Banka ofron shërbime për pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pagesat kryesore të ofruara nga Banka janë:

  • Transferta brenda bankës  Pranë sporteleve tona ju mund të kryeni një gamë të gjerë pagesash duke filluar nga pagesat utilitare (Ujin, Albtelekom, Telecom, Vodafone etj)
  • Përfitoni nga lehtësia e kryerjes së pagesave Online me tarifa preferenciale
  • Transferta në mbërritje mund të jenë pagesa në LEK ose monedhë të huaj të kryera nga banka vendase ose jashtë vendit. Për të marrë një transfertë është e nevojshme që ti përcillni palës dërguese
    • Kodin  BIC/SWIFT të bankës suaj (kodi SWIFT është CRBAALTR)
    • Kodin IBAN të llogarisë ku do të kreditohet transferta dhe emertimin e mbajtesit te llogarise
    • Kodin  BIC/SWIFT të bankës korrespondente

Gjeni KËTU kodet e Bankave korrespondente të Alpha Bank Albania.

  • Transfertat në nisje ofrohen për të kryer transferta fondesh në banka vendase në LEK ose Monedhë të huaj dhe për transferim fondesh jashtë vendit. Pranë Alpha Bank Albania ju mund të kryeni transferta fondesh në monedha si LEK, USD, EUR, GBP dhe CHF. Banka bashkëpunon me një numër të konsiderueshëm bankash në gjithë botën. Për të kryer një transfertë në nisje ju nevojitet
    • Emërtimi i klientit përfitues dhe adresa e tij
    • Llogaria e klientit përfitues. Nëse përfituesi është në një shtet Europian është e nevojshme që llogaria të jetë sipas formatit IBAN
    • Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit

Të gjitha transfertat në nisje janë subjekt i ''Rregullores rreth Transaksioneve në Monedhë të Huaj'', i Bankës së Shqipërisë.

  • Urdhërpagesa Periodike dhe Pagesa direkte është një shërbim që Alpha Bank Albania ia ofron klientëve të saj, për të lehtësuar pagesat e faturave të tyre nëpërmjet Bankës. Ky shërbim mundëson pagesën automatike të faturave nëpërmjet llogarisë suaj, pa qenë e nevojshme që ju të vini në Bankë.

Datat e valutës për transfertat në mbërritje dhe transfertat në nisje (brenda dhe jashtë vendit) janë subjekt i politikave të bankës dhe janë të publikuara në Kushtet e Punës së Bankës