
Karta e Kreditit American Express Gold
Me kusht që udhëtimi apo shpenzimet e kryera gjatë udhëtimit të jenë paguar tërësisht ose pjesërisht me kartën American Express Gold të zotëruar nga i Siguruari, SIGAL ofron mbulimet si me poshte:
- Aksident në udhëtim deri në € 40.000
- Udhëtim/fluturim i vonuar – deri në € 125
- Bagazhe të vonuara /humbura deri në € 375
Bagazhe të vonuara
Siguruesi do të rimbursojë mbajtësin e kartës deri në shumën maksimale të përfitimit në rast vonese apo humbje të bagazheve. Pagesa e Siguruesit kufizohet në shpenzimet e kryera për blerjen emergjente të sendeve të domosdoshme që i nevojiten mbajtësit të kartës ndërsa është në udhëtim jashtë territorit të Shqipërisë. Në rast të vonesës apo humbjes së bagazheve, shoqëria transportuese duhet të konfirmojë vonesën apo humbjen ndërsa i siguruari duhet të vendosë në dispozicion të Siguruesit dokumentin që vërteton deklarimin e vonesës/humbjes pranë zyrës së reklamimit të bagazheve si edhe dokumentin me orën përkatëse të dorëzimit të bagazhit të vonuar.
Siguruesi do të paguajë për shpenzimet e të Siguruarit deri në €375 nëse vonesa është më shumë se 48 orë apo bagazhi humbet dhe deri në €125 nëse vonesa është 6 - 48 orë
Udhëtim / Fluturim i vonuar
Nëse nisja e një transporti të planifikuar në të cilin është prenotuar udhëtimi vonohet për të paktën 6 orë për shkak të shkaqeve të paparashikueshme jashtë kontrollit të të Siguruarit, Siguruesi do të rimbursojë shpenzimet e të Siguruarit për ushqim dhe akomodim deri në €125. Vonesa duhet të konfirmohet nga shoqëria e transportit. Siguruesi do të paguajë për shpenzimet e të Siguruarit:
- Deri në €50 nëse vonesa është 6-14 orë
- Deri në €75 nëse vonesa është 14-24 orë
- Deri në €125 nëse vonesa është mbi 24 orë
Për më tepër ju përfitoni:
Akomodim në VIP Lounge në Aeroportin Ndërkombëtar “NënëTereza” ku përfshihen:
- Shërbim çaji, kafeje, pijesh alkoolike dhe analkoolike dhe gjithashtu një gamë produktesh pastiçerie
- Mundësinë e informimit me lajmet më të fundit nëpërmjet gazetave dhe revistave elektronike
- Televizor
- Internet Wireless falas
- Një pikë informacioni e dedikuar
- Monitorim i fluturimeve
Komisioni vjetor
- Karta kryesore: 5,500 Lek
- Karta shtesë: 3,500 LeK
Komisionet për terheqje Cash-i
- Në rrjetin e ATM-ve të Alpha Bank Albania: 1% për transaksion me minimum 200 Lek
- Në ATM-të e tjera brenda Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek
- Në ATM-të jashtë Shqipërisë: 2.5% për transaksion me minimum 400 Lek
Norma e interesit është fiks dhe shprehet në bazë vjetore:
- Blerjet 16% ( aplikohet nga data e faturimit)
- Cash: 19% (aplikohet nga data e tërheqjes)
Detyrime të papaguara në afat: +10% (aplikohet mbi normën normale të interesit)
- Forma e aplikimit
- Kartë identiteti, pashaportë, certificatë personale për kartëmbajtësin e kartës kryesore ose të kartës shtesë (në rastin e të huajve rezident në Shqipëri kërkohet edhe leja e qëndrimit)
- Faturë utilitare për verifikimin e adresës
- Numër telefoni fiks/Celular
- Vërtetim punësimi dhe page (paga, kohëzgjatja në punë, lloji i punësimit)
- Pasqyrë e llogarisë së pagës (nuk kërkohet nëse jeni pagamarrës pranë Alpha Bank Albania)
- Dokumentacioni përkatës në rast se jeni pronar biznesi.
- Monedha e lëshimit - Leku Shqiptar
- Vlefshmëria - 5 vjet
Periudha kohore e faturimit
Data 26 e çdo muaji për detyrimet e muajit paraardhës
Kufiri për tërheqje
Kufiri maksimal ditor i tërheqjes eshte 25% e limitit te kartës, ndërsa kufiri maksimal mujor është 50% e limitit të kartës.
Pagesa
Minimumi i pagesës: komisionet + interesat në total +5% mbi detyrimin e mbetur.