Aktivitete 2021
Aktivitete 2020
Aktivitete 2019
Aktivitete 2018
Aktivitete 2017

Ta dish - Në datë 17 qershor në mjediset e hotel “Rogner”, miq të baritonit me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa por mbi të gjitha, të artit e traditës, u mblodhën për të promovuar publikimin e libërthit e CD-së “Ta dish”, një përmbledhje këngësh tradicionale shqiptare si “Margjelo”, “Luleborë”, “Dua më shumë Shqipërinë”, “Asaman, o trëndafili i çelës”, “Kroi i fshatit tonë”, “Unë ty moj të kam dashtë” apo dhe “N’at zaman t’njasaj furie... ta dish”, risjell në një frymë moderne por, siç është shprehur edhe përpunuesi i tyre, kompozitori Kushtrim Gashi, duke ruajtur gjithmonë me fanatizëm origjinalitetin e tyre.

Znj. Erjona Çela, Anëtare e Bordit Drejtues për Biznesin Bankar me Pakicë pranë Alpha Bank Albania u shpreh: “Përgjatë 23 viteve që banka operon në Shqipëri, ka mbështetur qindra projekte të fushave të ndryshme, por ky projekt është i veçantë, sepse sjell ndryshe dhe në një mënyrë origjinale këngë të dashura për të gjithë shqiptarët, duke mundësuar kështu ruajtjen e vlerave artistike të traditës sonë. Unë jam shumë e lumtur që Alpha Bank Albania mbështeti realizimin e këtij projekti unik dhe jam e sigurt se kjo përmbledhje muzikore do të zërë mirë vend në shijet e çdokujt që do ta dëgjojë, si një vlerë e shtuar, që do t’i rezistojë të gjitha kohëve, në arkivën dhe në memorien tonë artistike”.  Albumi ‘’Ta dish’’mund të shijohet në linkun https://bit.ly/TaDish 

Së bashku për një të ardhme më të bukur - Në datë 1 qershor Alpha Bank Albania iu bashkua për të disatën herë Kryqit të Kuq – Dega Tiranë dhe dhuroi pako ushqimore për 70 familje në vështirësi dhe gjithashtu organizoi një aktivitet festiv për fëmijët e këtyre familjeve duke u shpërndarë në fund edhe dhurata.

Rrathë Dhurues - Alpha Bank Albania mori pjesë për të dytin vit radhazi në ankandin e dhurimit #RrathëDhurues2021 organizuar nga Partners Albania for Change and Development.  Përgjatë këtij aktiviteti u prezantuan tre kauza sociale. Alpha Bank Albania ofroi mbështetje për kauzën ‘’Këndi i Studimit’’ e prezantuar nga organizata ‘’Tek Ura’’ dhe do të mundësojë kënde studimi për fëmijët e familjeve në vështirësi në zonën e Tufinës.

Së bashku dhurojmë Jetë - Nën moton ‘’ Të dua jetë!’’, stafi i Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Dega Tiranë organizon në datat 1 dhe 8 prill për të njëmbëdhjetin vit radhazi ‘’Ditën e Dhurimit të Gjakut’’.
 
Znj. Erjona Çela, Drejtore e Biznesit Bankar me Pakicë dhe anëtare e Bordit Drejtues të Bankës tha: ‘’ Aktivitetet vullnetare të ndërmarra nga stafi ynë janë pjesë e rëndësishme e Përgjegjësisë Sociale të Biznesit përgjatë këtyre 23 viteve që Banka operon në Shqipëri. Unë sot jam shumë e lumtur dhe krenare që stafi ynë dhuroi gjak për pacientët me talasemi të cilët e kanë jetike të kryejnë transfuzione të rregullta gjaku. Dhurimi i gjakut është akti më fisnik dhe human që secili nga ne mund të bëjë për të shpëtuar jetë njerëzish dhe sidomos në situatën aktuale ku për shkak të pandemisë Covid-19 nevojat për gjak janë edhe më të rritura’’

