Me Mastercard Credit nga Alpha Bank, pagesat tuaja do të jenë më komode se kurrë. Me një dizajn unik kjo kartë ju mundëson pagesa pa kontakt, përdorim online brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe mundësi njoftimi me SMS në kohë reale për veprimet me kartë nëpërmjet regjistrimit në shërbimin Alpha SMS.

Apliko në çdo degë të Alpha Bank Albania dhe përfito ZERO Komision vjetor për vitin e parë.

Karakteristika
Komisionet
Dokumentacioni
Të tjera
  • Blerje online brenda dhe jashtë Shqipërisë
  • Blerje pa kontakt në POS brenda dhe jashtë Shqipërisë kudo ku është logo e Mastercard
  • Tërheqje në bankomatet e Alpha Bank Albania dhe kudo ku është logo e Mastercard
  • Dizajn unik që bazohet te transparenca 
  • Ndryshim të kodit PIN në ATM të Alpha Bank Albania pa komision
  • Shërbimi Alpha SMS, ku ti njoftohesh në kohë reale për çdo transaksion që kryen me kartën tënde
  • Chip & Pin për pagesa të sigurta       
  • Tarifa vjetore e mirëmbajtjes për kartën kryesore - 1,500 Lek (nëse nuk plotësohet kushti për programin e mos aplikimit të tarifës vjetore*)
  • Tarifa vjetore e mirëmbajtjes për kartën shtesë - 1,000 Lek
  • Komisioni për ri-lëshimin e kartës - 1,000 Lek
  • Komisioni për PIN të ri - 1,000 Lek
  • Blerje në POS të Alpha Bank Albania - Pa pagesë
  • Blerje në monedhën vendase - Pa pagesë
  • Blerje në monedhë të huaj online - 2% e transaksionit (ky komision do të jetë i përfshirë në shumën e transaksionit)
  • Komisioni për mbylljen e kartës - Pa pagesë
  • Tërheqje Cash në ATM të Alpha Bank Albania - 2 % me Min 500 Lek
  • Tërheqje Cash në ATM-të e tjera - 2.5% me Min 500 LEK
*Shënim: Programi për mos aplikimin e tarifës vjetore të mirëmbajtjes konsiston në:
  • Tarifë mirëmbajtjeje 0 (zero) gjatë vitit të parë të vlefshmërisë, dhe
  • Tarifë mirëbajtjeje 0 (zero) për vitet në vazhdim nëse totali i blerjeve me këtë kartë në vitin paraardhës do të jetë ≥ 200,000 LEK në vit.
  • Klientë standard
    • Blerjet 20% (aplikohet nga data e faturimit)
    • Tërheqjet: 24% (aplikohet nga data e tërheqjes)
  • Klientë pagamarrës
    • Blerjet 18% (aplikohet nga data e faturimit)
    • Tërheqjet: 22% (aplikohet nga data e tërheqjes)
  • Kartë e siguruar me depozitë
    • Blerjet 14% (aplikohet nga data e faturimit)
    • Tërheqjet: 18% (aplikohet nga data e tërheqjes)
  • Detyrime të papaguara në afat: +5% (aplikohet mbi normën normale të interesit)
  • Forma e aplikimit
  • Kartë identiteti, pashaportë, certificatë personale për kartëmbajtësin e kartës kryesore ose të kartës shtesë (në rastin e të huajve rezident në Shqipëri kërkohet edhe leja e qëndrimit)
  • Faturë utilitare për verifikimin e adresës
  • Numër telefoni fiks/Celular
  • Vërtetim punësimi dhe page (paga, kohëzgjatja në punë, lloji i punësimit)
  • Pasqyrë e llogarisë së pagës (nuk kërkohet nëse jeni pagamarrës pranë Alpha Bank Albania)
  • Dokumentacioni përkatës në rast se jeni pronar biznesi.