Alpha Kredi për Investim ofron normë interesi të ndryshueshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë dhe shërben për blerjen apo rikonstruksionin e një pasurie si dyqan ose zyrë. Gjithashtu ky produkt shërben për blerjen e një pasurie si shtëpi, apartament, i cili do të përdoret për qëllime dhënie me qira.

Karakteristikat e produktit
Komisione
Normat e Interesit
Llojet e Kolateralit
  • Shuma minimale 5,000 Eur ose ekuivalenti në lek 
  • Shuma maksimale 500,000 Eur ose ekuivalenti në lek 
  • Kohëzgjatja maksimale 30 vite per blerje apartamenti 
  • Kohëzgjatja maksimale 20 vite per blerje dyqane/zyra

Komision Disbursimi

  • 1.25% komision disbursimi (min 400 Eur / ekuivalent) për klientët standard
  • 0.88% komision disbursimi (min 280 Eur / ekuivalent) për klientët pagamarrës pranë Alpha Bank
  • Nuk aplikohet komision disbursimi për transferimet e balancave nga Bankat e tjera 

Komision për shlyerje të parakohshme

  • Penalitet për shlyerje të parakohshme 2% e shumës së kredisë të paguar, nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë është mbi 1 vit 
  • Penalitet për shlyerje të parakohshme 1% e shumës së kredisë të paguar nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë është më pak se 1 vit 
  • Penalitet për shlyerje të parakohshme 0.5% e shumës së kredisë të paguar nëse kredia shlyhet nga fondet e klientit
  • Nuk aplikohet penalitet nëse shlyerja realizohet në bazë të një kontratë sigurimi e cila ka si qëllim shlyerjen e kredisë
  • Nuk aplikohet penalitet nëse kredia është me vonesë dhe shlyerja kërkohet nga Banka

Normat e interesit për klientë pagamarrës 
• EUR: 12M Euribor + 3.85% 
• LEK: 12M BTH + 2.35% 

Normat e interesit për klientë standard 
• EUR: 12M Euribor + 4% 
• LEK: 12M BTH + 2.5% 

Shembull kësti kredie për klientë pagamarrës:

Monedha  Norma e interesit  Norma efektive e interesit  Kësti mujor i përafërt 
EUR 3.85% 4.00%  150.23 EUR
LEK 3.67% 3.78%  17.662 LEK

Shembull kësti kredie për klientë standard:

Monedha  Norma e interesit  Norma efektive e interesit  Kësti mujor i përafërt 
EUR 4.00%  4.23%  152.23 EUR
LEK 3.82% 3.99%  17,896 LEK

Kësti mujor është përllogaritur me një shumë 25,000 Euro ose 3,000,000 Lek dhe kohëzgjatje 20 vjet. 
Norma e ndryshueshme e interesit është e rishikueshme çdo dymbëdhjete muaj sipas normës bazë për secilën monedhë në datën e disbursimit të parë të kredisë

Normat referencë janë për:
EUR: Euribor 12 Mujor = 0% / LEK: Bono Thesari 12 Mujore = 1.32%

  • Pasuri e paluajtshme Rezidence Banimi (hipoteke e rangut te 1-rë) me mbulim 143% të shumës së kredisë 
  • Dyqane / zyra në pronësi të individëve (hipotekë e rangut të 1-rë) me mbulim 143 % të shumës së kredisë
  • Tokë truall (hipotekë e rangut të 1-rë) me mbulim 200% të shumës së kredisë