Karta e Debitit Mastercard Business lidhet me llogarinë e biznesit, ku çdo blerje/pagesë apo tërhqje e kryer me këtë kartë reflektohet në llogarinë e biznesit. Në varësi të nevojave të biznesit, me llogarinë mund të lidhet më shumë se një kartë. Kjo i jep mundësinë biznesit të pajisë me kartë punonjësit e tij. Për të patur një kontroll maksimal, për secilën kartë mund të vendosen limite të ndryshme për tipe të ndryshme transaksionesh të caktuara.

Përfitime dhe karakteristika të kartës                                         

Blerje online brenda dhe jashtë Shqipërisë
Blerje pa kontakt në POS brenda dhe jashtë Shqipërisë kudo ku është logo e Mastercard (Pa PIN deri në shumën 4,500 lekë)
Tërheqje në bankomatet e Alpha Bank Albania dhe kudo ku është logo e Mastercard
Dizajn unik që bazohet te transparenca
Ndryshim të kodit PIN në ATM të Alpha Bank Albania pa komision
Shërbimi Alpha SMS, ku kartëmbajtësi njoftohet në kohë reale për çdo transaksion që kryen me kartë
Chip & Pin për pagesa të sigurta

Monedha e lëshimit                                                                       

Leku Shqiptar

Vlefshmëria                                                                                  

5 vjet

Komisione dhe tarifa                                                                   

Komision mujor – 150 Lek për çdo kartë të lidhur me llogarinë e biznesit
Rilëshim karte – 500 Lek
Rilëshim PIN-i – 500 Lek
Komisioni për mbylljen e kartës - Pa pagesë

Komision për transaksionet                                                        

Blerje në POS të Alpha Bank Albania - Pa pagesë
Blerje në monedhë të njejtë me monedhën e kartës - Pa pagesë
Blerje në monedhë të ndryshme nga monedha e kartës - 2% (përfshirë në shumën e transaksionit)
Tërheqje Cash në ATM të Alpha Bank Albania - Pa pagesë
Tërheqje Cash në ATM-të e tjera brenda vendit - 2.5% me Min 400 Lek
Tërheqje Cash në ATM-të jashtë Shqipërisë - 2.5% me Min 500 Lek


Kufiri ditor i veprimeve me kartë                                                

Kufiri ditor për t’u shpenzuar me të gjitha kartat e lidhura me llogarinë e biznesit - 500,000 LEK.
Kufiri ditor i shpenzimeve të një karte- 200,000 Lek
Kufiri ditor i veprimeve në internet të një karte- 100,000 Lek
Kufiri ditor i tërheqjeve të një karte - 50,000 Lek