
Kredi për shtëpi Alpha Plan
Alpha Plan Kredi për Shtëpi ofron normë interesi të ndryshueshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë dhe shërben për blerjen, ndërtimin, apo rikonstruksionin e një pasurie si shtëpi, apartament ose blerje toke truall (jo tokë bujqësore), e cila do të përdoret për qëllime banimi.
- Shuma minimale 5,000 Eur ose ekuivalenti në lek
- Shuma maksimale 500,000 Eur ose ekuivalenti në lek
- Kohëzgjatja minimale 5 vite
- Kohëzgjatja maksimale 30 vite
Komision Disbursimi
• 1.0% komision disbursimi (min 300 Eur / ekuivalent) për klientët standard
• 0.7% komision disbursimi (min 210 Eur / ekuivalent) për klientët pagamarrës pranë Alpha Bank
• Nuk aplikohet komision disbursimi për transferimet e balancave nga Bankat e tjera
Komision për shlyerje të parakohshme
• Penalitet për shlyerje të parakohshme 2% e shumës së kredisë të paguar, nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë është mbi 1 vit
• Penalitet për shlyerje të parakohshme 1% e shumës së kredisë të paguar nëse periudha midis shlyerjes dhe maturimit të kredisë është më pak se 1 vit
• Penalitet për shlyerje të parakohshme 0.5% e shumës së kredisë të paguar nëse kredia shlyhet nga fondet e klientit
• Nuk aplikohet penalitet nëse shlyerja realizohet në bazë të një kontratë sigurimi e cila ka si qëllim shlyerjen e kredisë
• Nuk aplikohet penalitet nëse kredia është me vonesë dhe shlyerja kërkohet nga Banka
Normat e interesit për klientë pagamarrës
• EUR: 12M Euribor + 3.75%
• LEK: 12M BTH + 2.35%
• USD: 12M Libor + 4.85%
Normat e interesit për klientë standard
• EUR: 12M Euribor + 3.9%
• LEK: 12M BTH + 2.5%
• USD: 12M Libor + 5%
Shembull kësti kredie për klientë pagamarrës
Monedha | Norma e interesit | Norma efektive e interesit | Kësti mujor i përafërt |
EUR | 3.75% | 3.88% | 116.52 EUR |
LEK | 3.67% | 3.75% | 13'757 LEK |
USD | 7.81% | 8.02% | 182.02 USD |
Shembull kësti kredie për klientë standard
Monedha | Norma e interesit | Norma efektive e interesit | Kësti mujor i përafërt |
EUR | 3.90% | 4.06% | 118.69 EUR |
LEK | 3.82% | 3.93% | 14'012 LEK |
USD | 7.96% | 8.20% | 184.67 USD |
Kësti mujor është përllogaritur me një shumë 25,000 Euro, 25,000 USD ose 3,000,000 Lek dhe kohëzgjatje 30 vjet. Norma e ndryshueshme e interesit është e rishikueshme çdo dymbëdhjete muaj sipas normës bazë për secilën monedhë në datën e disbursimit të parë të kredisë
Normat referencë janë për:
EUR: Euribor 12 Mujor = 0% / LEK: Bono Thesari 12 Mujore = 1.32% / USD: Libor 12 Mujor = 2.96%
- Pasuri e paluajtshme Rezidence Banimi (hipoteke e rangut te 1-rë) me mbulim 133% të shumës së kredisë
- Dyqane / zyra në pronësi të individëve (hipotekë e rangut të 1-rë) me mbulim 143 % të shumës së kredisë
- Tokë truall (hipotekë e rangut të 1-rë) me mbulim 200% të shumës së kredisë