Paketa “Alpha Paga” ofrohet ekskluzivisht për klientët që marrin pagën mujore nëpërmjet Alpha Bank Albania. Përfitoni nga avantazhet e pakrahasuara të kësaj pakete, e cila ju jep mundësinë të plotësoni çdo nevojë tuajën nëpërmjet gamës së gjerë të produkteve dhe shërbimeve.

Karakteristikat
Alpha e-Banking
Përfitime të tjera

Llogaria “Alpha Paga” përdoret kalimin e pagës mujore nga institucioni shtetëror ose kompani private, për të kryer veprime bankare dhe përdoret si llogari burimore për produkte të përzgjedhura nga klienti si kartë debitit, kartë krediti, depozitë me afat, kredi për shtëpi dhe kredi konsumatore, etj.

  • Shuma dhe balanca minimale për hapjen e llogarisë: Nuk kërkohet
  • Monedha: LEK, EUR, USD,
  • Norma e Interesit: 0.01% për LEK dhe USD
  • Interesi: kreditohet çdo muaj në llogari sipas balancës ditore
  • Komision hapje llogarie: Pa komision
  • Komision mbyllje llogarie: 500 Lek / 4 EUR, USD
  • Komision mirëmbajtje llogarie: 100 LEK / 1 Euro/USD 
  • Kartë Debiti: pa komision për tërheqjet CASH në rrjetin e Bankomateve të Alpha Bank Albania:
    • Mastercard, pa komision mirëmbajtje dhe lëshimi;
    • Enter American Express, falas për vitin e parë
  • Pagesë Automatike Faturash Utilitare për pagesën e faturave utilitare OSHEE, UKT, Albtelekom, Vodafone dhe One sipas kushteve të shpallura në ambientet e Bankës:
  • Urdhër transferta peirodike - Transferim të fondeve në mënyrë periodike të shumave fikse
  • Overdraft personal në varësi të aftësive paguese;
  • Transfertat në nisje dhe në mbërritje:
    • Transfertat në mbërritje: Nuk ka komision për kreditimin e llogarisë së klientit.
  • Përmbledhjen e të gjitha llogarive, kartave dhe kredive të klientit;
  • Nxjerrje llogarie për kontroll të veprimeve;
  • Transferta (pagesa) brenda sistemit të Alpha Bank Albania, për të gjitha monedhat;
  • Transferta (pagesa) në bankat që operojnë në Shqipëri, për të gjitha monedhat;
  • 50% zbritje për transfertat në monedhë të huaj kundrejt Bankave në vend;
  • Informacion për llogarinë (gjëndja, shuma e bllokuar dhe shuma e disponueshme);
  • Transferta (pagesa) për shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime utilitare (One, Vodafone);
  • Informacion mbi Depozitat me afat të klientit (shuma, monedha, data e maturimit);
  • Informacion për Kreditë e klientit (shuma e kredisë, monedha, data e maturimit, interesi);
  • Pagesa të detyrimeve të kartave të kreditit

Kreditë:

  • Kredi Konsumatore: - 0,50% (50 pikë) ulje mbi marzhin e ofruar për klientët standart.
  • Kredi për Shtëpi:  0,15% (15 pikë) ulje mbi marzhin e ofruar për klientët standart dhe 30% zbritje mbi komisionin e disbursimit.
  • Transferimi i Balancës së Kredisë nga Bankat e tjera - Nuk ka komision disbursimi mbi shumën e kredisë.

Në rast se produktet e kredive kanë parapërcaktuar në mënyrë specifike normat e interesit dhe komisionet të aplikueshme për segmentin e klientëve pagamarrës, zbritjet e mësipërme nuk aplikohen.