Llogaria “Alpha Plan Investimi” është një llogari kursimi për klientët që janë të interesuar të kursejnë të ardhurat e tyre nëpërmjet urdhër pagesave periodike (fix standing orders) nga llogaritë rrjedhëse. Një mënyrë e lehtë dhe e thjeshtë kursimi pa pasur nevojë të depozitoni vetë shumën çdo muaj. Urdhës Pagesa Periodike e bën më të thjeshtë kursimin sepse mbajtësi i llogarisë përcakton shumën fikse dhe periodicitetin që kërkon të kalohet automatikisht në llogarinë e kursimit.

Karakteristikat
Alpha e-Banking
  • Shuma dhe balanca minimale për hapjen e llogarisë: Nuk ka shumë dhe balancë minimale
  • Monedha: LEK, EUR, USD
  • Interesi: kreditohet çdo tre muaj në llogarinë e planit të kursimit, mbi bazë tremujore sipas balancës ditore.
  • Komisioni mirëmbajtjes: 150 Lekë, 2.5 EUR, 1.5 USD në bazë mujore debitohet automatikisht në fund të çdo muaji
  • Komision mbyllje llogarie: 500 LEK, 4 EUR/USD
  • Kartë Debiti: nuk përdoret për transaksione të tjera, përveç depozitimeve dhe tërheqjeve në sportelet e Bankës: Transferim të fondeve në mënyrë periodike edhe automatikisht nëpërmjet shërbimit të Urdhër Pagesave Periodike.

Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson në përgjithësi të gjithë depozituesit individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare deri në masën 2.500.000 lekë.

Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.al  

Lexoni KËTU buletinin e normave të interesit

Shërbimi Alpha e-Banking pa komision mundëson:

  • Përmbledhjen e të gjitha llogarive, kartave dhe kredive të klientit;
  • Nxjerrje llogarie për kontroll të veprimeve;
  • Transferta (pagesa) brenda sistemit të Alpha Bank Albania, për të gjitha monedhat;
  • Transferta (pagesa) në bankat që operojnë në Shqipëri, për të gjitha monedhat;
  • 50% zbritje për transfertat në monedhë të huaj kundrejt Bankave në vend;
  • Informacion për llogarinë (gjëndja, shuma e bllokuar dhe shuma e disponueshme);
  • Transferta (pagesa) për shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime utilitare (One, Vodafone, ALBtelecom);
  • Informacion mbi Depozitat me afat të klientit (shuma, monedha, data e maturimit);
  • Informacion për Kreditë e klientit (shuma e kredisë, monedha, data e maturimit, interesi);
  • Pagesa të detyrimeve të kartave të kreditit dhe kredive
  • Hapje llogarie të re nga platforma