Qëndroni gjithmonë pranë të dashurve tuaj me transferta të shpejta dhe të leverdisshme parash.

Kur bëhet fjalë për transferta parash nëpër botë, ne e dimë që sot ka mundësi të shumta zgjedhjeje midis
kompanive të ndryshme. Për këtë arsye, ne punojmë për t'ju siguruar transferim të parave në mënyrë të
sigurt dhe të leverdisshme.

Duke zgjedhur MoneyGram, ti mund të ndihesh i sigurt që po përdor një shërbim të besuar nga shumë familje në gjithë
botën.

Tërheqje parash

  • Informoni dërguesin të kryejë tansfertën me anë të MoneyGram dhe t'ju dërgojë numrin e saktë të referencës.
  • Shkoni në degën më të afërt të Alpha Bank Albania duke paraqitur një document identifikimi (ID ose pasaportë) dhe plotësoni formularin për tërheqjen e   parave.
  • Sistemi i MoneyGram do të regjistrojë të dhënat tuaja në sistem dhe do të verifikojë që transferta është e rregull përpara dorëzimit të parave. Përfituesi nuk paguan asnjë komision për transfertën.

Dërgim parash

  • Shkoni në degën më të afërt të Alpha Bank Albania dhe informohuni për shërbimin.
  • Paraqisni një dokument identifikimi (ID ose Pasaportë) dhe plotësoni formularin e aplikimit për dërgimin e fondeve.
  • Kryeni pagesën për shumën që dëshironi të dërgoni.
  • Punonjësi i Alpha Bank Albania do t'ju informojë për numrin e referencës së transfertës.
  • Njoftoni përfituesin për kryerjen e transfertës dhe numrin e referencës, për 10 minuta paratë do të jenë të disponueshme për t'u tërhequr nga përfituesi.