
Alpha Start
“Alpha Start” është një llogari rrjedhëse për të gjithë klientët individë që janë të interesuar të kryejnë të gjitha llojet e transaksioneve bankare, transferta, depozitime dhe tërheqje kesh dhe të kenë mundësinë ta përdorin llogarinë rrjedhëse si llogari burimore për produktet e tjera Bankare.
-
Shuma dhe balanca minimale për hapjen e llogarisë: Nuk ka shumë dhe balancë minimale
-
Monedha: LEK, EUR, USD, GBP, CHF
-
Komisioni mirëmbajtjes: 150 Lekë, 2.5 EUR, 1.5 USD/GBP/CHF në bazë mujore dhe debitohet në fund të çdo muaji
-
Komision mbyllje Llogarie: 500 LEK, 4 EUR/USD/GBP/CHF
-
Kartë Debiti: pa komision për tërheqjet CASH në rrjetin e Bankomateve të Alpha Bank Albania:
-
VISA enter, pa komision mirëmbajtje dhe lëshimi;
-
Enter American Express, sipas kushteve të shpallura në ambjentet e Bankës;
-
-
Debitim Direkt të llogarisë për pagimin e faturave utilitare sipas kushteve të shpallura në ambjentet e Bankës:
-
Transferim të fondeve në mënyrë periodike edhe automatikisht nëpërmjet shërbimit të Urdhër Pagesave Periodike.
Të gjitha depozitat në Alpha Bank janë të siguruara sipas dispozitave të ligjit Nr. 53/14, datë 22/05/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar. Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) siguron dhe kompenson të gjithë depozituesit individë, tregtarë dhe shoqëri tregtare deri në masën 2.500.000 lekë (dy milionë e pesëqind mijë lekë). Për më shumë informacion ju lutem klikoni në faqen zyrtare të ASD: http://www.asd.gov.alLexoni KËTU buletinin e normave të interesit
Shërbimi Alpha e-Banking pa komision mundëson:
- Përmbledhjen e të gjitha llogarive, kartave dhe kredive të klientit;
- Nxjerrje llogarie për kontroll të veprimeve;
- Transferta (pagesa) brenda sistemit të Alpha Bank Albania, për të gjitha monedhat;
- Transferta (pagesa) në bankat që operojnë në Shqipëri, për të gjitha monedhat;
- 50% zbritje për transfertat në monedhë të huaj kundrejt Bankave në vend;
- Informacion për llogarinë (gjëndja, shuma e bllokuar dhe shuma e disponueshme);
- Transferta (pagesa) për shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime utilitare (One, Vodafone, ALBtelecom);
- Informacion mbi Depozitat me afat të klientit (shuma, monedha, data e maturimit);
- Informacion për Kreditë e klientit (shuma e kredisë, monedha, data e maturimit, interesi);
- Pagesa të detyrimeve të kartave të kreditit dhe kredive
- Hapje llogarie të re nga platforma