Znj. Antigoni Qystri, koordinatore e dhurimit vullnetar të gjakut pranë Kryqit të Kuq, Dega Tiranë tha ‘’Dëshiroj të falenderoj stafin e Alpha Bank Albania të cilët i janë përgjigjur gjithmonë pozitivisht ftesave tona, duke organizuar edhe 2 aktivitete dhurimi të gjakut në disa raste. Këtë vit dhurimi i gjakut nga stafi i Bankës vjen në një periudhë të vështirë ku për shkak të pandemisë nevojat për gjak janë rritur edhe më shumë por ndërkohë numri i dhurimit vullnetar është ulur. Duhet të kemi parasysh që në vendin tonë janë 600 pacientë me talasemi të cilët kanë nevojë për 800 njësi gjak në bazë mujore, dhe do të doja të ftoja të gjithë shoqërinë Shqiptarë të moshës 18-60 vjeç të bëhen dhurues të rregullt gjaku pasi gjaku i dhuruar nuk është kurrë i mjaftueshëm’’
 
Për të ndërgjegjësuar edhe më shumë komunitetin rreth rëndësisë së dhurimit të Gjakut, Alpha Bank Albania ndërmori edhe një fushatë ndërgjegjësuese në kanalet sociale të komunikimit duke ftuar të gjithë ti bashkohen kësaj nisme dhe të shpëtojnë jetë.

Forumi Ekonomik i Tiranës - Në datë 12 mars u mbajt për herë të tretë ‘’Forumi Ekonomik i Tiranës”. Këtë vit për shkak të situatës së pandemisë forumi u mbajt online dhe aktorë të rëndësishëm vendas dhe të huaj diskutuan sfidat e zhvillimit ekonomik në Shqipëri dhe rajon pas COVID-19, praktikat më të mira të zbatuara në vende të tjera si edhe ndanë sugjerime për përmirësimin e shërbimeve jo vetëm nga sektori publik por edhe me gjerë. 

Një nga folësit kryesorë ishte Z. Georgios Papanastasiou, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania dhe President i Shoqatës së Biznesit Grek në Shqipëri i cili foli sesi pandemia COVID-19 e testoi ekonominë Shqiptare në përgjithësi dhe sistemin bankar në veçanti por pavarësisht rritjes së pasigurisë, sistemi bankar vijoi të ketë një pozicion financiarisht të qëndrueshëm me një shkallë të lartë likuiditeti të mbështetur me kapitale mëse të mjaftueshme duke e bërë kështu një nga aktorët kryesorë në rimëkëmbjen e ekonomisë Shqiptare.

Forumi Ekonomik i Tiranës - Në këtë forum morën pjesë aktorë të rëndësishëm vendas dhe të huaj, të cilët diskutuan rreth sfidave të zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës në Shqipëri dhe rajon, dhe rreth praktikave më të mira të zbatuara në vende të tjera, të cilat mund të zbatohen në Shqipëri.

Të dua jetë - Në 14 shkurt stafi i Bankës dhuroi gjak për të 10-tin vit radhazi. Dhurimi vullnetar i gjakut është kthyer në një traditë të rëndësishmë për stafin. Banka gjithashtu ndërmerr edhe fushata sensibilizuese në rrjetet e saj sociale duke u fokusuar në rëndësinë e të dhuruarit gjak.

Së bashku do t’ia dalim - Banka mbështeti 100 familje të prekura financiarisht nga pandemia e COVID-19 në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar ku u shpërndanë 100 pako ushqimore dhe artikuj sanitarë.

Tungjatjeta Jetë - Për të dytin vit radhazi, banka ishte një nga mbështetëset e programit “Tungjatjeta Jetë’’ të Ëorld Vision Albania, një program social që ofron shërbime të specializuara për  fëmijë me aftësi ndryshe nëpërmjet një stafi të dedikuar mjekësh, logopedistësh etj të cilët vizitojnë fëmijë të cilët jetojnë në zona të largëta.

