KURSI I KEMBIMIT VALUTOR 27.04.2021

CHF BLIHET 107.40 SHITET 115.40

EUR BLIHET 120.20 SHITET 126.20

GBP BLIHET 137.70 SHITET 145.70

USD BLIHET 99.00 SHITET 105.00

Karta e Debitit Mastercard Business
Karta e Debitit Mastercard Business lidhet me llogarinë e biznesit, ku çdo blerje/pagesë apo tërhqje e kryer me këtë kartë reflektohet në llogarinë e biznesit. Në varësi të nevojave të biznesit, me llogarinë mund të lidhet më shumë se një kartë. Kjo i jep mundësinë biznesit të pajisë me kartë punonjësit e tij. Për të patur një kontroll maksimal, për secilën kartë mund të vendosen limite të ndryshme për tipe të ndryshme transaksionesh të caktuara.


Përfitime dhe karakteristika të kartës                                         
  • Blerje online brenda dhe jashtë Shqipërisë
  • Blerje pa kontakt në POS brenda dhe jashtë Shqipërisë kudo ku është logo e Mastercard (Pa PIN deri në shumën 4,500 lekë)
  • Tërheqje në bankomatet e Alpha Bank Albania dhe kudo ku është logo e Mastercard
  • Dizajn unik që bazohet te transparenca
  • Ndryshim të kodit PIN në ATM të Alpha Bank Albania pa komision
  • Shërbimi Alpha SMS, ku kartëmbajtësi njoftohet në kohë reale për çdo transaksion që kryen me kartë
  • Chip & Pin për pagesa të sigurta
Monedha e lëshimit                                                                       

Leku Shqiptar

Vlefshmëria                                                                                  

5 vjet

Komisione dhe tarifa                                                                   
  • Komision mujor – 150 Lek për çdo kartë të lidhur me llogarinë e biznesit
  • Rilëshim karte – 500 Lek
  • Rilëshim PIN-i – 500 Lek
  • Komisioni për mbylljen e kartës - Pa pagesë
Komision për transaksionet                                                        
  • Blerje në POS të Alpha Bank Albania - Pa pagesë
  • Blerje në monedhë të njejtë me monedhën e kartës - Pa pagesë
  • Blerje në monedhë të ndryshme nga monedha e kartës - 2% (përfshirë në shumën e transaksionit)
  • Tërheqje Cash në ATM të Alpha Bank Albania - Pa pagesë
  • Tërheqje Cash në ATM-të e tjera brenda vendit - 2.5% me Min 400 Lek
  • Tërheqje Cash në ATM-të jashtë Shqipërisë - 2.5% me Min 500 Lek
Kufiri ditor i veprimeve me kartë                                                
  • Kufiri ditor për t’u shpenzuar me të gjitha kartat e lidhura me llogarinë e biznesit - 500,000 LEK.
  • Kufiri ditor i shpenzimeve të një karte- 200,000 Lek
  • Kufiri ditor i veprimeve në internet të një karte- 100,000 Lek
  • Kufiri ditor i tërheqjeve të një karte - 50,000 Lek