
Kredi për shtëpi Alpha Fiks
Alpha Fiks Kredi për Shtëpi ofron normë fikse interesi për një periudhë të caktuar dhe normë interesi të ndryshueshme për pjesën e mbetur të kohëzgjatjes së kredisë dhe shërben për blerjen, ndërtimin, apo rikonstruksionin e një pasurie të paluajtshme si shtëpi, apartament ose blerje tokë truall (jo tokë bujqësore), e cila do të përdoret për qëllime banimi.
- Shuma minimale 5,000 Eur ose ekuivalentin
- Shuma maksimale 500,000 ose ekuivalentin
- Kohëzgjatja minimale 5 vite
- Kohëzgjatja maksimale 30 vite
Komision Disbursimi
- 1.25% (minimum 400 euro / ekuivalentin) për klientët standard
- 0.88% (minimum 280 euro / ekuivalentin) për klientët pagamarrës pranë Alpha Bank
- Nuk aplikohet komision disbursimi për transferimet e balancave nga Bankat e tjera
Komision për shlyerje të parakohëshme
- 2% e shumës së kredisë të paguar nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë ështe mbi 1 vit
- 1% e shumës së kredisë të paguar nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë ështe me pak se 1 vit
- Penalitet për shlyerje të parakohshme 0.5% e shumës së kredisë të paguar vetëm gjatë periudhës me Normë Interesi të Ndryshueshëm nëse kredia shlyhet nga fondet e klientit
- Nuk aplikohet penalitet nëse shlyerja realizohet në bazë të një kontratë sigurimi e cila ka si qëllim shlyerjen e kredisë
- Nuk aplikohet penalitet nëse kredia është me vonesë dhe shlyerja kërkohet nga Banka
Normë interesi për periudhën fikse
1 vit fikse 1.8% për monedhën euro dhe 3.5% për monedhën lek
2 vite fikse 2.3% për monedhën euro
3 vite fikse 2.9% për monedhën euro dhe 4.5% për monedhën lek
Norma e interesit pas periudhës fikse
EUR: 12M Euribor + 4%
LEK: 12M BTH + 2.5%
Monedha | Periudha fikse | Norma e interesit | Norma efektive e interesit | Kësti mujor i përafërt |
EUR | 1 vit | 1.8% | 2.4% | 90.23 EUR |
EUR | 2 vite | 2.3% | 2.93% | 96.61 EUR |
EUR | 3 vite | 2.9% | 3.55% | 104.6 EUR |
LEK | 1 vit | 3.5% | 4.24% | 13,471 LEK |
LEK | 3 vite | 4.5% | 5.28% | 15,200 LEK |
Kësti mujor është përllogaritur me një shumë 25,000 Euro ose 3,000,000 Lek dhe kohëzgjatje 30 vjet. Norma e ndryshueshme e interesit është e rishikueshme çdo dymbëdhjetë muaj sipas normës bazë për secilën monedhë në datën e disbursimit të parë të kredisë
- Pasuri e paluajtshme Rezidencë Banimi (hipotekë e rangut të 1re) me mbulim 133% e shumës së kredisë
- Dyqane / zyra në pronesi të individëve (hipotekë e rangut të 1re) me mbulim 143 % e shumës së kredisë
- Toke truall (hipotekë e rangut të 1re) me mbulim 200% e shumës së kredisë