Art Gallery – “Gjurmë çastesh – Duke ëndërruar vazhdimësinë’’ - Banka mundësoi organizimin e ekspozitës “Gjurmë çastesh – Duke ëndërruar vazhdimësinë’’ në bashkëpunim me Gallery70. Ekspozita u vizitua nga shumë artistë dhe qytetarë nën masa të rrepta kundër Covid-19.

Unë kam një kromozom shtesë, por jam si ju - Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down. Banka bashkëpunoi me dy OJQ të ndryshme që operojnë në Shqipëri dhe mbështesin këtë kauzë, si dhe krijoi dhe prezantoi në kanalet e saj të me-diave sociale një video nën moton “Unë kam një kromozom shtesë, por jam si ju”. Gjithashtu, Banka dhuroi fonde për të mundësuar terapi të hershme falas, të cilat janë thelbësore për përmirësimin e cilë-sisë së jetës së personave me sindromën Down, si dhe tableta për terapi në internet që është terapia më e re e prezantuar në Shqipëri për shkak të pandemisë COVID-19. Mbështetja konsistoi edhe në dhurimin e produkteve për të rritur për mbrojtjen ndaj COVID-19 për të gjitha ata që ndjekin terapitë në ambientet e organizatave. Me këtë rast u publikua edhe një video ndërgjegjësuese e cila mund të gjendet në linkun në vijim https://www.youtube.com/watch?v=VRI1foVYw_s

Greqi 2021 - 200 vjet pavarësi - Banka mbështeti Ambasadën Greke në Shqipëri në përgatitjet për organizimin e një koncerti online për festimin e 200 vjetorit të Revolucionit Grek të vitit 1821. Koncerti u mbajt nga këngëtarë të njohur grekë si: Bety Harlafti, Janis Belonis, Stathis Laskaridis, Paris Perisinakis and Friksos Morxos.

Artizanët e Pogradecit - Banka mbështeti krijimin e tregut të artizanëve i vendosur pranë liqenit në qytetin e Pogradecit.

Ora e Tokës - Banka iu bashkua nismës globale ‘’Ora e Tokës’’ e organizuar nga WWF, duke fikur të gjitha dritat në zyrat e saj qendrore dhe duke ftuar edhe stafin dhe klientët të bënin të njëjtin veprim në datë 28 mars, ora 20:30-21:30.

Rruga drejt Suksesit - Agna Leadership Academy organizoi me mbështetjen e Bankës eventin  “Rruga Drejt Suksesit”; një event unik virtual dhe plot ndërveprim, të ardhurat prej të cilit dhurohen për bamirësi.

 

 

Forumi ekonomik i Tiranës, Edicioni i Dytë - Në këtë forum morën pjesë aktorë të rëndësishëm vendas dhe të huaj të cilët diskutuan rreth sfidave të zhvillimit ekonomik dhe konkurencës në Shqipëri dhe rajon dhe rreth praktikave më të mira të zbatuara në vende të tjera të cilat mund të zbatohen në Shqipëri.

Konferenca e 41-të Ndërkombëtare e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave të Privatësisë - Ky është forumi më i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe koordinimit të Autoriteteve botërore mbikëqyrëse të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe morën pjesë më shumë se 700 delegatë nga e gjithë bota. Konferenca ka për synim promovimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së njeritut.

World Vision Albania - Banka mbështeti programin ‘’Tungjatjeta’’ me anë të së cilit ekipe specialistësh ofrojnë terapi në shtëpitë e fëmijëve më aftësi të kufizuara në zonën e Librazhdit.

Qendra e shërbimeve PRO PAK nga Down Syndrome Albania - Banka mbështeti hapjen e qendrës PRO PAK e cila ofron shërbime të ndryshme terapeutike individuale dhe në grup për 100 fëmijë me aftësi ndryshe.

Kryqi i Kuq Shqiptar - Me rastin e festave të fundvitit banka dhuroi pako ushqimore dhe organizoi një festë për fëmijet e familjeve në vështirësi. 

NYOU Festival - NYOU Festival është një aktivitet muzikor ku artistë të njohur nga vende të ndryshme performojnë në Jazz. Ky aktivitet përpos argëtimit ka edhe mision social ku të ardhurat e mbledhura iu dhuruan ‘’Strehëzës për gra dhe vajza’’.

