë elektrike
- telefonisë
- internet dhe shërbime të tjera të cilat paguhet direkt nga llogaria juaj rrjedhëse në bankë.
Si aktivizohet?
- Shërbimi aktivizohet me nënshkrimin e autorizimit dhe përfundon me nënshkrimin e revokimin të autorizimit, me shkrim nga ana e klientit.
- Urdhri është i vlefshëm deri në revokimin (anulimin) në formë të shkruar ose kur ndërpritet marrëdhënia midis Bankës dhe Operatorit.
- Pagesat kryhen një herë në muaj në datat e përcaktuara nga marrëveshjet e nënshkruara midis Bankës dhe Operatorëve.
- Debitimi automatik i llogarisë do të fillojë nga muaji pasardhës i datës së nënshkrimit të Autorizimit.
- Datat kur kryhen debitimet në favor të Operatorëve:
- UKT, OSHEE, ALBtelecom– 17 dhe 25 të çdo muaji
- Vodafone – 6 dhe 16 të çdo muaji
- ONE – 5 dhe 19 të çdo muaji
- Klienti mund të urdhërojë më shumë se një pagesë automatike nga e njëjta llogari.
- Komisioni për shërbimin është në përputhje me kushtet e punës të shpallura në ambientet e Bankës dhe më poshtë
Çfarë përfitohet?
- Kurseni kohën tuaj dhe mënjanoni pritjet nëpër sportele
- Kryeni pagesat në kohë dhe pa vonesa dhe ju ndihmon të administroni financat tuaja
- Faturat do të paguhen automatikisht dhe nuk do të anashkalohen afatet e pagesave.
Apliko online KËTU