Banka ofron shërbime për pagesa kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pagesat kryesore të ofruara nga Banka janë:

  • Transferta brenda bankës - Transferta të tilla ju mundësojnë pagesa tatimesh/sigurimesh shoqërore (Tatime mbi të ardhurat, TVSH, ISSH dhe ISKSH, taksa bashkiake, etj), pagesa zhdoganimi, pagesa utilitare (Ujin, Albtelekom, Telecom, Vodafone etj)
  • Tranferta në mbërritje - Mund të jenë pagesa në LEK ose monedhë të huaj të kryera nga banka vendase ose jashtë vendit. Për të marrë një transfertë është e nevojshme që ti përcillni palës dërguese:
    • Kodin  BIC/SWIFT të bankës suaj (kodi SWIFT është CRBAALTR)
    • Kodin IBAN të llogarisë ku do të kreditohet transferta dhe emertimin e mbajtesit te llogarise
    • Kodin  BIC/SWIFT të bankës korespondente

Bankat korrespondente te Banka Alpha Albania SHA sipas monedhave janë

  • Tranfertat në nisje ofrohen për të kryer transferta fondesh në banka vendase në LEK ose Monedhë të huaj dhe për tranferim fondesh jashtë vendit. Pranë Alpha Bank Albania ju mund të kryeni transferta fondesh në monedha si LEK, USD, EUR, GBP dhe CHF. Banka bashkëpunon me një numër të konsiderueshëm bankash në gjithë botën. Për të kryer një transferte ne nisje ju nevojitet:
    • Emertimi klientit perfitues dhe adresa e tij
    • Llogaria e klientit perfitues. Nese perfituesi eshte ne nje shtet Europian eshte e nevojshme qe llogaria te jete sipas formatit IBAN
    • Kodin BIC/SWIFT të bankës së përfituesit

Të gjitha transfertat në nisje janë subjekt i ''Rregullores rreth Transaksioneve në Monedhë të Huaj'', i Bankës së Shqipërisë.

  • Urdhërpagesa Periodike dhe Pagesa direkte është një shërbim që Banka Alpha Albania ia ofron klientëve të saj, për të lehtësuar pagesat e faturave të tyre nëpërmjet Bankës. Ky shërbim mundëson pagesën automatike të faturave nëpërmjet llogarisë suaj, pa qenë e nevojshme që ju të vini në Bankë.

Datat e valutës për transfertat në mbërritje dhe transfertat në nisje (brenda dhe jashtë vendit) janë subjekt i politikave të bankës dhe janë të publikuara në Kushtet e Punës së Bankës