Festa e verërave dhe gështenjave  - Në qytetin e Pogradecit për të disatin vit radhazi u organizua ‘’Festa e verërave dhe gështenjave’’, një festë që promovon prodhimet tradicionale të qytetit. 

Aktivitete vullnetare të stafit - Çdo vit stafi i Bankës ndërmerr aktivitete të ndryshme vullnetare si ai i dhurimit  të gjakut për fëmijët me talasemi apo mbështetja me pako ushqimore për mensën e Kryqit të Kuq Shqiptar ku shërbehen familjeve në vështirësi ekonomike.

Nisma të ndërmarra pas tërmetit të 26 nëntorit - Në kuadër të tërmetit shkatërrues së datës 26 nëntor Banka ndërmori nisma të shumta në lidhje me të prekurit nga tërmeti si: shpërndarje që në ditën e parë të ndihmave emergjente, organizim aktiviteti festiv dhe shpërndarje dhuratash për më shumë se 80 fëmijë të akomoduar në hotelet e qytetit të Durrësit, pjesmarrje me blerje biletash në Koncertin e Bamirësisë ‘’Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’’. Edhe me mbështetjen e Grupit Alpha Bank u transferuan fonde në llogarinë e fondeve të emergjencës ku u transferua gjithashtu edhe fondi i planifikuar për shporta festive për bashkëpunëtorët.Një sërë nismash u ndërmorën edhe nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Bankës për stafin e prekur. 

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës - Banka është pjesë e institucioneve që pranojnë praktikantë për një periudhë 3 mujore sipas marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rnisë ku një pjesë e mirë ë praktikantëve punësohen pranë Alpha Bank Albania.

Kuizi Evropian i Parasë - Në prill 2018, Shoqata Shqiptare e Bankave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe Mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizuan Kuizin Evropian të Parasë me pjesmarrjen e 500 nxënësve të shkollave të mesmë nga e gjithë Shqipëria të nxirrët konkuruan live. Ekipi fitues përfaqësoi Shqipërinë në finalet e organizuara në Bruksel.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja - Në muajin shtator, Banka mbështeti rinovime të kryera në sallat e leksioneve në Fakultetin e Gjuhëve të huaja, rinovime këto të cilat përmirësuan thelbësisht kushtet e mësimdhënies. 

Dita e Vullnetarizmit - Në Ditën e Vullnetarizmit 2018, Alpha Bank Albania mbështeti Fondacionin ‘’ Ti je një luledielli’’. Të gjitha fondet shkojnë për fëmijët me sëmundje të ndryshme gjaku në të gjithë Shqipërinë. Banka bleu 477 bluza me logon e lulediellit për stafin dhe fëmijët e stafit.
Në datë 18 maj i gjithë stafi i Bankës veshi në ambientin e punës bluzën me lulediell, duke rritur kështu ndërgjegjësimin për këtë inisiativë të rëndësishme të ndërmarrë nga Fondacioni ‘’Ti je një lulediell’’.  Në datë 20 maj, më shumë se 50 fëmijë të stafit të Bankës organizuan një aktivitet pranë Liqenit Artificial ku performuan në kërcim, këngë, recitiom dhe gjithashtu prezantuan pjesë të luajtura me violinë, piano ose  bateri.  Në fund të aktivitetit të gjithë fëmijët dhuruan lulediell për kalimtarët. 

Dita e Dhurimit të Gjakut  - Në muajin qershor për të shtatën herë radhazi stafi i Bankës dhuroi gjak për të mbështetur fëmijët me talasemi. 

Pjesmarrje vullnetare e stafit në programe edukative - Në bashkëpunim me Junior Achievement Albania, punonjës të ndryshëm të Bankës kanë marrë pjesë si mentorë ose juri në aktivitete të organizuara me nxënës nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë, duke ndarë me ta njohuritë dhe ekspertizën e tyre në fushën e banking-ut. 

Dhurim pajisje koagulometër - Në muajin qershor Banka dhuroi një pajisje koagulometër për Spitalin e Lushnjes, pajisje kjo shumë e rëndësishme për të analizuar koagulimin e gjakut të pacientëve. 

Maratona e Tiranës - Në muaji tetor, Alpha Bank Albania mbështetit organizimin e edicionit të tretë të Maratonës së Tiranës, aktivitet ky nga më të rëndësishmit në kryeqytet ku marrin pjesë vrapues nga e gjithë bota. 

Nën moton ‘’ vrapojmë në ritmin e qytetit’’ Banka ndërmori gjithashtu një fushatë ndërgjegjësimi në rrjetet socialë, duke ftuar qytetarët të sfidojnë limitet e tyre dhe të marrin pjesë në Maratonë. 

Në fund të aktivitetit u dorëzuan çmimet për 3 fitues të kategorisë 21K, 2 fitues të kategorisë 10k si edhe 3 fitues të kategorisë ‘’We too’’.

Së bashku për një të ardhme më të bukur - Në muajin mars, Banka iu përgjigj thirrjes së Fondacionit ‘’Fundjavë Ndryshe’’ duke mundësuar blerjen e një shtëpie druri për një familje në nevojë të përbërë nga 6 anëtarë. Shtëpia e re ka të gjitha standardet për të mundësuar një jetesë normale.

Stafi i Bankës mori pjesë gjithashtu duke dhuruar kontribut personal financiar. Në muajin dhjetor stafi vizitoi familjen duke mundësuar dhurata për fëmijët e familjes. 

Rruga drejt suksesit - Në muajin nëntor u organizua aktiviteti ‘’ Rruga ndaj suksesit’’ aktivitet ky që karakterizohet nga një pjesmarrje e lartë dhe ku promovohen aftësitë individuale për tu përmirësuar dhe arritur suksesin. Fondet nga ky aktivitet shkojnë për bamirësi. 


Rrathë dhurues - Në dhjetor u organizua edicioni i parë i ‘’Rrathë Dhurues’’ organizuar nga Partners Albania. Alpha Bank Albania mbështeti Fondacionin Down Syndrome Albania dhe programin e tyre ‘’Adopto një terapi’’. Terapitë e mundësuara nga Down Syndrome Albania janë shumë të rëndësishme për fëmijët duke rritur ndjeshëm aftësitë e tyre motorike. 

Dhurojmë dije  - Në kuadër të përqasjes ndaj përgjegjësisë shoqërore të korporatës dhe angazhimit të vetë publik, Alpha Bank Albania dhuroi 6 100 libra jashtëshkollorë në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Alpha Bank Albania pasuroi bibliotekat e 22 shkollave në qytetet kryesore ku operon.

Java e Parasë - Gjatë muajit Mars, Banka e Shqipërisë së bashku me Shoqatën Shqiptare të Bankave, ndërmorën aktivitete të shumta në lidhje me edukimin financiar ndaj nxënësve. Alpha Bank Albania mbështeti 3 nga aktivitetet e organizuara

Një vizitë në degën kryesore të Alpha Bank Albania - Rreth 30 nxënës shkollash të mesme, vizituan degën kryesore të Alpha Bank Albania dhe morën eksperiencë rreth veprimtarisë ditore të degës.  Stafi i Bankës u shpjegoi atyre produktet dhe shërbimet kryesore që Banka ka.

Ti ke fuqinë të krijosh - Banka sponsorizoi aktivitetin ‘’ Kampi i Inovacionit’’, ku 6 grupe me nga 5 studentë prezantuan ide inovatore me temë ‘’Digital Marketing’’. 

Lider për një ditë - Në bashkëpunim me Junior Achievement Albania, Banka mirëpriti  një nxënëse e cila për një ditë ndoqi veprimtarinë e Departamentit të marketing-ut dhe mori pjesë në vendimarrje.

Rikonstruksioni i shkollës për fëmijët që nuk shikojnë - Banka financoi rikonstruksionin e shkollës për fëmijët që nuk shikojnë në Tiranë. Në shkollë studiojnë fëmijë nga e gjithë Shqipëria dhe kushtet aktuale të shkollës nuk ishin të përshtatshme për këta fëmijë. 

Dhuro një çantë - Ditën e parë të shkollës, në bashkëpunim më fondacionin ‘’Fundjavë Ndryshe’’ , Banka dhuroi 250 çanta shkolle të pajisura me materialet e duhura shkollore, për fëmijët e familjeve në nevojë. 
 
Festa e fëmijëve në Vlorë - Banka mbështeti festën e fëmijëve në qytetin e Vlorë.  Të gjitha shkollat morën pjesë me aktivitete të ndryshmë si kërcim, pikturë, aktrim dhe marshuan në bulevardin kryesor të qytetit. 

Dita e Vullnetarizmit - Rreth 100 punonjës të Alpha Bank Albania u angazhuan në pastrimin e Kalasë së Bashtovës dhe kalasë së Gjirokastrës , nga bimësia e keqe e cila e bënte të pamundur eksplorimin nga afër të mureve të kalasë.Të dyja kalatë mbartin vlera të rëndësishme historike dhe kulturore.

Dita e dhurimit të gjakut - Banka organizoi për të gjashtin vit radhazi, dhurimin vullnetar të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Më shume se 50 punonjës të Bankës dhuruan gjak për fëmijët me talasemi.

Një ditë në shtëpinë e të moshuarve - Më shumë se 100 punonjës të Bankës, kontribuuan vullnetarisht me ndihma të ndryshme për të moshuarit. Përfaqësues të stafit vizituan më pas të moshuarit duke kaluar me ta një ditë. 

Festivali Ndërkombëtar i Kitarës - Alpha Bank ka vazhduar mbështetjen për Festivalin Ndërkombëtar të Tiranës për të pestin vit rradhazi. Aktiviteti është kthyer në një aktivitetet më të rëndësishëm të jetës kulturore në Tiranë. 

Aktiviteti Mikis Theodorakis - Në Nëntor u organizua një koncert në respekt të kompozitorit Grek, Mikis Theodorakis; përgjatë dy ditëve të këtij aktiviteti morën pjesë emra të njohur të artit Shqiptar dhe atij Grek. Më shumë se 1.000 artdashës ndoqën koncertin. 

Rikonstruksioni i ndërtesës Seferi në Korçë - Ndërtesa Seferi është një nga ndërtesat më të vjetra në qytetin e Korçës e cila ka qënë në pronësi të nobelistit Grek, Jorgos Seferis, i cili ka shërbyer për 2 vite si konsull. Përgjatë kohës që ai ka qenë konsull ka përforcuar dukshëm marrëdhëniet Shqiptaro- Greke. 

Rruga drejt suksesit - Banka mbështeti aktivitetin ‘’Rruga drejt suksesit’’. Gjatë këtij aktiviteti të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë e një trajnimi ndryshe nga çdo trajnim, i cili kishtë si qëllim rritjen e aftësive ndërpersonale dhe motivim e pjesmarrësve. Të gjitha të ardhurat nga aktiviteti shkojnë për bamirësi. (me të ardhurat e vitit të kaluar u rikonstruktua Shtëpia e Fëmijëve në Durrës)

Fondacioni Down Syndrome Albania - Banka mbështeti rinovimin e sallës së trajnimeve për fëmijet e Fondacionit Down Syndrome Albania,i cili është një fondacion që mbështet falas familjet e fëmijevë me Syndrome Down. 

Shqipëria kultivon tokën - Në muajin Nëntor u zhvillua panairi i parë shqiptar ‘’ Shqipëria kultivon tokën’’,ku morën pjesë më shumë se 500 përfaqësues nga e gjithë Shqipëria të cilët promovuan produktet shqiptare.
 
Së bashku për  një plazh më të sigurtë - Banka mbështeti ndërtimin e një kulle vrojtimi në zonën e Velipojës. Kulla e re jo vetëm që do të rrisë në mënyrë të ndjeshme kontrollin në zonën e Velipojës por do të shërbejë edhe për trajnimin e ruajtësve të jetës në plazhe.